Pëllumb Xhufi: Rama është politikan, ndryshe nga Noli. Por këtë herë gaboi!

28 Qershor 2022, 18:22Politika TEMA

Pëllumb Xhufi: Rama është politikan, ndryshe nga Noli. Por

I ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila ishte historiani i njohur Pëllumb Xhufi, i cili foli për një nga tematikat më të diskutuara të momentit. Çështja mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, si dhe pozicioni i Shqipërisë. Xhufi u ndal edhe në qendrimin e kryeministrit Rama , sa i përket heqjes së vetos bullgare për MV, e cila ndikon edhe në procesin e integrimit të vendit tonë drejt BE-së. Sipas Xhufit, Rama e ka luajtur mirë këtë lojë politike, por shpërthimet e fundit të Ramës për këtë çështje, janë të tepërta sipas tij.

“Kur dy vende bashkë pranohen, bëhesh edhe më i pranueshëm. Edhe kur diskutohet, Maqedonia ka 30% të popullsisë shqiptare dhe është në kufi me Shqipërinë si dhe këto dy vende shkojnë shumë mirë, ky është një shembull, që na intereson ne. Të nisemi nga kjo, se ajo ndarja që kërkojmë ne është e thjeshtë, por po u ndamë më pas dalin në skaner disa të meta që ne i kemi. Se ne kemi ca të meta të mëdha shumë, të cilat me këtë lojë politike që e ka bërë shumë mirë edhe Rama, e ka bërë shumë mirë deri dje pa këto shpërthimet në ditët e fundit, e ka bërë shumë mirë edhe lidhjen me Maqedoninë.

Gjuha e Ramës, ishte shumë e avancuar. Kam vlerësimet e mia për të , ka bërë gjëra të mira dhe shpresoj se do të vazhdojë të bëjë. Por në atë post që është, gjuha duhet frenuar. Emocionet në radhë të parë duhen frenuar, duhet t’i bësh thirrje vetes në radhë të parë, që kush jam dhe çfarë përfaqësoj, çfarë hallesh dhe problemesh kam si dhe çfarë dua të nxjerr ose të marr. Nuk mund, të marrësh nëpër gojë, sepse nuk mori vetëm Bullgarinë, por edhe Maqedoninë, mori dhe Greqinë ,edhe Serbinë. Mirëpo nuk mund të luash në të gjitha frontet.

Shumë mirë, unë e admiroj fjalimin e tij, nga ana stilistike por jo si kryeministër. Ne kemi fjalimin e Nolit, se është bërë krahasimi, i cili po të kishte qënë në Lidhjen e Kombeve, kur ai e ka mbajtur, mund të entuziazmoheshim, pastaj të nesërmen do thonim, çna bëri se i ra anglezit, e tjetrit e tjetrit. Këtej kërkonte borxh e këtej thoshte ju nuk jepni. Por Noli nuk ishte politikan, ai e pranonte, e ka thënë që këtej po i vinte Zogu këtej i binte fyellit, pasi nuk ishte politikan dhe eksperienca nuk kishte. Ndërsa Rama, është politikan, edhe që ka luajtur, madje edhe shumë mirë, disa herë ka luajtur shumë mirë. Por kjo për mua ishte e tepërt, sepse u fut me një dialektikë maqedono-bullgare, që për ta është shumë sensitive, ndërsa për të thjesht një fjalë goje. Edhe ajo që tha në Athinë, në mbledhjen e kryeministrave, ku tha : “Maqedonia, Bullgaria e Perëndimit”.

Shumë e rëndë, jo e rëndë por bombë, në diplomaci nuk bëhen këto gjëra. Ajo është ndërhyrje pa takt, edhe në bazë të rrethanave. Aty mikpritësi ishte kryeministri Mitsotakis, nuk ishte zoti Rama. Ai priste miqtë, ky ndërhyri dhe tha një mufkë. Një mufkë, që me të drejtë pati reagime, të jashtëzakonshme. Dhe sipas gjykimit tim, ka një moment që duhet bërë kthesë dhe të mësohet nga gabimet, dhe nuk duhet të kesh pretendimin, që ty të të përshtatet opinion. Duhet t’i përshtatesh ti opinionit”, u shpreh Xhufi për Dritare TV.

40 Komente

  1. Z
    Zeqo Pilafi

    Këtu në forumin e Tema-s zoti Historian dhe Ambasador, vetëm disa komentues jemi ne që bëjmë përpjekje t'i afrohemi të vërtetës dhe të vëmë në dukje gabimet e Ramës me korrektësi dhe nisur jo nga përkatësia partiake. Por analistët këtu janë në kufij të vajtureshëm politik. Pastaj për të mbytur çdo kundërshti ndaj veprimeve të tij, Rama dhe PS kanë mobilizuar skuadra komentuesish që të vjen për të vjellë me ato që thonë, një propagandë e shfrenuar në ruajtje të pushtetit, duke mos i shkuar fare nëpër mënd se dëmtojnë shtetin dhe jetën e njeriut në këtë vënd. Unë do të përmbledh një dy a tre komente të miat në këtë forum që paraqesin një mendim përafërsisht të njëjtë me këto që ju thoni.

    1. X
      XY

      Pirdh o Zeqo pirdh, se te ka ardhur sahati. Me pilaf e groshe, pjerdh dhe une i ngrati.

      1. S
        Sulua

        vetem shoku Enver ishte politikan i math, ke te drejte shiku Pullumb, Noli s'qe gje fare. Rrofte KQ me shokun Enver ne krie.

        1. e
          ec aty

          Enveri eshte Hero Kombetar. Lexo per te dhe do kuptosh qe ti je thjesht nje koktrash!

      2. q
        qe te kuptosh

        O Zeqo, ke folur si e jema jote ne maje te thanes. Natyrisht qe mund te kete kritika per gjuhen e ashper te Rames, por kendveshtrimi dhe vleresimi per kete gje eshte krejtesisht relativ. Mjafton t'ju kujtoj te gjitheve nje shprehje te urte popullore : po nuk u grind femija, as nena nuk i jep gji te pije ... Hajt me shnet!

      3. Z
        Zeqo Pilafi

        Koment te fjalimi i plotë i mbajtur në Bruxell dhe botuar këtu: Është e kot të flasësh, ky ka marrë frerët nëpër këmbë. Në çdo rresht të fjalës ndihet përbuzja totale për atë botë ku në mënyrë të gënjeshtërt thotë se do të shkojë. Të mjerët ne thuaj, që kurrë nuk nxorrëm një udhëheqës në raport me përmasat që kemi. Historikisht jemi drejtuar nga individë që kujtojnë se janë të aftë të drejtojnë botën, por kurrë nuk kanë fituar dashurinë dhe përkrahjen brënda vetë vëndit tonë. Udhëhiqemi akoma me bindjen komuniste se bota duhet t'na gjykojë për ato që themi dhe jo për ato që bëjmë. Fjalë...fjalë...fjalë...Një i fandaksur, i cili merr përsipër të gjykojë qëndrimin e ajkës së politikës botërore, kur për vëndin e tij të vogël e fatkeq ka zgjedhur t'i rjepi dhe lëkurën. Thjesht tipik demagog lindor, mashtrues ordiner që gjithçka e bënë për jetgjatësinë e sundimit të tij.

        1. P
          Pilaf Gjullurdia dhe kokrrat e tija

          ha Zeqo Pilaf ha , o tru i fandaksur . Ajka e Mafies Boterore deshe te thuash ,por s'ta mban Kazani i Pilafit

        2. Z
          Zeqo Pilafi

          Koment në shkrimin e Edmond Arizaj botuar këtu tek tema: Thotë Ajrizaj:".....Evropa është në rrezik, është në gjumë, është pothuaj e paralizuar dhe duhet të zgjohet sa nuk është vonë." Kjo më sjell ndër mënd vargjet e Naimit:"Evropë e shkretë atëherë, ishte për djallë e për lumë, priste Russonë dhe Volternë, t'a zgjuanin nga ai gjumë". Sot këtë mision e ka marrë përsipër Volteri ynë. Ndaj, i dashur dhe shumë i çmuari Arizaj, hiç mos u frikso, pas këtij fjalimi programatik të gjigandit, kanë për të ndodhur të dyja ato që pritet të ndodhin; Europa do zgjohet dhe Putini do mbushi brekët.

          1. u
            uhahahaaaaaa

            ... ndersa Zeqo Pilafi nga pilaf do haje MUT.

          2. Z
            Zeqo Pilafi

            Koment tek shkrimi i Arbër Hitaj botuar këtu tek Tema: Sa kërkesë të lezetshme bëni zoti Hitaj! Rrugën për t'u bërë bashkë, ti e shikoke nëpërmjet ndarjes!!!! Por këtë e lut nga mëngjesi deri në mëngjesin tjetër Maqedonia, por nuk e shpreh hapur, sepse i vjen turp se mos fillojnë e tallen me të. T'a shpreh hapur si mendim, vetëm një i marrë si puna e Edi Ramës mund t'a bëjë. Dhe po ashtu, pasi t'a shpreh siç bëri në Bruxell, të bëjë lojra zbavitëse si "Open Balkan", për t'i treguar Europës, që ja, edhe ne dimë të bëhemi bashkë. Dhe të mos zgjatem, vërtetë mendon se do na fusin ne më parë në europë, se MV?

            1. Z
              Zeqo Pilafi

              Koment tek shkrimi "BE dhe Edi Rama" i Roland Qafokut botuar këtu tek Tema: Arsyeja kryesore që ju nuk keni bërë kurrë fajtor çdo Kryeministër tonin NË DETYRË, në raport me dëshirën e tyre për të futur vëndin në BE, por keni bërë vetëm BE, qëndron në faktin: 1- Si një shërbëtor i përjetshëm i pushtetit, ty të mungon shqisa për të parë dobësi tek i pari i vëndit. 2- Që Kryeministrat tanë, (përjashtuar vetëm A. Meksin) as kanë dashur t'a çojnë vëndin në BE, ty, përsëris, si shërbëtor i përjetshëm i atij që është në pushtet, nuk të mjaftojnë 1000 fakte të aktivitetit të tyre kur janë në pushtet të cilët tregojnë shqeto se ata nuk duan të shkojnë në BE, (shëmbull: gurët nën rrota reformës në drejtësi) por duket nuk të mjaftojnë as ajo që bëjnë kur janë në opozitë, periudha kur ata duhet të ndihmonin po njëlloj sikur të ishin në pushtet. Aq i pështirë je ti në raport me të parin e vëndit, sa arrin deri atje, që të përligjësh Edi Ramën kur fyen brutalisht BE dhe e krahason me Kinën e Mao Ce Dinit duke deklaruar paturpësisht: "...Është koha të lëmë 100 lule të lulëzojnë, siç do të thoshte Kryetari Mao. Natyrisht, disa mund të thonë me të drejtë se Mao i linte lulet të çelnin, që pastaj t’i këpuste pa mëshirë. Ne urojmë fort të mos kemi të njëjtin fat.” Pra, thotë RAMA, NE UROJMË FORT TË MOS KEMI TË NJËJTIN FAT. Po më thuaj, si mund të dojë "ky kampion i lirisë" të marrë frymë në një ambient ku mund t'a këpusin si lule? Qafok! Thirri mëndjes, Edi Ramën e tmerron futja e Shqipërisë në BE, kjo i rrezikon pushtetin. Dhe përpara jetgjatësisë së pushtetit të tij Rama nuk do as Zahon jo më BE-në.

              1. S
                Shaqo

                O Zeqo, po futi pilafit e nje garuzhde fasule dhe je ok.

              2. R
                Raul

                E meritonin ti flisnin ne ate menyre se u zhgenjyem

                1. R
                  Raul

                  E meritonin ti flisnin ne ate menyre se u zhgenjyem

                  1. A
                    Ajni

                    Perderisa nuk na mbeshteten ashtu e meritonin

                    1. A
                      Ajni

                      Perderisa nuk na mbeshteten ashtu e meritonin

                      1. C
                        Ceti

                        Rama esht politikani me i arrire ne ballkan edhe askush ne ballkan nuk eshte me i mire se ai

                        1. C
                          Cani

                          Gabime do bejne te gjithe por rendesi ka qe po ecim prap me hapa te shpejtr

                          1. G
                            Geni

                            Rama esht burr shteti qe e ka cuar shqiperine ne nivele te rejapersa i perket diplomacise dhe kjo gje eshte per tu duartrokitur nga te gjitha

                            1. K
                              Kani

                              Edi rama esht gjigand e ka ber shqiperine si vendet e tjera te europes dhe tani shum shpejt do hyjm ne be

                              1. B
                                Bum

                                L Kani mos e kishe llafin se se shpejti dot hyj ne by

                              2. N
                                N.VJOSA

                                Xhuf, ke marre rolin e Mesuesit apo Keshilltart... Më ëmbël, se nuk je ti Zeusi i politikës! Ne fund te fundit Rama ka te drejte te thote vleresimin e tij, ne nje forme apo ne nje tjeter...Mos te perpiqemi te gjejme qimen te veza...!

                                1. M
                                  Miradije Hoti

                                  N.VJOSA ja rrufsh bothen Albin Kurtit.

                                2. M
                                  Marjo

                                  Nuk besoj se eshte gjeja e duhur per ti krahasuar politikanet pasi secili qeveris nje vend sipas taktikave te veta.

                                  1. U
                                    Ulsi

                                    Cfalet e Rames ishin ate qe e ndryshuan mendimin e zyrtareve Bullgare per terheqjen e vetos

                                    1. P
                                      Po

                                      Eshte i papjekur, jo si politikan por si njeri. Konferenca e shtypit ne Bruksel ishte skandaloze per nga gjuha qe perdorte duke tentuar te bej karagjozin. Mire i thane Bullgaret, nuk ishim ne qe ju vume bashke me Maqedonine por BE. Kur Shqiperine e bllokoi Hollanda me Francen para dy vjetesh e pesoi dhe Maqedonia dhe ishte Rama qe bertiste ne twitter qe vendet mos te ndaheshin. Sot eshte ne dileme nese duhet te ndjek keshillat e keshillimit kombetare per tu ndare nga Maqedonia. Ka bere shume budalleqe te tilla, edhe per Ballkanin e hapur nuk ka pse shtyne Kosoven ne vende qe te fokusohet qe te jete sukses si nisme e me pas Kosova vendos vete.

                                      1. V
                                        Vasil

                                        Kush esht ky qe flet se shum i vjeter qeka n mendime

                                        1. B
                                          Ben

                                          Sikur Rama ka thënë : „Une s‘jam politikan „ Na e thuaj z. Xhufi de ç‘fare i bie te jete ?

                                          1. F
                                            Fisnik

                                            Si një fëmijë që merr brushën dhe ia prish tablonë piktorit në mungesë të tij, edhe Rama ia futi në diplomaci një bojë që e prishi pikturën. Kështu Piktori në diplomaci është bojaxhi! Ramë Bojaxhiu, tha.

                                            1. c
                                              cipini

                                              Disa kane opinione ose duan te thone se udheheqesi jone nuk gabon. Vetem Enveri nuk gabonte, une mendoj se kushdo tjeter mund te gaboj dhe duhet ta pranoje, nuk ka asgje te keqe te ndreqesh gabimet.

                                              1. I
                                                I gjati

                                                Rama me citjane eshte arnaut gjaknxehte, e ka dhe nga droga. Por kur thone qe ai eshte pulitikan me vjen te qesh. Vucic eshte politikan, se ka arritur dominin total ekonomik ne ballkan, rritje te mirqenies se popullit te vete eshte norma e matjes se politikanit, jo batutat e fjalimet boshe. Hani bar se per shtat u vjen i gjati.

                                                1. 7
                                                  77

                                                  Bravo Xhufi! Rama ka patjeter merita dhe shkelqime dialektike, por ka nje pjese karakteriale te papjekur dhe harbute prej te perkedheluri. Pervec gjuhes se te folurit nuk duhet nenvlersuar as gjuha e sjelljes se Rames, qe eshte shpesh here ordinere dhe skandaloze, ne takime te nivelit te larte. Sic thone italianet; "Tamarro, bixarro ed imbarazzante". Kadareja ne nje ese pak vite me pare kur kryeminister ishte Sali Berisha, akuzonte drejtuesit e vendit per harbuteri, mendjemadhesi, delir, vulgaritet, dhune dhe arrogance, krejtesisht te pandergjegjshem qe drejtonin nje nga kombet me te varfer, me te neperkembur dhe te vjedhur te Europes, por te verbuar vetem nga pushteti dhe hija e tyre.

                                                  1. N
                                                    Në kohën e kolerës neokomuniste

                                                    Nuk na duhen fjalime dhe batuta ( shumica te kopjuara keq dhe bajato-patetike.) Ne na duhet rezultati. Nuk paguajme nje kryeminister parazit kloun per 10 vjet qe ai te beje " perpjekje" fjalimore-batutike. Dhe rezultati ZERO. Ekonomi iceneratoresh dhe PPPsh, korrupsion 6G, kriminalitet administrativ, media ne tavën e rryshfetit, abuzim I cdo pasurie publike private, shkaterrimi I natyres, shpopullim I frikshem. Ky Pellumbi me qellim merret me fjalimin, morfologjine, pikesimin dhe aforizmat. Delet te harrojne sa me siper dhe te shastisen pas fjalimit. Mos harroni. Nuk u pranuam ne BE vetem prej ketij njeriu. Vin Gangsterit. Ai nuk do BE. Ai do sulltanat te kuq. Natyrisht edhe Xhufi corapekuq eshte. Me nje shtese te vogel. Eshte filoturk fanatik.

                                                    1. P
                                                      Prof xhufki

                                                      O xhuf me xhufka,kete radh ke gabuar se nuk di ceshte dinjiteti i nji kombi..... Kur tallin menderen disa here dhe disa vjete me mbrockulla,pergjigjen e duan sic thone amerikanet go e fuck yourself Edhe femija jot te jete kur tallet nje here e dy here ti e kushdo i jep nje shuplake

                                                      1. A
                                                        Aleksandër Gjollma

                                                        Ky ka në dorë HISTORINË e Shqipërisë. Mos ka ndërmend të na e bëjë edhe këtë me DIPLOMACI? Mjerë SHQIPËRIA!

                                                        1. A
                                                          Antiestablishmenti

                                                          Rama na e ka bere mutin ne maje te kokes te gjitheve (perfshi edhe rrogtareve te AgjitPropit qe e kane shitur veten per nje sufllaqe)

                                                          1. K
                                                            Karemani

                                                            Po ty kush ta jep sufllaqen? Thone se e pelqen supost, fiks fare si intelektualisti nderkombetar AF.

                                                            1. K
                                                              Kareman

                                                              Se mua më pallojnë në mënyrë klasike gjithë gomerët e Peqinit . Prandaj dhe më quajnë Kar(e)m(b)an.

                                                          2. H
                                                            Hasan Spahiu

                                                            Kur publikoni dhjete here zeqo pilafet me pace,beni zamet publikoni dhe komentin e kasem gahinjit .

                                                            1. W
                                                              WTF was that?

                                                              Kemi tradite te lashte udheheqesish qe i japin mend dynjase.Enver hoxha dikur i dergonte leter mao ce dunit ku i kerkonte llogari se pse kishte ftuar Nixonin ne Kine pa e biseduar me pare me te .

                                                              Lini një Përgjigje