Vëllai i Monika Kryemadhit, mbi 50 mln lek për një ditë pune

29 Qershor 2022, 10:32Politika TEMA

Vëllai i Monika Kryemadhit, mbi 50 mln lek për një ditë pune

Nga analiza të ftohta që i janë bërë rritjes elektorale të LSI-së, që kulmoi në 2017-n me 20 mandate, ‘suksesi’ i faturohet strategjisë së përdorur nga Ilir Meta, ku nga 2009-ta deri në 2013-n në koalicion me Sali Berishën mori nën drejtim ministritë e tenderave.

Pas 2013-s, strategjia ndryshoi dhe LSI mori copa të majme në administratë. Mes koncesioneve e tenderave që u dhanë në bashkëqeverisje me Berishën, ishte edhe kolaudimi. Procedurat për koncesionin kishin nisur para se të ngjizej koalicioni Berisha-Meta. Por, ai u përmbyll në dhjetor të 2010-s pak më shumë se një vit nga formimi i këtij koalicioni. Kompania u regjistrua në Shqipëri 11 ditë pasi firmosi kontratën, me kapital zyrtar 100 lekë.

Mes atyre që u rehatuan në koncesionin e ri ishte edhe vëllai i Monika Kryemadhit, Drini. Ai ka nisur punë pranë SGS-së në fund të 2013-s dhe deri në 2020 është paguar me rreth 4 mln lek të vjetra rrogë mujore. Përveç kësaj, në largim në 2020 merr edhe një bonus prej 30 mln lekësh, megjithëse pozicioni ishte thjesht inxhinier mekanik.

Përveç emrit në borderotë e kompanisë dhe të mbiemrit të të motrës deputete e më pas kryetare të LSI-së, Drini Kryemadhin askush nuk e ka parë në punë. Zyrtarisht është e vështirë që të zbulohen paraqitjet e tij në ambientet e kolaudimit, por jozyrtarisht denoncojnë se në 7 vite në punë ai është shfaqur vetëm një javë në total.

Megjithatë, në total Drini Kryemadhi ka marrë pa u paraqitur thuajse fare në punë, nga koncesionari SGS që kontrollohej nga Ministria e Transporteve (LSI pas 2013-s) plot 36,044,594 lek të reja për periudhën nëntor 2013-dhjetor 2020! Pra, për 7 ditë punë në 7 vite punësim, vëllai i Monika Kryemadhit ka marrë 360 mln lek të vjetra, ose rreth 52 mln lek të vjetra në ditë. Kësaj shifre i shtohet edhe bonusi 30 mln lekësh kur u largua.

SGS-së i interesonte ky punësim, pasi me rrogën e Drinit kishte hequr qafe kontrollet nga Ministria e Transporteve, ku zv.ministër në atë kohë ishte Edmond Haxhinasto. Të gjithë fitonin! Kompania shkelte kontratën, nuk kryente investimet e parashikuara dhe ishte kthyer në çerdhe korrupsioni, ku automjetet kalonin kontrollin teknik me 20 mijë lek nën dorë. Fitonte gjithashtu edhe Drini Kryemadhi dhe të vetmit që humbisnin ishin shqiptarët, që mbajtën në kurriz një koncesion të dyshimte për një dekadë.(Voxnews.al)

17 Komente

  1. T
    Taulant

    I njejti model qe funksionon me tenderat e Rames. Por Rama dhe ministrat e tij nuk i denoncojn sepse vjedhin per vete 100 here me teper. Rama i ben edhe deputet keta hajdutet e LSI si beri me Lefter Koken. Peshku qelbet nga koka thote populli.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti

      O njerëz!!! Këtu bëhet fjalë për pastrim parash. Kaq! Është përdorur kompania në fjalë dhe vëllai I Monës për të pastruar apo legjitimuar paratë.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Boo

        Moos mooore , thua te jete ashtu ?

        Përgjigjjuni
    2. K
      K

      Buçja karaputanë bidonvili dhe fshatari injorant kokëlopë sigurisht e kanë bërë për të mbrojtur kushtetutën dhe denokracinë e popullit shqiptar. Apo jo ? Shpresojme Mos dalin ata te korruptuarit e kamufuar të spakut të thone se baxhella dhe fshatari janë të pafajshëm.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Genc tironci

        Te njejten ka bere Berisha me te vetet, Nano me te vetet, Mona me te vetet- i vellai eshte veç njeri prej tyre, germoni Petro Vasilin etj. dhe do shihni - Edi Rama me banditet e vet qe vazhdon dhe sot pa kurrfare frike. Grabitje pa kriter e pareve te popullit qe shlyen Konçesionet, PPP, kredite e grandet dhe shpenzimet e ketyre hajnave ku hyjne dhe deputetet. Paga te majme, dieta, telefona, karburante . Hajni e papare qe zgjidhet veç me arrestime e komfiskime masive. Çka me shume Drini i Mones se Ilir Beqaj i Rames, apo hajdute te tjere te grupit rilindja.

        Përgjigjjuni
        1. k
          kunadhja

          Po a dini se cfare behet me tenderat publike ?.. Kerkohen kritere dhe kushte qe nuk kane lidhje me objektet e prokurimit kryesisht ne tenderat e ndertimit dhe ato me vlere te vogel (lere ato me fonde te medha). Kerkojne numer punetoresh 20,25,30, 50 e shume me shume per investime psh 5 milion te vjetra kur nderkohe ka mungese spcialistesh dhe punetoresh .Kerkohen inxhiniera topografe apo inxhiniera gjeologe ne punime te thjeshta mirembajtje ndertesash. Vetem se firma qe do te mari tenderin eshte e piketuar.. Kerkohen certifikata ISO pa lidhje....Ne pritje per numrin e kepuces per fituesin e paraperzgjedhur ... SPAKU ????/////

          Përgjigjjuni
        2. m
          mir se kush jan kta Funderina Fa.meta dihet

          Po Shteti cfar ben ?! Ku jane institucionet e Shtetit qe luftojne informalitetin - qe i kushton aq shume buyhetit te shtetit por edhe jetes se qytetarit shqiptare ? Ku eshte Kosntrolli i Shtetit dhe me cfare merret ,apo merr vetem Rrogat e Majme dhe s'do me dit per Detyren dhe pergjegjesine qe duhet te ket vs Shtetit ,njelloj si behet me te gjitha institucionet e tjera si u krijua Spak qe ky Shtet Idite e tejet i Korruptuar i degjenruar si jep Paga si Prokuroret Europiane nderkohe qe kta Prokurore e Gjyqtare jane prej 30-vjetesh - pjes e Krimit te Organizuar ne Politike e rruge , bashkpunetore e miq te Mafiozeve e Trafikanteve te cdo natyre ,nderkohe qe kurr s'kan ber dhe as duan t'ja dijne per Shtetin - duke u nere keshtu ne kte Bythqimllik te papare te vet Shtetit e Qeverrise idioteve - frymezuesi i Korrupsionit i degjenrimit e nxites i Krimit e i pandeshkunshmerise ne Shqiperi ,nji shemull i Shkaterrimit te Shtetit me Themel ! - Pra nuk i di kto gjera Qeverria ? Natyrsihte qe i di ,Te Gjitha ,por s'eshte e intersuar aspak te beje Shtet Ligjore dhe funksional . Imagjinoni Miljradat qe gllaberohen cdo dite nga kjo Bande e Lalzit plus Bordellos Drejtesi e Spak (qe shte thjeshte nji Grpe e Zeze ne buxhetin e Shtetit mne varferu shqiptaret ) jane Shuma marramendese ,me te cilat Shteti Shqiptare nqs do bente detyren si duhet , sot do mbante nen Kontroll cdo Krize e cmimet per nji popullsi kaq te vogel sa nji qytet Europiane do mbajeshin lehtesishte te pandryshuara , si ne ate te Naftes e benzines per Automjete edhe cmimi i suhqimeve . Pra kjo eshte pafytyresia e Bamdave Bordellos Drejtesi e Spak dhe e vetShtetit te Idioteve Pordhace !!!!!!!!!

          Përgjigjjuni
          1. K
            Koli

            Mos fol para kohe o shoku Ska faj drejtesia se Merua akoma nuk jua ka defguar Faktet , SHKRIMIN desha te them. Po nese ti e ke me kaq ngut hidhu nje vrap andej edhe jepu nje kopje te Gazetes.

            Përgjigjjuni
          2. b
            brumbullari

            Kujt ja mban ta vertetojë se ky birbo i ka marrë lekët e plota duke shkuar 7 ditë në punë për 7 vjet? Likja dhe buçja e tij do ta zhdukte te Mali me gropa.

            Përgjigjjuni
            1. F
              FATMIRI

              KUR QENKA TRASHUR KAQ SHUME ZULLUMI DHE QE BEHEN PUBLIKE PERDITE KETO VJEDHJE ATHERE KU ESHTE DREJTESIA KU ESHTE SPAK APO FUTJA PORDHES GRI SALLAT

              Përgjigjjuni
              1. V
                Viçidoli

                He moj Mona,he moj Mona ç'ju ke bo pareve tona , Ju ke ç'i nënë edhe babë,bashkë me Like hajvanë, Veçse zoti thonë vonon,por asnjherë nuk harron, Nëpër sy dhe nëpër hundë ka me ju nxjerr shumë e më shumë Çkini bërë do t'jua bëjnë birë më birë e vër më vërë, Ju dhe pjellave në Angli që bëjnë qef edhe orgji me çka vjedh Like mavria, Mon baxhella e daj SGS-ia.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lorin

                  Vazhdoni merruni me Drinin. Rama i shkerdheu robt ketoj vendi. Po duket rruga e kombit lule pars miliarda euro te shpenzuara ne ajer dhe pa asnje perfitim per njerezit.

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Genc tironci

                    Jane te kapme brumbullar. Skan cfare me kap se jane xha gati Shkresat e vellait te Mones, te familjes e fisit Meta, te Mond Haxhinastos, te Tit Vasilit, te soj sorollopit te Sal Berishes, Leka Meksit, Nanos, Pand Majkos, Gon Musarajt, Damian Gjiknurit, Taulant Balles, Ilir Beqjas, Edvin Rames dhe sojit te tij. Jane te gatshme dosjet mungo veç hetimi. Ska deshire se jan ngjy te gjith .

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Votusi LSI

                      Ky esht hajdut me dinjitet 100 muaj pun per nje dit , futet tjetra ne burg per 1 ark peshk , sikur ka ngel pa buk .

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        DREJTESIA

                        Duhet te jape llogari KLSH, apo ja ka fut gjumin. Keto fakte qe po dalin cdo dite i dine te gjithe, qeveria, SPAK, prokuroria por kane frike nga Like Floriri. U a ka matur koken me flori jo me pe Pse nuk e ka arrestuar SPAK vellane e asaj rrugaces, baxhelles se Leshit? Mos ka filluar pushimet e po ngohet ne diell per te bere zogj? Mjere ne per drejtesi qe kemi.

                        Përgjigjjuni
                        1. o
                          o popull dele

                          gam , gam, gam ,hum, hum ,hum deri ne vdekje e kerkush sju pjerdh !! Prit tju marin cju ka ngel akoma e jan po ata e jan isoj ! Peshku or mik osht kalb komplet, se kok e kalbet mir po ha e po ju lu si zar bixhozxhijsh qe presin dopjo gjashten ti qis pri halli ! A s' shifni qe gjith hajduteria qe po ju rrjep per 40 vjet aty mes shalve e keni e kush si lu ....gam gam gam hum hum hum boni qefin vetes tu lepi gishtat .......

                          Përgjigjjuni
                          1. X
                            X

                            Po ti o popull dele te pjerdh njeri.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje