U tërhoq nga gara e 11 majit, deputetja e PD: E tronditur nga rezultati i PS në Fier, nuk kishim frymë

3 Qershor 2025, 18:04Politika TEMA
U tërhoq nga gara e 11 majit, deputetja e PD: E tronditur nga rezultati i

Deputetja aktuale e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë dhe njëkohësisht një nga kandidatet e tërhequra nga lista e hapur e PD-së për Fierin në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Ilda Dhori, ka folur për Report Tv në lidhje me rezultatin e thellë që Partia Socialiste arriti në këtë qark.

Sjellim në vëmendje se Dhori, kur u tërhoq nga kandidimi në listën e hapur për zgjedhjet e 11 Majit, shprehu zhgënjimin me anë të një reagimi në Facebook, ku tha se Divjaka nuk është përfaqësuar në listën e zgjedhjeve.

Ajo tha se tërhiqej duke kritikuar ashpër garën në PD dhe duke u shprehur se përfaqësimi në Parlament bëhet me “pazare nën rrogoz”.

E pas këtij rezultati, pas gjithë këtyre konstatimeve para zgjedhjeve, Dhori ka dhënë komentet e saj lidhur me zhvillimet paszgjedhore.

Ajo ka thënë se është e ‘shokuar’ me këtë rezultat të arritur, ku nuk i kurseu akuzat për deformim të vullnetit të qytetarëve përmes presioneve dhe shitblerjes së votës. Ajo tha se këto fenomene ishin të pritshme, duke qenë se pushteti i siguron Edi Ramës të gjitha armët për të mos dorëzuar pushtetin në mënyrë të drejtë.

"Nuk dua të heq asgjë nga ato që thuhet për shitblerje vote apo për deformim të vullnetit të qytetarëve me anë të presioneve, dhe këto janë gjëra që ne i kishim në një farë mënyre në pritshmëritë tona. 

Ne nuk mund të presim që Edi Rama mund të dorëzojë apo të falë pushtet, pa përdorur këto armë që pushteti ia siguron atij që është në pushtet, por mund të them që nëse vullneti ose fryma do të ishte shumë e fortë, qytetarët do të ishin të lirë, do të kishin votuar pa asnjë lloj hezitimi për PD", tha Dhori.  

Duke kujtuar zgjedhjet e vitit 2021, Dhori theksoi se atëherë PD arriti thuajse barazim me PS-në në Fier, ndërsa këtë herë rezultati është shokues.

"Ne në 2021-shin e çuam këtë qark gati në barazim, ndërkohë që LSI-ja kishte një mandat të siguruar. Kështu që ne gati shkuam 8 me 8, ndërkohë që sot unë jam shokuar me këtë rezultat, për faktin që ka marrë 12 mandate Partia Socialiste", tha ajo. 

Dhori bëri thirrje për një lidership të rinovuar, duke lënë të kuptohet se thirrja e saj shkonte për drejtuesin politik të qarkut të Fierit, Gazment Bardhi, dhe për kreun e PD-së, Sali Berisha.

"Unë mendoj që secili bën reflektimin e vet, nëse do të ketë ndërgjegje. Edhe pse kjo pjesë në politikë nuk është e zakonshme. Unë nuk mund të vë gishtin në një person. Ajo që unë di të them dhe e kam theksuar edhe më parë, unë kam qenë dhe kam kritikuar dhe lidershipin e PD-së. Nuk hyj sot te ata njerëz që të bërtas me të madhe e të them se Sali Berisha duhet të iki e zgjidhet gjëja. Një lidership i rinovuar i PD-së do të ishte shumë konkurrues", tha Dhori.

12 Komente

  1. D
    Demokrati pa parti

    Gjithmone fajtori eshte jashte vehtes fajin e ka votuesi.Humbja eshte rezultat I qendrimeve e veprimeve te PD dhe jo I brockullave qe flisni ju se u blene dhe u manipuluan

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demokrati

      Moj debile deputete , thua pushteti i ka te gjitha dhe ben çte doje , moj debile ne 2013 a e kishte pushtetin Non Grata yt , dhe dihet rezultati 1.000.000 vota i dhane PS , apo ky komunisti yt ishte i ndershem ,! kujto referndumin e 1994 çfare nuk beri e humbi , 1996 nuk duhet me e kujtu , etj , prandaj moj debile deputete mos ha mut shume , duke thene se u vodhen ,

      Përgjigjjuni
      1. T
        The one

        Per sa kohe qe do vazhdoni te hani fasule, do te pirdhni, por for ama. Pirth pirth se lerohesh. E masandaj ha prape fasule, por forte ama. He tu befsha!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Populli i 2 Marsit ene Kapexhoju

          Zonje e nderuar, njerezit jane te lodhur me qeverisjen 12 vjecare te Ps. Njerezit ne shumice e tyre absolute, urrejne Sali Berishen dhe shtabin e tij qe e rrethon. Tani, urrejtja qe kane njerrezit, por edhe frika qe kane qe Sali lugati mund te vije perseri ne pushtet, eshte shume here me e madhe se antipatia, apo “inati” qe kane me Ramen dhe mbeshtetesit e tij. Sa kohe qe ne krye do keni Sali Lugatin, me poshte do te shkoni. Kuptojeni drejt Zonje e Nderuar. Edi Rama eshte Njeriu me i interesuar ne Shqiperi, qe Sali Lugati te vazhdoje te drejtoje PD, qe “ ta luftoje komunizmin, por ene komunistat, qi ju i keni shum inat”. Aty do rrini, pas kater vitesh, nuk do ti merrni as 40. Mbajeni vemjen komuniste ne krye te PD, se ju “Te Djathtet nuk jane ate vrases”. Hy, hy hiuuuu, cfare teori injorantesh dhe obskurantiste, qe edhe kjo i shkon perseri per shtat, Sali Lugatit. E mbajtshi me nder, dhe i mbajtshi edhe uturakun, si “tradicionale” dhe “konservatore” qe jeni. Edhe Rama ju uron: “Rrofte PD me Shokun Sali Lugati, ne Krye” ( sa te behet gati me ja lane kete Pune, Zahos)

          Përgjigjjuni
          1. f
            fjala

            Ma merr mendja se per njerezit normale duhet tu jepet pergjigje ligjore çdo hamendesimit qe bejne njerezit nga deshira e tyre e pa realizuar dhe hedhin gjoja dyshime, por jane genjeshtra te plota. Degjova kerkesen qe kish bere nje Adriatik Lapaj per hapjen e nje kutie ne Vlore se ishin fletet e votimit pa vula ! Por doli se ketij Adriatikut i paska humbur vula per vete te tij dhe ky s'ka per tu bere kurre politikan, por eshte nje tregetar i ekonomise tregut. Kutia doli se te gjitha fletet ishin me vula; ose kjo femra ne Fier qe thote jane vjedhur votat. Ke nje fakt te vetem te dokumentuar se votat jane vjedhur, fakt qe te vertetohet me shqisat e njeriut dhe jo me deshiren dhe hamendjen tende! Zero fakte. Atehere teoria ka dale nga praktika dhe ligjet kane dale nga nevoja per te ekuilibruar jeten dhe vene para pergjegjesise ata qe duan ta prishin kete ekuiliber. Parlamenti nga kjo pervoje duhet te ndertoje ligje qe ne rast tjeter Adriatik Lapa dhe kjo Ilda Dhori per keto veprime te gjenden para ligjit penal. Duken te vogla ne pamje , por keto veprime fusin ne katrahure nje vend te tere. Njeriu qe eshte njeri, duhet te mbaje pergjegjesi ligjore per ate qe thote, jo vetem ate qe ben. Nuk eshte kenge qe hajde te kendojme, por pretendojne keta persona te mbajne me kembe shtetin, kur keta e kane mendjen se si tu ngrene kembet te tjereve per qejfin e tyre. Edhe frymarrja e oksigjenit duhet bere me ligj, se ne Shqiperi jane bere njerezit aq te poshte sa nuk ka ne bote dhe ne glob. Jane bastarduar duke interpretuar sipas deshires tyre.

            Përgjigjjuni
            1. d
              demokrataxhiu

              Votat ua jep populli, por mandatin e deputetit... saliu. Dhe ju zgjidhni sipas interesit tuaj... kaq e thjeshte eshte. Por mos u qani kur nuk merrni vota, sepse ne, populli nuk jemi budallenj, sic ju "te mencurit" na trajtoni. Derisa ju vazhdoni e ferkoni saliun... vazhdoni! Ne, populli do te vazhdojme te votojme, sic dijme e sic ndjejme. Sa per qurravitjet tuaja... nuk prekin askend, saliun jo e jo, me primaret ne PD saliu fshiu bythen. Ju vazhdoni qurravitjet derisa ta kuptoni se c'duhet bere.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vjosa

                Moj budalle e gjanicës ,Fieri duhet të votonte si në monizëm P.S-në .PS ja e ktheu Fierin nga një hale në qytetin më të bukur të vëndit.Moj qore me sy hapur tl e kishe hakë të rije në mutrat.e Gjanicës ,njësoj si partia jote që rri në mutrat e Lanës.Ju jeni ambjetuar me mizerjen prandaj dhe jeni katandisir këtu ku jeni.Tani ha një dorë jonxhë andej nga livadhet dhe mos dilë më na mixhlis se s'je për këtë punë.

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vjosa

                  Moj budalle e gjanicës ,Fieri duhet të votonte si në monizëm P.S-në .PS ja e ktheu Fierin nga një hale në qytetin më të bukur të vëndit.Moj qore me sy hapur tl e kishe hakë të rije në mutrat.e Gjanicës ,njësoj si partia jote që rri në mutrat e Lanës.Ju jeni ambjetuar me mizerjen prandaj dhe jeni katandisir këtu ku jeni.Tani ha një dorë jonxhë andej nga livadhet dhe mos dilë më na mixhlis se s'je për këtë punë.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Myzeqari i bute

                    Gjynah, kaq e re dhe ka mendesine tipike te plakut Sali. Madje, edhe menyra si flet eshte identike si e xha Saliut. Mos u trondit, moj vajze, se nuk te ben mire per shendetin dhe mos u habit sikur vjen nga nje planet tjeter, se Fieri gjithmone ka votuar kunder xha Saliut. Jo vetem Fieri, por i gjithe vendi do te votoje kunder jush perderisa edhe ju te rinjte, njelloj si plaku i keq Sali, fajin e humbjeve e kerkoni tek te tjeret dhe asnjehere tek vetja.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dibrani

                      Anomalie llap kjo kurva budallaqe!!??

                      Përgjigjjuni
                      1. C
                        Cubi

                        Ore qe keta jan hajvan samari me te madh e te vogel dihet. Me keto mend qe kan keta nuk vijn ne pushtet as ne vitin 2040. Njerezit votuan si kurre ndonjehere pa asnjelloj presioni a stresi. Votimet te qeta si keto sjan bere ndonjeher. Kemi patur edhe vrasje ne zgjedhjet e shkuara. Rrinin 200 vet para qendrave te votimit,shkonin I mernin me makina votuesit te votonin,kurse ne keto votime as donte tja dinte njeri. Eshte e pamundur sado presion te kete nuk realizohet ne nje rreth te madh si fieri. Po ju nuk beni jo analiza por thjesht pyetjen,ku jan njerezit qe na kan votuar nder vite,keta edhe bastionet spo i votojn jo me shtresa gri,qe te jep pushtetin. Pergjigja eshte e thjesht,keta fytyra qe ka shqupi nga 35 vjet jo qe s'votohen,por nuk I shohin dot me sy . Shiko PS ka rinovuar 70% jo se keta s'jan me te mire,por rinovimi i ben mir demokracise. Nuk fitohet me fatmir gerdecin me vasilaqin e leshit te dhis etj.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Marseli.

                          Nuk ka vjedhje votash.Nuk ja presione.Nuk ju do populli moj vajze..Pse?.sepse jen parti qe keni vrare,parti qe futet ne gjak korrupsionin,berishuzmin si shkaterryes te drrjtesis dhe demokracis.Ju keto si kuptoni ose I kuptoni por nuk doni.Ja pra qe pupulli nuk u jep vote kurre.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje