PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi, KAS vendos verifikimin e katër kutive në qarkun e Vlorës

3 Qershor 2025, 16:33Politika TEMA
PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi, KAS vendos

KAS i rrëzoi sot kërkesën demokratëve për të hapur 43 kuti votimi në Vlorë, ku ishte deklaruar 0 fletë votimi e papërdorur. Partia Demokratike pretendon se në të gjithë vendin mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura. 

KQZ sqaroi një ditë më parë se gjithçka ishte burim i paskatësive në procesverbalet e Qendrave të Votimit. 

Megjithatë sot demokratët këmbëngulën dhe me kërkesë të 2 anëtarëve të KAS, u vendos që të hapen dhe të këqyren 4 kuti votimi të qarkut të Vlorës, nga një për secilën bashki, Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Finiq. Të 4 kutitë e votimi u përzgjodhë si kampion nga vetë përfaqësuesit e PD-së.

Kutitë hapen vetëm për të verifikuar se sa fletë votimi janë të papërdorura, kur në sistem janë deklaruar 0 fletë të tilla nga komisionerët.

 

Lini një Përgjigje