Analisti Roland Bejko komentoi në emisionin “Real Story” në ABC News , përplasje e krijuar mes Endrit Shabanit dhe Adriatik Lapajt. Ai u shpreh se u krijua një pritshmëri e lartë dhe se shumë njerëz treguan që donin t’i jepnin një shans të rinjve. Por sipas tij, këto dy figura treguan papjekuri politike dhe se mund ta kishin shmangur këtë sherr të krijuar mes tyre, pasi si shtoi Bejko, “treguan se u zunë për një karrige”.
“Shabani bënte sikur nuk e donte sikur ishte parimore dhe shprehej se i takonte Lapajt. Por nga ana tjetër i pari që e ngacmoi këtë situatë ishte daja i Shabanit. Dhe kur del daja në këtë moment , pra kur del garant për dikë dhe ai prish loja përgjegjësia të mbetet ty. Ata 60 mijë vota kanë votuar duke marrë parasysh lidershipin e asaj partie. Ai mandat i takonte Lapaj, por po të ishin dy figura politike të pjekura dhe të prevalonte ideali, do ta kishin zgjidhur pa dalë fare ky sherr. Treguan që kanë mungesë pjekurie politike. Duhet të dëshmonin se ideali i tyre është më i lartë se çdo gjë tjetër. Por sot shikohet që këta u zunë për një karrige. Tani duhet të bëjnë akte shumë të forta që të ndryshohet qasja. Lapaj që do të vazhdojë duhet të tregojë që realisht është ndryshe…”, tha më tej Bejko.
O Bejko, po akoma nuk e keni pare cfare rrumpalle jane ata? Mire para zgjedhjeve nuk i kuptonit, por tani qe dolen ne pah aftesite e tyre se cfare jane ne gjendje te bejne, prape ju jepni udhezime se po te kushin vepruar keshtu apo ashtu, do te ishin ducka tjeter. Me vjen keq per nivelin tuaj kaq te ulet intelektual, prandaj dhe Saliu me nje vershellime, ju ve sus. Leni pallavrat e tjera,mos tentoni te beni ate qe nuk e beni dot
Per cfare ideali dhe partie flete ti kur doli qe partite perbeheshin nga familiare dhe farefise. Ne u ankuame qe Berisha po pregatiste Argiten, tani na dalin keto me te rrezikshem.
Bejko! Perse e ben rolin e budallajt? Perderisa jep mendimin tend,atehere thuaj edhe mashtrimin e llapes qe deklaroi se po te fitonin nje deputet ai nuk do e merrte ate mandat.