Lufta e brendshme në PD veç sa ka filluar

3 Qershor 2025, 10:19Politika TEMA
Lufta e brendshme në PD veç sa ka filluar

Nga Sadiola Xhelili, Vitjon Nina

Partia Demokratike nuk ka kaluar vitet e saj më të lehta në të 2020-at, mes përjashtimeve, rikthimeve, apo përçarjeve të mëdha në fraksione ende të pa ngjitura.

Por kush mendon se i ka parë të gjitha, ndoshta asgjë akoma nuk e ka parë.

Lufta e brendshme në fakt duket se veç sa ka filluar, me nismëtar të qartë doktorin Ilir Alimehmeti, i cili ngjason jo vetëm në profesion me liderin Sali Berisha, por edhe në kryeneçësi.

Berisha, në një diskurs gjysmë të stepur ditë më parë, kërkoi të vinte në rresht demokratët e tij, pa ia ulur as moralin, e as vlerat gjithsecilit. Ai mbështeti një vendim të Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili Alimehmetit dhe të tjerëve, u tha se nuk kishin të drejtë të ankimonin (apo kërkonin) rishqyrtim të rezultateve zgjedhore – partitë politike e kanë të tillë tagër.

Në këtë rrafsh, i cili është i mbështetur ligjërisht, Berisha tha po ashtu se kandidatët e vet të listave të hapura, do t’i mbështeste dhe udhëzonte për hapat e duhur të radhës.

Në fakt, pikërisht këtu duket zanafilla reale e gjithë gjësë.

Albanian Post, sjell një dekonstruktim të asaj çfarë ngjau në kampin demokrat në ditët e fundit, duke yshtur një luftë të brendshme të heshtur, sa të dukshme.

Alimehmeti, si më i zëshmi në kërkim të vërtetimit të pretendimeve të tij për parregullsi, nuk është dorëzuar.

Në një spirale ankimimesh, së fundmi ai ka kërkuar rinumërimin e votave të Tiranës në Kolegjin Zgjedhor. Një lëvizje kjo, që erdhi fill pas rrëzimit të KAS.

Më herët, ai ka ankimuar në KQZ rezultatin për qarkun e Tiranës, duke kërkuar rinumërimin e votave në të gjithë bashkitë që ky qark përfshin.

Me argumentin se rezultati me kandidaten që e prin në listën e hapur Jorida Tabaku është shumë i ngushtë, ai supozon se mund të ketë mundësi për ndryshim të rezultatit me një rinumërim votash.

Njëfarë beteje kjo kokë më kokë me Tabakun ashtu sikurse ishte edhe gjatë gjithë procesit të numërimit ku lufta më e ethshme e mandatit luhej pikërisht mes këtyre dy emrave.

Ata përfunduan në një garë ku vetëm 1.2% e votave ndau fituesin nga humbësi dhe kjo ndryshore ka mjaftuar që Alimehmeti të mos heshtë.

Por pretendime përveç tij janë ngritur edhe nga, Mimoza Hajdarmataj, Lisandër Hoxha dhe Aulon Kalaja – po ashtu të rrëzuar nga KAS sërish me argumentin se ankimin mund ta bëjë vetëm subjekti politik dhe jo kandidati.

Mbetet për t’u parë se deri ku do të shkojë kjo luftë brenda llojit dhe me çfarë kostosh.

22 Komente

  1. Q
    Qytetari

    Captain Viçidoli: Civil War

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dakord

      Kokat hëngshin.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Alimehmeti=Auloni=Lisandri=Lapaj=Shabani

        Mos u lodh doktor Alimehmeti, je njesoj si Auloni dhe Lisandri, nuk ka faj Saliu qe po u hedh ne plehra. Ne moshen tuaj duhet te ishit pjekur, por jo, ju jeni thjesht klone te berishizmit te vdekur tashme.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Loni

          Në 1990 Ramiz Alia kuptoj se PPSH dhe epoka e komunizmit vdiqën. Ai pati kurajon të drejtojë ceremoninë e varrimit të saj. Caktoj edhe njerzit që do organizonin ceremoninë e varrimit. Një nga këta ishte dhe Berisha. Pra, ai nuk foli për rithemelim, ai e çoi PPSH në muzeun historik, ku e kishte vëndin. E njëjta gjë ndodhi edhe me partitë me një eksperiencë kolosale si Demokracia Kristiane dhe Partia Socialiste e Betino Kraksit në Itali, vdiqën, u varrosën dhe shkuan në stendat e muzeut. Atëherë, pse u dashka një rithemelim i PD kur ajo nuk është më në gjëndje të kryej misionin për të cilën u krijua? Njerzit varrosin nënë e baba, motër e vëlla, fëmijën zemrën dhe shpirtin e tyre, ne na ardhka keq të varrosim PD?!!! Mijëra e mijra institucione të çdo aspekti të jetës njerëzore kanë lindur dhe pasi kanë mbyllur ciklin e funksionit janë varrosur pa nam e nishan. Ç'qënka kjo parti politike, e cila është një e vdekur, që nuk duan t'a varrosin por t'a rithemelojnë? Shpëtimi i opozitës ka për të ardhur vetëm atëherë kur kjo parti nuk ekziston më, atëherë hapet udha për një krijesë të re me legjitimitet moral dhe politik të pacënuar. PS ndaj asaj që do lind do të sillet ashpër, me truke e hilera, por fundi i sundimit të saj ka për të qënë i sigurt. Kjo është zgjidhja e vetme që koha kërkon, të tjerat janë injeksione pa më të voglën vlerë.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Berati

            Na henksh mune o Loni. Pra problemi i nje vendi qenka opozita qe ska asgje ne dore e jo pozita qe ka zaptuar gjithçka.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Loni

              Berati, lexoje mirë çfarë thotë komenti dhe lëri fyerjet. Po çfarë kërkoj dhe unë, gjatë këtij shekulli Berati vetëm dy figura gjeniale ka nxjerrë, Viken dhe Sazan Gurin!!!

              Përgjigjjuni
          2. S
            Shperthen Haleja e shpelles PD

            muti Plak , mezalla se del nga ai Uturak ! Diarea permbyt kafkat boshe brenda hales medie

            Përgjigjjuni
          3. B
            BBalluku

            Lufta e brendeshme tek Rripjellja ka plasur. Fatmir Xhafaj kerkon partine. E mbeshtesin, Brace Majko Veliaj Shalsi Beci dhe rreth 50% e deputeteve te PS..

            Përgjigjjuni
            1. E
              Edi

              Normale, per sa kohe eshte fituese, kryetari qendron. Por anormale eshte me kete tjetren qe gezohet qe rri ne opozite dhe koken nuk e ndryshon. Atehere duhet prere koka dhe te rine pa te!

              Përgjigjjuni
            2. E
              Edi

              Sadiota

              Përgjigjjuni
              1. U
                Unë nuk votoj Saline

                Nuk e votoj Saline për 7 arsye. 1- në 90 mbushi PD me antisocial . 2- futi frymën e keqe në votime "Ju votoni po ne numërojmë kutitë e votimit" 3- kur humbë thotë gjithmonë " me vodhën votën", "dua qeveri teknike" , " mosbindje" 4. gjuha primitive e viteve 90 "i ka ngecur ora" 5- prapaskenat 6- mbas humbjes me votë popullore do të shkatërroj gjithçka.7. kur është në pushtet nuk e lëshon pushtetin " do të shkatërroj gjishka mbas dorëzimit"

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shqiptari

                  Në PD ka plasur sherri./Ulërijnë dosa dhe derri./Cave nuk u pushon llapa./Të tjerëve ua fusin nga prapa.Lideri të gjithë i vezhgon./Njërit ia fut,një tjetër e afron./Rreth vetes mban veç besnikët./Sikteris tërë kritikët./Se e di plaku i gjorë./Që nuk ka asgjë në dorë./I kanë mbetur veç çapaçulë./Ndonjë Albanë e ndonjë Mul./Kur vjen dimri,shkon behari./Ku do e çojë topin qyqari./Tërë natën rri mendohet./Se partia po i therrmohet./Çfarë të bëjë Salë murgu./E di mirë që e pret burgu.Dhe PD-ja,mendet nesh,përgjithmonë do shkojë për lesh.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Luka Guraziu

                    Dru me pre…..

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Humoristi

                      Lajme rrene!?As ne pd e as ne ps nuk ka konflikte,se garuesit e dine qe te gjitha i komondajne sulltanet kryetare partije!?

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Gjeli

                        O Sale o pic derr

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kritiku

                          O tema, keni redaktore ju apo jo? Perse sillni shkrime te shkruajtura nga analfabete funksionale? Shkrimi se bashku me titullin eshte i mbushur me plot gabime ortografike, drejteshkrimore dhe llogjike. Sillni shkrime me gjuhen e shpellareve duke iu larguar plotesisht gjuhes standarde shqipe.

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            MASAKRA MADHËSHTORE .

                            Doktori paska patur të drejtë , për MASAKRËN MADHËSHTORE , s’kish si ndodhte ndryshe , KOALICIONI MADHËSHTOR dhe MASAKRËN MADHËSHTORE do e bënte , ashtu si dhe PRIMARET MADHESHTORE . Këto fakte, së bashku me nja 6 mil $ të KRISTALA , nisja STRATEGUT MADHËSHTOR !

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Bero Maze

                              Në mesjetë kur kapnin një burrë duke shkuar me gruan e dikujt tjetër bëhej një procedurë që quhej "rafanim" dhe që konsistonte në futjen e një repe në bythën e fajtorit. Ilir Alimehmeti është një djalë i ri me babanë një mjek zotëri tiranas dhe një nënë zonjë mjeke e shkëlqyer durrsake. Vetë nuk ka shkëlqyer në shkollë por ka stof qytetari,diçka që nuk mësohet autodidakt por merret me frymë nga prindërit,gjyshërit dhe të afërmit,por edhe nga miqtë ,mësuesit dhe të njohurit. Një njeri që rritet në një mjedis të tillë nuk ka të bëjë fare me një tjetër që lexonte autorët rusë kur kulloste dhitë,në shtëpinë e të cilit baba nuk i thërriste në emër të shoqes,ku shtëpia e të cilit është mbi një km larg fqinjit etj etj etj Njëri rritet me kultin e njeriut të shtruar,që është i urtë dhe bën mirë kurse tjetri me kultin e forcës,dhunës,njëshit,dominimit mbi tjetrin me çdo mënyrë.. Kaq sa them mjafton të kuptojmë diçka... Në një vend tjetër Alimehmeti do t'i kishte dhënë një milion shuplaka atij tjetrit që nuk meriton as t'a përmendësh si emër. Por jetojmë në këtë vend çudirash ku idhull është ajo gjëja malësore tetëdhjetë vjeçare dhe jo zotëria kryeqytetas. Çdo betejë në PD me atë sendin ,është e humbur!

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Dardan

                                Jane te marre ata idiote qe mendojne se mund t'i shqitet nga thonjte PD-perbindeshit epileptik te Vicidolit.

                                Përgjigjjuni
                                1. Çirakët dhe ustai

                                  Mos vallë edhe ndonjë tjetëri i ka rënë në sy fakti që rreth Saliut ka një numër të konsiderueshëm mjekësh...? Dhe madje, sa më tepër kohë kalojnë pranë tij aq më tepër demaskohen? Fjalor rrugaçësh, sjellje banditësh, mendje gjnafqari... Mbase këta janë çirakët e usta Saliut, mbase në saj të tij kanë përfituar...ku i dihet?

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Tirana

                                    Maloqeria te dale me parti me vete. Jashte cecenet Shpellare nga PEDE -ja.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Sass

                                      Hengeshin koken e sali nongrates

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje