Vëllai i Fredi Belerit flet për mediat greke: Rama nuk do ta humbasë Himarën, se i dalin në dritë falsifikimet

25 Dhjetor 2023, 11:40Politika TEMA
Vëllai i Fredi Belerit flet për mediat greke: Rama nuk do ta

Në kohën kur kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, ndodhet ende në paraburgim nën akuzën për vjedhje votash, vëllai i tij, Leonard Beleri ka zgjedhur të flasë për mediat greke, ku edhe ka bërë disa denoncime të rënda.

Ai pretendon se qeveria e kryeministrit Rama nuk mund të lejojë të humbasë Himarën, pasi mund t’i dalin në dritë falsifikimet.

“Qeveria dhe zoti Rama personalisht nuk duan të humbin bashkinë e Himarës. Sepse do të dalin shumë. Vazhdojnë të bëjnë falsifikime me parcelat. Festa vazhdon”, tha Leonardo Beleris për ERT.

Ai ka bërë një referencë të veçantë për qëndrimin e Jorgo Goros në detyrën e tij, i cili edhe pse u raportua se do të largohej, mohoi se ka dhënë dorëheqjen.

“Zoti Goro nuk merr dot frymë nëse nuk merr leje nga zoti Rama”, tha Beleri, duke përsëritur sugjerimin e të vëllait që nëse nuk është vetë kryetar bashkie që është zgjedhur, atëherë dikush të marrë postin, një i zgjedhur tjetër nga fraksioni i tij.

“Fatkeqësisht kemi një bashkëbisedues jo të besueshëm”, tha vëllai i kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri, duke vlerësuar se Goro do të qëndrojë në detyrën e tij “për aq kohë sa të dojë zoti Rama”.

Në fakt, ai tha se kryeministri i Shqipërisë preferon të sakrifikojë të ardhmen e popullit të tij dhe që Shqipëria të mos hyjë në BE, sesa të humbasë bashkinë e Himarës.

Madje ai vlerësoi se veprimet e tij janë për faktin se “falsifikimet janë bërë në nivelin më të lartë dhe fatkeqësisht shumë njerëz duhet të mbrohen nën ombrellën e zotit Rama”.

7 Komente

  1. B
    Boston

    Po mire or ti soji i Belereve, pse nuk trogon te pakten nje fallsifikim qe te jesh I besuar….. Ju jini dhe injorante dhe genjeshtare.

    Përgjigjjuni
    1. a
      astriti

      kjo eshte e vertete .fredi bejleri eshte njeriu me i ndershem qe kemi njohur .rastesisht u ndodh ne vrasjen e kufitarit shqiptar ,rastesisht ne djegjen e flamurit shqiptar ,rastesisht ne aferen e votave .prandaj e ka frike rama se ky eshte shume i ndershem ,dhe jo vetem kaq por dhe shume i zgjuar dhe i pashantazhueshem .ai ndricon ndershmeri .por duke qene si krishti le te rije ca kohe ne burg me hamshoret shqiptare te sakrifikoje per epirin .dhe kur te dale qe andej do jete me i ndershem ,dhe besoj se himara do jete e vogel per te .thone qe do kandidoje ne athine .dhe do fitoje .i urojme fitore ne qytetin e athines .dhe une per te do votoj .vetem ta veshtrosh te ben per vete .ka nje pamje mbreselenese ,magjepsese.dhe vllai tij do jete ndonje burre i mire si i vellai .enderimtar si ai .sherbetor si ai .race e ndyre ,race e poshter .

        1. M
          Momqirsi grekofoneve

          Po mor karipidhaqis jevgu Progonatit. Rama i ka fajet. Po yt vella mor kelyshat e kurves, nuk ka asnje faj? Po incizimet dhe faktet? Do ju shkerdhejne si Kacifen o moterqire. Do ju shkrijne. Jeni felliqesira familjarisht.

          Përgjigjjuni
          1. k
            km

            Sa patriotet te medhej keta Bejdhjeret e Progonatit. Pranimi i Shqiperise ne BE kurre nuk duhet te kalojne nga Athina.Ky eshte Gur prove per patriotet e vertete.Kete duhet ta mesoje Edhe Europa,e cila duhet te distancohet nga shovenizmin i zyrtareve te Athines,nga ligji i luftes qe BE Ka me Shqiperine.Po,perderisa kete ligj lufte e Ka nje vend i BE dhe BE fry Syte,atehere e Ka vete BE.Keshtu ajo behet e pabesueshme.

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fatmira

              HIMARA eshte kerthiza e Shqiperise; pa Himare nuk ka shqiptare! Kete te vertete, me mire se kushdo e di nipi i Vunoit , Edi Rama.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Taqi

                Μos e pëelyeni progonatin me këtë legen që duket që në pamje sa idjot ësht

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje