Gazetarja: Lufta e Berishës me Bardhin, Bashën, Alibeajn dhe ‘de facto’ me Metën kanë dobësuar PD-në

3 Qershor 2025, 09:13Politika TEMA
Gazetarja: Lufta e Berishës me Bardhin, Bashën, Alibeajn dhe ‘de

Gazetarja Anduena Llabani u shpreh se Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë, e cila shkon përtej institucioneve dhe prek dimensionin politik dhe moral të partisë.

Sipas saj shkaku kryesor për këtë krizë janë luftërat e Berishës dhe aleancat “de facto” që ai krijon.

“Po flasim për një krizë shumë të thellë, ku nuk flitet vetëm për institucione, por flitet edhe për politikë e moral.

Fragmentarizmi që i është bërë Partisë Demokratike dhe lufta që Berisha ka me Bardhin, Bashën, Alibeajn edhe aleanca ‘de facto’ që ka me zotin Meta e ka dobësuar PD-në, në një mënyrë të paprecedentë,” u shpreh Llabani në emisionin “360 Gradë” në ABC News .

Sipas saj, situata brenda PD-së është përkeqësuar ndjeshëm nga ndarjet dhe përplasjet e brendshme, duke krijuar jo vetëm paqartësi politike, por edhe tensione që rrezikojnë strukturën e partisë.

“Flitet për një grup armiqësor brenda PD-së, i cili po strukturohet,” shtoi gazetarja.

 

3 Komente

  1. S
    Shpenka

    Gjykoj qe gazetarja ka vizion te qarte dhe te sakte per ecurine politike te partise se Berishes . Jo vetem kaq , pas goditjes se rende qe mori Berisha nga aleatet perendimore , beri qe elektorati demokrat te behet mosbesues per aktivitetin e tij politik , e cila solli perçarje te tyre . Kjo u duk kohe mbas kohe , por me qarte ne mungesen e 250 mije votuesve te PD-se ne zgjedhjet e fundit , qe eshte eshte fakt i pa mohueshem per rrudhjen e thelle te saj . Berisha e di mire kete , por si mjesher i mashtrimit mundohet ta kamufloje me vjedhjen e zgjejeve . Plaku Berishe me keto veprime mund te mashtroje vetem militantet dhe budallenjte , qe me sa duket jane ende shume ne PD .

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Ne hale vafshin e kokat hengshin.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqupist

        Moj gazetare dashnorja e Llalles , nja dy vjet nuk dole sa iku Jarani , tani ke Jaran te ri nje zhulanjos Artur. Zhejin qe te paguan dit per dit ne emision , por nje gje nuk me pelqeu te thenia jote se ne PD ka grup armiqesor , e çudishme se ti me eksperience thua grup armiqsor , jo moj gazetare aty ka grupe me ryma te ndryshme e jo armiq si thua ti , se na i bere partin mut fare , te fala ish Jaranit , e Jaranit te sotem .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje