
Gjergj Hani, kandidati për kreun e Partisë Demokratike të vulës, që kandidon përballë Lulzim Bashës, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit".
Hani u pyet nga Ylli Rakipi se përse po kandidon në një garë të paracaktuar, pa rregulla dhe ku të gjithë e dinë se do të fitojë Basha.
Hani tha se nuk ka hyrë në këtë garë për të fituar, por për të t'ju thënë demokratëve dhe shqiptarëve "të vërtetën".
Ylli Rakipi: Zoti Hani unë jam shumë i habitur. Në emision thërras njerëz të ndryshëm, intelektual, të mençur edhe mitomanë, por ndonjëherë ftoj edhe budallenj. Ti dukesh njeri shumë normal, çfarë bën ti këtu në një garë që edhe foshnjat e dinë se është e paracaktuar dhe fiton Basha?
Gjergj Hani: Gjendjen në të cilën është PD, zgjedhja e zotit Basha do ta çojë në vdekje partinë. Zoti Basha nuk ka identitet politik. Atë mund ta quash një socialidemokrat, në rastin më të mirë. Socialdemokratët dihet, janë ata që mundohen të bëjën aleanca gjithandej.
Ylli Rakipi: Pse nuk e lë të vdekurin të vazhdojë punën e tij? Zakonisht të vdekurin e ngarkojnë dhe e çojnë te vendi…
Gjergj Hani: Unë kam detyrë timen dhe ky ishte rasti, për të kapërcyer facebook-un, që t’ju them shqiptarëve të vërtetën. Nëse PD nuk ndahet me një analizë logjike, jo sherr, jo acide, pa një analizë logjike të së shkuarës, pa pranuar të vërteta të hidhura, pa formuar një filozofi të saj dhe pa ndarjen nga komunizmi, nuk ka shanse të mbijetojë sepse është distopi e sistemit, një e majtë e maskuar si e djathtë.
Ylli Rakipi: Të gjitha këto nuk i luan topi...
Gjergj Hani: Nëse unë do të bëja llogari, fitoj apo nuk fitoj, nëse do të hyja me premisën e karrierës, unë nuk do t’i hyja.
Ylli Rakipi: Saliu mori ca kohë Uran Butkën dhe e vuri kandidat. Luli merrte Eduard Selamin. Edhe ty këtë do të bëjnë dhe fiton Basha.
Gjergj Hani: Nuk më interesojnë numrat, e bëj që t’ju them njerëzve që ky është mashtrim. Puna është që duhet të fitojë e drejta, jo Basha apo Gjergji.
Ylli Rakipi: Zoti Hani, këtu fitojnë idetë, por gjithmonë idetë e këqija.
Gjergji Hani me duket interesant. Eshte emer i ri te pakten. Se na kane ne maje te hundes emrat shume te konsumuar. Une nuk e njoh fare. po me pelqen qe thote te verteta per te konsumuarit. Di te them qe Luli nuk eshte per ate pune. Drejtuesi, ne ato nivele shume te larta, qe eshte kandidat per Kryeminister, duhet te kete disa karakteristika qe nuk po i numuroj ketu, por qe Lulit i mungojne te gjitha. Po nuk mund te le pa thene njeren prej tyre qe thoshte Napolon Bonoparti: "Burri i shtetit zemren duhet ta kete ne koke!". Si thoni e ka ne koke zemren Luli apo ne buze e ne xhep...
Ylli Rakipi thote qe ka ftuar shume budallenj ne studio.Normal,sepse vete Ylli eshte super budalla,idiot i lindur fshatar merreni me mend cfare miximi eshte fshatari Yll.
I urojmë fitore zotit Hani por kam frikë se në PD tani kanë ngelur mjerëzit më injorantë që ka Shqipëria. Njerëz si Hani janë thjesht minoritet në PD.
Kot nuk e ke vënë emrin Realisti. Është komenti më real. "Në PD kane mbetur vetëm injorantët". Ha ha ha ha Ne fakt është per të qarë, Ku e katandisi PD-në nje krye-katunar si Saliu. Nga Parti Demokratike perfundoi ne një konglomerat rrumpallash. Ja, t'i numurojmë: Edi Paloka, Nul Noka, Nard Ndoka - Demek-Kristian Luçiano Boboboçi, Xhelal Mziu, Strazoja Ervin Salianji (Heroi i Babales) E kështu me radhë, rronxhobonxho, deri tek numuri 451. Turma e rrumpallave qe vijne verdalle Saliut. Të paktën këta vijne rrotull Saliut nga injoranca dhe rrumpallizmi. Po ata qe rrinë vërdallë Metës? O nëne, o nëne o nëne, do thoshte Jovan Bregu ndjesë pastë. Më zorraxhinj nuk bëhen. Do thoni ju që ka plot zorraxhinj qe shkojnë mbrapa Ramës. Po natyrisht. Pushteti është si mjalti. Mbledh edhe bletë, edhe grerëza, por mbledh edhe miza muti. Ca nga këta mizat e mutit I kemi deputetë, kryetarë bashkish, drejtorë, ministra. Kete e di populli. Po çfare t'u beje rrumpallave me Molotov?
Me Gjergj Hanin kryetar mund te jete zgjidhja e duhur bere ne tavoline, sepse largon perfundimisht Salen, Lulin president te Shqiperise dhe i ben nje pastrim te mire PD-se, nga nje parti komuniste blu e kthen ne nje parti te vertete blu, siç e tha ne emision, shqiptaret 80 % jane konservatore.
Per here te pare ne jeten time me vjen keq qe nuk jam anetar i PD-se, sepse do te votoja per Gjergj Hanin.
Po nderroje mo se nuk eshte skuader futbolli politika.
Ky Krye-budallai, vlrerëson se i duket normal personin që ka ftuar, pra merr dhe rolin e një “psikologu” provincial. Që eshtë budalla dhe provincial kjo duket sheshit, i kanë dhënë një mikrofon në dorë, edhe bën edhe sikur nxehet ndonjëherë në studio me të ftuarit. Ai duhet të tregojë se çfarë i ka thënë Sali Berishës trup-roja i Azem Hajdarit në spitalin ushtarak ?, Ylli Rakipi eshtë i vetmi zagar, servil i të gjitha pushtetrve. E mbani mënd gazetën e qelbur Albania- që u kthye pastaj kunder Sali Berishës dhe u hodh me socialistët, vetëm për Interes për të marrë tokën ku ka ndertuar pallatin e tij 12 katësh afër LSI-së. Mos ja ndiqni më emisionet këtij zagari, depse rfhe analistët që fton janë nga më parazitët.
Shqiptaret jane 80% konservatore? Hahaha. ????????????. Shqiptaret 80% shiten per 60 mije leke ne zgjedhje. Ky eshte konservatorizmi? Shqiptaret nderrojne fe dhe emer. Nderrojne edhe emrat e prinderve te vdekur. Keta jane konservatoret Ky Hani lufton te marre ndonje llokem nga Basha, se sa per te fituar...ta harroje. Sa kohe te jete Berisha Luli ta harroje se shton radhet e PD. Edhe po iku Berisha ai nuk fiton nese bashkohet PD. Kjo eshte Shqiperia. Ajo voton per xhepin.