“Ka disa kode. Edhe në natyrën e egër ka disa kode. Nëse jeni një tufë pulash dhe vijnë hienat, pulat e tjera vrapojnë dhe lënë një pulë që ta hanë hienat. Elefantët për shembull veprojnë ndryshe. Edhe natyra na jep disa instinkte që…
Ju anoni për të mbështetur sjelljen e Prokurorisë që ka sjelljen e monopolist për të shkatërruar jetën e dikujt edhe pa vendim apo tentoni të respektoni monopolin që ka gjykata për të vendosur drejtësi?
A do të kishte ndryshuar ndonjë gjë po të ftohesha në Këshillin e ministrave? Nuk e di. Por kur dëgjon, ndryshon diçka. Ndoshta nuk do të ishit kaq të nxituar për të vepruar kështu. Nëse do t’ju thosha që jam këtu prej një njeriu që nuk ekziston, Këshilli i Ministrave mund të dëgjonte. Nëse do t’ju thoja këto, Këshilli i Ministrave do të thoshte që kjo është një iniciativë e jashtëzakonshme për të nisur një proces drejtësie për të mbrojtur kryetarët e bashkive.
Po t’ju thoja që shumica e kryetarëve të bashkive janë në presion konstant për të futur të afërmit e prokurorëve të posaçëm në punë. Kjo ndodh edhe në Bashkinë e Tiranës. Nëse nuk fut fisin e prokurorëve të posaçëm në punë, atëherë ai thotë: ‘Ia tregoj unë atij’”, tha Veliaj.
E vertete
Nqse kjo eshte e vertete ata sjane prokurore speciale por pacavure ! Do benit mire mos paguani njerez qe nuk dine se cfar eshte pozicioni qe kane ! Cojeni neper rrethe te bejne”drejtesi “ Mos ja zgjasni mandatin ketyre njerzve qe bejne gjueti shtrigash me shume vleresojne markat e brekeve te grave se sa vrasjet ne Gerdec dhe ne mes te bulevardit !
Argumenta dhe mbrojtje emocionale dhe politike; do ta justifikoja ne se do perqendrohej me te drejten e tij (dy duart per nje koke) vetem te procedura; por aludimet, pergjithesimet qe une i konsideroj justifikime bajate apo sulmi ndaj KM apo Keshillit Bashkiak, e zbehin gjithcka qe ai pretendon. Fundja, fati i tij do vendoset ne gjykate, dhe ne pritje te procesit, nuk eshte se mungojne fakte qe deshmojne shkelje nga ana e tij. Me e thjeshta fare - nje politikan vizionar dhe korrekt nuk mund te pajtohej me faktin qe aktiviteti i bashkeshortes se tij te nderthurej me funksionin e kryetarit te bashkise.