Spahiu: Kutitë s’do hapen, sepse Berisha i ka dhënë besën Ramës, prandaj i bashkoi votat me PS

3 Qershor 2025, 10:04Politika TEMA
Spahiu: Kutitë s’do hapen, sepse Berisha i ka dhënë

Kutitë për rinumërim të votave të kandidatëve brenda partive nuk do të hapen, teksa ka akuza publike për tjetërsim dhe devijim të votave nga një kandidat tek tjetri.

Kutitë nuk do hapen sepse ka marrëveshje mes Ramës dhe Berishës, që dëmtohen të dy po të hapen. Madje Berisha i ka dhënë edhe besën Ramës në këtë çështje, teksa bashkuan votat në KAS për të rrëzuar kandidatët që kërkuan rinumërim.

Kështu është shprehur juristi Kreshnik Spahiu në Report Tv në lidhje me ankimimet e bëra nga kandidatët e PD-së që pretendojnë se u janë vjedhur votat brenda partisë.

“Sapo lexova një dëshmi të Lisandër Hoxhës, kandidatit të PD-së, një nga më seriozët dhe aktivët. Ai ka parë një video dhe pretendon se nëse rinumërohen votat, ndryshon renditja. Ai thotë se edhe në PS ndryshon kjo renditje, por po fokusohemi te problemi brenda partisë së tij.

Në të dyja partitë ka ndodhur, votat brenda janë devijuar. Te PD dallon më shumë sesa te PS sepse PS e blen heshtjen dhe ka mundësi për t’i shpërblyer. Kurse te Berisha nëse nuk je deputet, del rrugëve. Ndaj duke parë situatën këta rebelohen dhe pretendojnë. Puna është se pa vulën e partisë, nuk legjitimohesh.

Ndaj bëhet lufta për vulat e listat, se pushteti këtu është, te firma dhe vula”, solli shembull juristi në lidhje me ankesat e kandidatëve brenda partive të mëdha për tjetërsim vote.

Por a do hapen kutitë?

“Unë jam i bindur që kutitë nuk do hapen. Sepse si Rama edhe Berisha janë bashkë në këtë histori. Berisha i ka dhënë besën Ramës, ndaj bashkoi edhe votat me PS, edhe për rastin e KAS.

Po të hapen kutitë dëmtohen të dyja palët, dëmtohet edhe Berisha në krye të partisë, por edhe pushteti nga ana tjetër. Bie edhe farsa e listave të hapura, ku edhe ajo përqindje e vogël e listave të hapura nuk qëndron më, sepse është bërë me direktivë politike.

Pra edhe ata pak të listës së hapur që fituan paskan qenë të caktuar. Pra ka pasur edhe banda, e për mua dy bandat më të mëdha janë PS dhe PD”, shpjegoi Spahiu.

1 Komente

  1. B
    Ben

    Sa I qut qenke more aman! Mere ato media qe te Japan hates Ireland ty!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje