Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kërkesës së përsëritur të Unionit të Gjyqtarëve për rritje pagash përmes Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar si një praktikë të paprecedentë dhe të dëmshme për ekzekutivin dhe sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
Me anë të një postimi në X, Rama shprehet se Unioni i Gjyqtarëve ka kërkuar rritjen e pagave në gjykatë për herë të dytë brenda tre viteve, ndërsa e ka konsideruar kërkesën e tyre si një shaka e hidhur, e cila nuk duhet të përsëritet.
Reagimi i plotë:
Interesante! Për herë të dytë brenda tre viteve, Unioni i Gjyqtarëve kërkon sërish rritjen e pagave në gjykatë! Një praktikë unikale, e padëgjuar dhe e panjohur në historinë e shteteve, që gjyqtarët t’ia caktojnë vetes pagat përmes gjykatës, por që ka ndodhur në Shqipëri, në vitin 2022, kur ky Union kërkoi në Gjykatën Kushtetuese që paga bazë e gjyqtarëve të ekuivalentohej ose me pagën bazë të Drejtorit të Departamentit të Kryeministrisë ose me një përqindje të pagës së Presidentit, sipas dëshirës së gjyqtarëve.
Dhe Gjykata Kushtetuese e pranoi kërkesën, duke garantuar një pagë bazë të lidhur prej 156.000 lekësh! Mirëpo kjo ndërhyrje skandaloze e gjyqësorit në kompetencat e ekzekutivit, mesa duket, i ka shijuar Unionit aq shumë, sa pas rritjes së pagave të administratës në maj të vitit 2023, Unioni i Gjyqtarëve tani rikërkon përsëri nga Gjykata rritjen e pagave të gjyqtarëve! Këtë herë, Unioni kërkon që paga bazë të lidhet vetëm me pagën bazë të Drejtorit të Departamentit në Kryeministri dhe kërkon sërish ndryshimin e ligjit.
Ndërkohë që në vitin 2022 Unioni donte garantimin e një shume bazë pavarësisht çdo llogaritjeje, sot kërkon që, si pasojë e rritjes së pagës së administratës, t’u rritet paga edhe gjyqtarëve dhe jo pak, por plot 700 euro! Domethënë, ky Unioni e kuptoka si një privilegj të përjetshëm faktin që për ta mbështetur pavarësinë e gjyqësorit dhe fuqizuar gjykatësit e dalë nga Vetingu, ne me Reformën në Drejtësi i rritëm pagat e sistemit të drejtësisë menjëherë sa për dhjetë vjet njëzetë vjet, duke e thyer me vetëdije piramidën e pagave të Republikës së Shqipërisë!
Pra, sipas Unionit kjo republikë do jetë përjetësisht e vetmja në botë, ku gjykatësit nuk do ta lejojnë ngjitjen e piramidës së thyer të pagave, sepse ndryshe nga gjithë bota në Shqipëri pagat e tyre nuk do rriten me qeveri e parlament, po me gjyq!!!… Tani, unë uroj shumë që shakaja e hidhur e Gjykatës Kushtetuese herën e parë, të cilën ne e pranuam në heshtje si një lajthitje që duhej kapërdirë për hir të respektit me heshtje të një vendimi të gjyqësorit, të mos përsëritet.
Sepse heshtja ndaj çfarëdo abuzimi, me mbështetjen tonë për drejtësinë, nuk është më një opsion për ne. Për më tepër, në këtë rast ky do të ishtë një abuzim madhor, shumëdimensional, që do të cënonte shumëkënd e shumëçka, duke nisur nga vetë Kushtetuta dhe serioziteti i Republikës së Shqipërisë.
Edi Rama, kete lemsh e ke thurur ti me Sali Berishen me 21 prill2008, duke nderhyre ne Kushtetuten e Shqiperise; eshte koha te korogjohen nderhyrjet ne Kushtetuen e Shqiperise dhe Pushteti Gjyesor te kryesohet nga Presidenti i Republikes, si garant i Kushtetutes dhe i Drejtesise ne Shqiperi. Une nuk jetoj ne Shqiperi, por mendja dhe zemra aty me rri!
Mire plepat ,të mënçur ,,,,bravo ,dy duar për një rrogë Do te isha dakord me kushtin që 1 Te gjitha vendimet e gabuara dhe korruptive të pronave .zvarritjeve të gjykimeve ,rzshfeteve dhe stresit psikologjik për popullatën të lihen garanci financiare e detyrueshme për gjithë unionin në favor te personave të demtuar nga veprimtaria e çdo gjyqtari e cila tl llogaritet në koston teresore e cila të mundesohet nga kjo kategori gjyqtaresh koha e shperdoruar prej shkakut tl zyre për gjith shtetasi qe kanë pasur pasoja me koefiçenta korektimi për shkallen e demit të të moshuarve mbi 70 vjeç të konvertohet në lek deri në qindarkën e fundit .duke mos lënë jashtë kontributeve edhe administraten lokale dhe qëndrore kushti i dytë ,asnjë gjzqtar në vleresimin r kostos
Shoku Edi mos bej sikur nuke din.... Pagat kudo ne Bote dhe cdo shpenzim nga buxheti Shtetit i harton Qiveriu... Nuk in harton as Sejkua as ajo e Kushtetuese dhe rroga me e Larte eshte ajo e Presidentit Gjykatat vendosin sipas Ligjit dhe nuk hartojne Ligje
Me duket se gjykata kushtetuese ne Shqiperi shkel me dy kembe mbi kushtetuten. Po pune ka gjykata kushtetuese me pagat? Absurde. Asnje vendim te gjykates kushtetuese te mos zbatoje qeveria , vec atyre qe ka.e te bejne me kushtetutshmerine. Na eshte kthyer kjo gjykate dhe ajo administrative me jeq se Dumani me Olsin qe emerojne drejtuesi. E gjyjates! Nje çmenduri ne Shqiperi çfare behet me drejtesine . Parlalenti duhet te rregulloje ligjeshmerine urgjente.
Mbaj vendin e mos intimido gjykaten!
Ke po intimidon ? . A e kuptone o rrocke qe ata marin me shume nga c'duhet .......
Rrocka sat ome! Po normal qe do marrin qe mos pyesin per ministrat qe kane miliona!
Jo rrogat nuk duhet me ja rit ketyre kriminelve te prokurorise e gjygjtareve por duhet me ja ule , ose me e mira do jete qe ti hiqni fare nga sistemi i drejtesise e te meren prokurore e gjygjtare nga bota ,
Në internet, zoti kryeministër, mund të gjesh se rroga vjetore jotja është më e lartë se ajo e presidentit kinez Xi Jinping.
Irenes nuk do me ja rrit rrogen!! Po ajo te thyen me dysh mor kacalesh Surreli..ta ha gabzherin krudo, te pamarinuar.
Na hapen barkun keta te drejtesise.Ne ka patur dhe ka hajdut nna 90 e deri tani keta jane gjyqtaret dhe prokuroret.Kete e vertetoje deri ne nje fare mase dhe vetingu.Keta jane edhe klloun ,vendosin vet per pagat.Mazhoranca duhet te hedh hapa per thellimin e reformes ne drejtesi dhe mos te degjoj klithmat ,oavarsi ,oavarsi..Po ti lesh keta takenin e Dumanit dhe ati Olsit do kerkojne te bejne dhe buxhetin ,te drejtojne dhe banken e shqiperise ,te drejtojne dhe dipllomacine etj,etj.
"Uroj" qe Kushtetuesja te mos lajthise, presion i hapur m a f i o z , cfare bejne ambasadoret e BE, G.B. dhe te Amerikes perse heshtin ndaj ketij Kryeministri qe drejton nje Narko-shtet.
Pse te mos kerkojne rroga te larta . Drejtesia ne Shqiperi eshte nxitese e krimit me vendimet e padrejta dhe ne favor te te forteve ne keto 30 vite.Pushteti qe ka shkaterruar shtetin tek ne ne radhe te pare eshte drejtesia.
Po cfaqen juristet si kapot e vendit SE ska me kryetare dege ! Keshtu eshte kur prishet ekuilibri dhe kontrolli mbi istitucjonet ! Kush e mbaron kushtetuten NGA bastardet gjyqtare , APO NGA kryeministri !? Eshte shume e pa qarte dhe Po shkakton gjithe keto tronditje ? Kush e le bashkine e Tirane s pa kapo ? Nje bythe Duman ?! SE ska ekujliber ?!!!! Futja ne burg SE do Dumani dhe Jo ligji ? Dhe kryetari Bashkise mungon 6 muaj edhe SE I pa denuar !?!? Cmenduri ! Rrumpalle shtetin prokuroresh ! Turp qe ka president ! Turp qe ka parliament ! Turp qe ka kryeminister ! Ketu ligjin e beka nje cmendarak SE I do bytha !
Edi mos u anko dhe kujt i ankohesh je K Sheti vepro me qeverin tende dhe me parlamentin dhe vendosi te gjitha institucionet e Zshtetit te funksionoin ne sherbim te popullit dhe Shtetit Shqiptar,mos u anko si qurrash bej punen ne raste se nuk e bene dote hapi rrugen tjetrit.