Vajza e ish-deputetit Rrahman Rraja zgjidhet anëtare e Asamblesë së PS

1 Gusht 2024, 09:36Politika TEMA
Vajza e ish-deputetit Rrahman Rraja zgjidhet anëtare e Asamblesë

Partia Socialiste mblodhi më 28 korrik Kongresin, ku u bë votimi edhe për anëtarët e rinj të Asamblesë. 1330 delegatë votuan për 156 anëtarët e rinj.

Por ajo çfarë vihet re në listën me anëtarët e rinj të PS, shihet se është zgjedhur si anëtare Albora Rraja, vajza e ish-deputetit Rrahman Rraja.

Kujtojmë që ky i fundit dha dorëheqjen nga mandati pas skandalit në Fushë Krujë, ku anëtarë të fisit Rarja u përfshinë në dhunën për guroren.

Në dhunë u përfshinë edhe djali i ish-deputetit Rexhep Rraja, nipi Klajdi Rraja dhe dy vëllezërit, Xhelal e Flamur Rraja.

Ata dhunuan barbarisht me shkop bejsbolli banorët e Borizanës pasi denoncuan dëmet që po u shkaktoheshin në shtëpitë e tyre, nga gurorja e Përparim Rrajës, kushëririt të ish-deputetit socialist.

Anëtarët e fisit Rraja filmuan të gjithë episodin babarbar për të kërcënuar më tej banorët e tjerë të zonës se nëse do të ankoheshin për guroren do të kishin të njëjtin fat si Majat.

Dy vëllezërit e ish-deputetit, djali i tij, nipi dhe pronari i gurores Përparim Rraja rezultojnë ende në kërkim.

13 Komente

  1. k
    kafe e hidhur

    urime.perpara..

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kafe omël

      Përpara apo, për para' ?

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aktivisti i Partisë

        Unë them që kete vajzën ta internojmë në Savër të Lushnjës, sepse është me biografi të keqe. Nuk mund të lemë ne armikun e klasës të depertojë në Parti. Jo vetem kjo, por edhe femijet e saj të mos I lejojmë të shkojne në universitet. Si? Ka vdekur shoku Enver dhe ka ikur ajo kohë? Kur vdiq mo? Me falni. Kur lexova kete artikull, m'u kujtua kohë e vjetër. Mos ma vini re. Me kishte marre malli per mbledhjet e Frontit, Ku i jepnim dërmën armiqve. Kurse ata kujtonin se i denoi Enver Hoxha. Ne ore ne, neve u bënim gjëmën.

        Përgjigjjuni
      2. K
        Ku eshte problemi ?.

        Pse nuk ka te drejte te zgjidhet ? . Rachida Dati ish ministre drejtesise ne présidencen Sarkozy... kur Rachida ishte ministre vellai u denua 2 vite burge dhe ishte denimi i 9 me burge , por asnje media apo kundershar politise nuk e perdori, kur je ne moshe madhore pergjegjesia ngelet te vete personi qe ka shkelur ligjin nese vazhdoni me linjen kjo eshte vajza e xy bz haay ngrine Enverin nga varri , Berrishen e keni gati dhe instaloni diktarturen . Vajza ka te drejte te zgjedhi dhe te zgjidhet nese dikush perdore historit familjare haaaa Andi Bushati duhet ti ishte ndaluar dalja ne kazanet e mbremjes.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dardha bie nen dardhe

          Problemi eshte se nuk eshte nje rast sporadik! Jane fis problematik ne me te miren e rastit! Po ju keni ik per lesh thuj dhe kaq!

          Përgjigjjuni
        2. K
          Kroi Mbretit.

          Po ku eshte e keqja ketu.Se kushrinjte e saj jane problematik me ligjin dhe kane mare denime,edhe kjo nuk ka te drejte te aderoje ne nje force politike qe deshiron.

          Përgjigjjuni
          1. t
            trojan

            Vajza e krimineleve te fisit Raja ,poshte qelbesirat e rilindjes qe s lane me hajduta dhe kriminela pa futur ne parlament

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zyko

              Duket se ne rilindja jane te gjithe rraja. Gomeret do zgjedhin gomeret.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Ben

                Ne nje vend normal demokratik nuk do ishte asgje lajm! Ne Shqiperi eshte lajm se politikanet Shqiptare marrin poste per te vjedhur dhe ndihmuar njerezit e vet! Ashtu si femijet e prokurove te korruptuar jane bere prokurore dhe gjykates! Me keto metoda, Shqiperia nuk do arrije te behet me te vertete shtet ligjor dhe demokratik edhe per 50 vite te ardhshme.

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  Zgalemi

                  Mire e ke , o aktivisti I partise , sepse , sic thua ti , cdo Njeri ka jeten e vete , ne tere kompleksitetin e saj dhe , pervec atij sistemit qe ia mohonte ne emer te atyre marrezive , ai individi Njeri ka te drejte te deshiroje , te enderroje dhe perpiqet per t' I realizuar ato . Vec ne Shqiperine tone sikur Jane disi te shpeshta keto dukuri ( stafeta Brenda anetareve te familjes , ne politike ...) Dhe , inderuar , dukurite e shpeshta te cojne te fenomeni . KY fenomen I ngjan pak mafies ( strutura e mafies eshte familja) apo Jo ? Pastaj eshte e njohur se politika dhe mafia si koncepte , nuk Jane larg sinonimit , prandaj Jo kaq kategorik ne perfundime .

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Studenti 1

                    Le të dalë the të thotë ndonjëri se çfar kontributi apo çfar gjërash të mira ka bërë kjo vajza e fisit Rraja me gjith fisin komplet?? Nuk bëhet fjalë për luftë të re të klasave, por kur bëhet zgjedhjet për të patur përfaqësim në organet drejtuese të partisë, duhet të ketë të paktën një CV të pastër deri në 2 breza . Apo meqë kaloi ca muaj, u harrua ajo gjullurdia/tragjedia që shkaktoi fisi Rraja. Nëse i ka ngjarë të atit, nuk ka për tia dëgjuar askush zërin! Uroj të ketë ngjarë nga dajat.

                    Përgjigjjuni
                    1. Z
                      Zgalemi

                      Zgalemi ndien censure

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sokrati

                        ADN toksike

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje