Vangjel Tavo mori zyrtarisht mandatin nga Komisioni Shtetëtor i Zgjedhjeve , i cili i hapi rrugë edhe betimit të tij në Këshillin Bashkiak të Himarës.
“Sot Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancë publike vendosi dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, Qarku Vlorë z. Vangjel Tavo, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë të datës 4 gusht 2024”, bën me dije KQZ.
Disa ditë më parë Kolegji Zgjedhor rrëzoi padinë e palës paditëse Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe Partia “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut” për zgjedhjet në bashkinë Himarë.
Ky vendim i hapi rrugën që KQZ t’i japë mandatin e fituar me 4 gusht Vangjel Tavos.
Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet në Bashkinë e Himarës me 1477 vota diferencë përballë rivalit të tij nga koalicioni opozitar, Petro Gjikuria.
Vangjel Tavo,Intelektual dhe personalitet me nje moral te larte,nje nga politikanet me fisnike ne keto 33 vjet. Urojme per te shendet dhe te jete gjate. Te tregoje Himarjoteve autoktone se drejtesia vonon por nuk haron (Si perendia) Te shkoje guri ne vend,te ndaloje kuserine e pa skrupullt te ujqerve te plotikes. Urime zoti Tavo Alpe
PUNË TË MBARË ZOTI TAVO....e drejta fiton....