Edi Rama “përplaset” me Erion Braçen për lopët: Do kenë ngordhur. Deputeti: Nuk i numërova unë, shiko kasollet bosh

28 Qershor 2022, 17:44Politika TEMA

Edi Rama “përplaset” me Erion Braçen për

Kryeministri Edi Rama ka komentuar postimin e deputetit socialist Erion Braçe i cili ka shkruar një ditë më parë se krahasuar me vitin 2018 kemi 65 mijë lopë, 250 mijë dele dhe 100 mijë dhi më pak.

Rama ngre pyetjen ‘më thoni ku ikën lopët kur sot Shqipëria prodhon 97% të qumështit që konsumon’.

“Shqipëria, meqë kemi dëgjuar shumë, që qumështi falimentoi, ikën lopët, Shqipëria prodhon 97% të qumështit që konsumon. Më thoni ku ikën.

Nëse shikojmë realitetin me shifrat e konsumit ne na dalin pyetje të tjera, si bëhen statistikat, si janë regjistruar miliona lopa që u zhdukën, kanë ngordhur?

97% e qumështit që konsumohet në Shqipëri, prodhohet në vend”, tha Rama.

Pas përgjigjes së Ramës, ka reaguar Erion Braçe, që thotë se ai nuk gënjen.

“Më falni që nuk di të gënjej.

1-Unë nuk numëroj lopët.

Jo se e perbuz si pune, fare; thjesht nuk kam mundesi ta bej kudo.

Unë kam cituar drejt e pa asnjë gabim INSTAT; nje institucion qe per statistika te tjera e ngreme ne qiell!

INSTAT ne publikimin e tij, thote kudo, burimi: Ministria e Bujqësisë e Zhvillimit Rural.

Pra po them: Lopët i ka numëruar Ministria edhe në 2017, edhe në 2018, edhe në 2019, edhe në 2020, edhe në 2021.

Burimi i INSTAT eshte ky numerim!

Po ti numeroja une do ishin edhe me ndryshe, REALE!

E dini pse? Sepse midis nje ministri qe thote “nuk ka qene aq numri i lopeve se e shtoi AI qe ishte atehere per te vjedhur leket e vaksinave”, nje tjeter ministri qe argumenton edhe me thelle “lopet i kane ngrene turistet; erdhen shume, cfare hane ata”-ne te njejtat qeveri, une i besoj haureve bosh, deshmive te blegtoreve per numrin e lopeve qe kishin e kane, stallat e pergjysmuara apo edhe me pak; i besoj nje fshati te tere si LIFAJ qe ka patur mbi 2000 krere lope e tani ka disa qindra!

Janë shumë më të besueshëm këta se pesë ministra nga 2016 e këtej, që akuzojnë njëri-tjetrin se kanë numëruar gabim lopët.

2. Te dhenat e INSTAT jane ne linje e logjike; numri i lopëve në rënie, shoqërohet me sasinë e qumështit të prodhuar më par; dhe nese numri i lopeve eshte numeruar nisur nga korrupsioni, litrat e qumeshtit te prodhuar kane si burim fabrikat e perpunimit, faturat, sipas INSTAT. (Ketu une perseri kam rezerva, po hajde)

3. Numrat e INSTAT mbeshteten ne ekonomi; nese me pare, çmimi i qumështit në grumbullim  ishte i ulet, ndryshimi i skemes se TVSH e beri te pagrumbullueshem ekonomikisht, pra te padobishme ekonomikisht mbajtjen e tufes, SOT edhe pse cmimi eshte lart, eshte me pak se me shpenzimet e ushqimit per lopet!

Thene keto, une mund te pranoj cdo arritje, cdo gje te mire te bere e nuk le rast pa e bere publik; por nuk gënjet dot kërkënd, përfshi edhe kryeministrin.

Per dy arsye;

E para, te genjesh eshte mungese respekti per tjetrin; e dyta, te genjesh nuk zgjidh problemin dhe kjo nuk shpeton kerkend, nuk i intereson kerkujt, as bujqve e blegtoreve”, shkruan Braçe, në përgjigjie të Ramës.

46 Komente

  1. G
    Gerti

    97% e qumeshtit qe e konsumojme nga lopet ne Shqiperi eshte me te vertet per tu vleresuar shume se ndikon dhe mire ne ekonomi

    Përgjigjjuni
    1. S
      Saliu dhe idiotët e tij komunistë

      Kush ka nje kovë, se munhapën zorret. Çërri Braçe bën sikur ju hap barku per fermeret. Rama i ka thene "dil.me shaj mua, qe të bejme sikur ka opozitë, sepse PD ka shkuar ne hale." Dhe Braçja, qe normalisht edhe shurren e ben me lejen e Rames, ben si trim, dhe nuk i besohet, kur Rama nuk ja fut me shpullë. Por mos kini merak. Del Agron Gjekemarkaj tani, me ato fejtonet prej idioti, si në kohën kur PPSH botonte Hostenin, dhe ja ben mutin të gjithave, duke bastarduar çdo gje qe mund të themi per Ramen. Debilat, nuk e kane kuptuar qe nuk shahet njeriu per ate qe bën me mire nga te gjithë: - Të gjithë e dine qe Rama është punetor. Saliu dhe idiotët e tij duan ta nxjerrin dembel. - Rama ka bere punime ne çdo qender qyteti, vend turistik, dhe I jep prioritet turizmit. Saliu dhe idiotët e tij e shajne se nuk ka bere asgje. - Rama i ka thene Vuçiçit ne sy qe Kosova është e pavarur. Saliu dhe idiotët e tij duan ta nxjerrin si vëlla të Vuçiçit (Vuqiqit) - Kriza boterore ka bere qe të riiten çmimet. Saliu dhe idiotët e tij duan të thone qe krizen boterore e ka shkaktuar Rama. - E kështu me radhe deri tek pika 67 Asnje fjalë se çfare ka bere ky Çerri ne Divjakë. Asnje fjalë per Tigrin dhe miliardat qe ai manaxhon. Asnje fjale se sa ishte fondi fillestar per çdo qender urbane qe ka rinovuar Rama, dhe sa ishte fondi ne fund. Si debila qe jane, u more me fondin e rruges Kardhiq - Delvine, por jo.per ta hetuar, por per të thene se "pse Qeveria harxhon milliona per ate rruge, dhe nuk perdor fondin per të ulur çmimet. Kjo është logjika idiote e dyshes me të ndershme ne Shqipëri Monika Kryemadhi dhe Ervin Salianji. Dhe Rama tallet, e natyrisht ka të drejtë kur ka debila perballë, qe ose u.ka mbetur ora ne kohën e Enverit, ose jane idiotë qe kur ju futet gruaja lakuriq ne krevat, i thone "wow, si nuk ke ftohte. Vish ndonje gje." Dhe ju thoni se pse voton populli Ramen. Jo, po do votojne idiotet e PD. Dhe pastaj e ka fajin populli.

      Përgjigjjuni
      1. C
        COD

        Po kete 97% nga p... i Netes e nxorri zgjyra e Surrelit apo nga thesi I mashtrimeve. Kush ta tha more loqe e skaduar Ed Shalsi qe merr rryshfet nga tregetaret e qumshtit pluhur ? Apo Ah-ben Ah-metaj nga iceneratori.

        Përgjigjjuni
        1. i
          ilir sumkacapuci

          lenda e pare e fabrikave te perpunimit te qumeshtit ne Shqiperi me siguri eshte "qumeshti i bekuar pluhur".verifikoni cdoganjimet.

          Përgjigjjuni
        2. F
          Fatjon

          Hahaha sa qejf e kam Ramen me keto shaka qe ben . Shume mire i the ne qumesht kemi mjaft dhe lope ne vendin tone ka goxha shume

          Përgjigjjuni
          1. r
            rea

            Je kapur ne nje pike shume te forte zoti Rama dhe une ju bashkohem me kete arument. Si ka mundesi te jene me pak lope kuur ne kemi arritur te mbulojme 97 perqind te qumshtit qe konsumohet ne vend? Nuk kane ku te kapen e flasin palidhje.

            Përgjigjjuni
            1. I
              Iris

              Aman mo me kto tituj lajmesh vetem me terheq vemendjen per klikime jeni

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mal Cori

                Braçe ka të drejtë. Batërdia që ka bërë pushteti i PS në blegtori është e paimagjinueshme. Jo aq sa thotë INSTAT, por numri I bagëtive është edhe më i madh. Nga 2013 deri 2021 janë më pak rreth 500 mijë lopë......... . Mirëpo Rama nuk e pranon. E sigurojmë qumështin vetë , thotë...... . Po mer informacion nga doganat o idjot, nëse nuk të pëlqen INSTAT. Gjysma e qumështit vjen nga Serbia....... .... . RROFTË SERBIA....... . Na mban me bukë, me qumësht djathë, mish....

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sokol

                  Me pelqejn keto replikat mes kolegeve. Z.rama si gjithmon i vemendshem ndaj cdo situate

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vito mashtruesi, shoku i Nikos

                    Brace, mos u merr me nje idiot si kryeministri. I duket sikur i kupton gjerat por eshte nje debil 24 karat por mbi te gjitha eshte legen.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Saliu dhe idiotët e tij komunistë

                      Me idiote si ty, Rama vetëm kur të vdese do humbase zgjedhjet.

                      Përgjigjjuni
                      1. n
                        non

                        Ashtu bente edhe shoku Enver. Po ndryshojne se gjithsesi shoku Enver pasi vdiq, te mire te keqe e la te plote Shqiperine, ndersa pas Rames nuk do kete me as Shqiperi as shqiptare. Vllehe e afgane po.

                        Përgjigjjuni
                    2. N
                      Niku

                      Kane ikur shqiptaret, ndaj raporti i konsumit eshte ndryshe. Me perpara kishe treg me te madh per te ushqyer, Pse konsumon 97% te prodhimit TANI, nuk domethene se prodhimi eshte shtuar. Per ta thene me qarte, e zeme se per te ushqyer 500 veta te duhen 500 litra qumesht. Nese me perpara prodhoje 300 litra qumesht dhe importoje 200 te tjera, ai 300 litersh eshte 60% i konsumit total. Tani ke 400 veta per te ushqyer dhe te duhen vetem 400 litra. Prodhimi vendas eshte prape 275 litra, importi 125, pra ti konsumon 70% nga prodhimi vendas dhe 30% import. Prodhimi vendas ka rene, raporti ka ndryshuar.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tea

                        O zott ca beni per cikk vemendjeee juu sa tshpifur jeni bere si media

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Ani

                          Ahhahahahahaahhaha lott me pelqejne te tilla replika

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Aba

                            Nuk e kuptoj cfare jane keto tituj lajmesh qe publikoni??

                            Përgjigjjuni
                            1. i
                              igli

                              Keta mire qe duan te flasin dicka te keqe po sdine as ca thon.Flasin si percart su meret vesh asnje fjale e asnje shifer.

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Alma

                                Cdo fushe ka patur zhvillim gjate qeverisjes se rames

                                Përgjigjjuni
                                1. a
                                  ana

                                  hahahahahaahahahahahaahahahah mos me thuaj qe nuk punon ne ministri! hahahahahahaha

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Albani

                                    sigurisht....sa edhe gruri i mbjelle para nje muaji eshte gati per tu korrur !!!

                                    Përgjigjjuni
                                  2. d
                                    dritan

                                    qumeshti eshte shume i rendesishem per ne dhe me vjen mire qe lopet ne shqiperi nxjerrin 97% qumesht

                                    Përgjigjjuni
                                    1. a
                                      ana

                                      dritan kaq naiv je te besosh kete shifer?

                                      Përgjigjjuni
                                    2. S
                                      Skenderbegasi

                                      Erion në se "Ujku" ka ngrënë dy lopë e ti asnjë, në statistikat e qeveris rezulton se të dy kini ngrën nga një.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        Preshi I lushnjes

                                        shqiperia prodhim shume bulmet, sa ne vend te ujit pime qumesht

                                        Përgjigjjuni
                                        1. K
                                          Klimax

                                          Edhe lopët ashtu si njerëzit kanë kërkuar azil politik në Europë. Rrezik edhe ato të shkreta nga që flisnin gjuhën pellazge i kanë degdisur në Ruanda.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            Leon

                                            Lajme te grades zh jane keto

                                            Përgjigjjuni
                                            1. T
                                              Tani

                                              Aty ku ka debat ka edhe permirsim. Natyrisht qe do diskutohen shum gjera dhe shum mir esht

                                              Përgjigjjuni
                                              1. V
                                                Vini

                                                E para punes kjo nuk esht perplasje po ju kshu keni qejf ti nxirrni lajmet. Turp

                                                Përgjigjjuni
                                                1. F
                                                  FCB

                                                  I bie qe 250 mije Shqiptare qe kane kerkuar azil ne vendet e BE te kene marre dhe lopet me vete.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. T
                                                    Taulant

                                                    As rrenja prej 65 mije krere lope dhe as 97% e qumeshtit nuk jane te sakta. Te besh analiza mbi bazen e statistikave zyrtare do te thote te arrish ne konkluzione te gabuara. Ajo qe dihet eshte se kostot e mbareshtimit te lopeve jane me te larta se cmimi i shitjes se qumeshtit nga lopcaret neper fabrikat e perpunimit. Shteti ka dhene donacione te shumta ne linja teknollogjike per shtimin e kapaciteteve te perpunimit te qumeshtit dhe shume shume pak donacione direkte per lopcaret. Duhet te kishte bere te kunderten. Por korupsioni dhe hapesira per te vjedhur eshte me e voliteshme kur donacionet jepen per teknollogji, pasi jane shuma shume me te medha per nje subjekt dhe loja e piset e ndermjetesave me perfituesit behet ne me pak subjekte por ne shuma te medha dhe nuk i del era e korupsionit. I gjithe FAJI eshte i palles sone Kryeministrit, qe nuk ka gjetur dot menyren sesi te promovoje njerez te ndershem dhe specialiste neper dikastere, perfshi dhe Ministrine e Bujqesise. Mire qe ministrat i ka profane ne dikasteret qe drejtojne, por edhe punonjesit pervec militantizmit partiak nuk te ofrojne dije apo ndershmeri. Kjo situate, i shkon per shtat sekserave dhe nje stafi hajdut profesioniste. Gjurmet e LSI i gjen kudo neper dikastere, kaner qene hajdut te papare. Mirpo nje pjese e tyre per te mbajtur pozicionet e punes jane kthyer me PS-ne.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. X
                                                      Xhoana

                                                      Po lerini se pak ze opozitar duhet ne parti dhe zoti rama nuk esht i plotduqishmi aty sic esht saliu te pd

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. A
                                                        Ada

                                                        Po cesht ky lajm pasqyroni ndenjegje me vlere jo thashetheme e grindje te vogla qe nuk kane kurrfare domethenie per politiken e vendit

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. M
                                                          Miri

                                                          Rama si gjithmone i informuar per te gjitha gjerat qe ndodhin. Me batutat njeher eshte i papare.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. E
                                                            Edi

                                                            E çfaj ka Rama, e genjejne dhe ai genjen me tutje. Patjeter qe ai i jep nota humori (si i Duçes) por ne thelb ai ska nga ta kete idene dhe ska pse ta kete. Ka specialiste sektori duke filluar nga Ministri e der tek roja i kulles Barit qe jan pergjegjes per nformacionin e genjeshter dhe situaten lesh e li qe ka blegtoria. Sa per prodhimin e qumeshtit ne vend me 97% i them Rames te marre statistikat e doganes qe tregojne se brenda vitit mportohen rreth 3000 ton qumesht pluhur. Kaq mjafton per te kuptuar se ne çfare grope eshte futur blegtoria.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. I
                                                              Ilsi

                                                              Te pakten kjo parti i pranon zerat kunder ndeyshe nga ato te tjerat qe i kane spastruar te gjithe

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. M
                                                                Mandi

                                                                Instat jo gjithnje del me numra te sakte.Shume me i sakte vleresimi i zotit KM dhe faktet qe sjell ai

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. B
                                                                  Bujar Kanapari

                                                                  Z. Kryeminister, a e dini se kush e din me mire numrin e lopeve apo deleve ne Shqiperi, me mire se sa Instat? E dine kasapet z Kryeminister, shko pyeti nje here, sa here eshte ulur numri lopeve, deleve e dhive. Sa shqiptare jane larguar nga viti 2013, edhe sikur te jene te gjithe nga qyteti, do te konsumonin qumesht dhe djathe. Por e keqja eshte se numri i lopeve eshte ulur me shume ne krahasim me popullsine qe ka emigruar. Sa eshte numri lopeve sipas Regjistrimit te vitit 2011, duke patur parasysh, se fshataret kane tendence te japin nje numer me te vogel se realiteti. Mos bej debat me Bracen, qe e njeh terrenin me mire se deputetet e tjere.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. B
                                                                    B

                                                                    97% e qumeshtit importohet, jo prodhohet ne Shqiperi! Kjo eshte e vertetë!

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. $
                                                                      $antiago-@-Chil€

                                                                      Meqë qumështi qenka bërë lumë dhe deti kos juve të sufllaqeve që ju bashkon ideali ï koperativave të bashkuara hallall qumështi nanës ..ju takon dhe nga një gotë llallë -bashkë me sufllaqen????. Erioni patetik bën 'opozitë'....shumë komik..

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. L
                                                                        Loku

                                                                        O Brace na cave trapin me "opoziten" tende per bujqesine. Atje ne qeveri qe deri dje ke 30 vjet deputet. Beji ato qe thua se nuk jane mire mos trego perralla sikur interesohesh per bujqesine.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. s
                                                                          shqiptar tirone

                                                                          Nuk e kuptoj se çfare jane keto statistika qe citon Erion Braçe. Sipas tyre, vetem nje fshat i quajtur LIFAJ (ne cilin rreth te Shqiperise ndodhet ky fshat) paska patur mbi 2000 krere lope (!?). Ne vitet ’80 nga MB planifikohej 1(nje) ha toke are per te siguruar ushqimin per nje lope megjithe viçin, etj. Pra, ky fshat duhej te kishte mbi 2000 ha toke vetem per gjedhin qe dispononte. Dhe te mos harrojme se per te pasur ushqimin e garantuar per lopet per nje vit, duhet te kesh makinerite e posaçme etj, per perpunim e tyre (silazhin). Ne fillimn te viteve ’90, gjate nje vizite ne nje ferme ne Austri, na spjeguan se ferma kishte 60 ha toke dhe mbareshtonte 60 lope. Jo te gjitha lopet ishin te races Laramane e Zeze. Lopet e racave te tjera i dergonin ne kullotat alpine ku i mbanin ne maj deri ne mes te shtatorit. Ata kishin transhe me silazh pranveror dhe gjithashtu me silazh misri, pa permendur ketu edhe silazhin me miser qe e benin mbi toke ne tunele plastmasi. A mund te na thote dikush se ku jane keto ne Shqiperi dhe veçanerisht ne “LIFAJ” Bota ka vene kuota ne prodhimin e qumeshtit ne menyre qe te mos kalojne prodhimin, sepse me pas do te kete pasoja. Ne rastin e prodhimit te qumeshtit ka me rendesi rendimenti se sa numuri i lopeve, sepse ne fund eshte kostoja qe vendos. Qe te mos fliten budallalleqe, therrisni ndonje zooteknik qe t’ju a sqaroje me se miri keto gjera. Dhe nje gje : nqs dikush pretendon qe qumeshti mund te prodhohet vetem me kullota natyrore, kjo eshte nje injorance e papranueshme.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. Z
                                                                            Zeqo Pilafi

                                                                            Braçe, para se të godasësh Kryeministrin, shkrife mirë pambukun dhe kontrolloje se mos ka ndonjë gurë brënda, se të merr dreqi të merr! More vesh?

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. B
                                                                              Bastriu

                                                                              Lopet qe pretendon Braçja kane ikur me PD-ne dhe po pergatiten per protesten e 7 Prillit,me falni te 7 Korrikut !Ato i kane dhene premtimit Liderit te tyre historik se do te djegin çdo stalle,foragjeret nuk i duan me dhe qe pas 7 Prillit,me falni pas 7 Korrikut nuk do prodhojne qumesht per qytetaret,me falni per katunaret se qytetaret na kane lene shendene !

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. M
                                                                                Mjelësi I sat'shoqeje

                                                                                Ishte edhe jot shoqe dhe jot eme me lopet . Ato u zotuan se ne 7 korrik do te bejne me cicat e tyre (6 thithkashe )qumesht me shumice per sumekuqët ripjellës.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                              2. G
                                                                                Gjergjizi

                                                                                Lopët kanë ikur të hanë bar në Europë, prandaj figurojnë me pak.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. A
                                                                                  Albani

                                                                                  patjeter 97 % e qumeshti !!! me shume se gjysma eshte qumesht pluhur nje shtese koncetrat. vitin tjeter 100 % qe ti plotesojme deshiren ramsit!

                                                                                  Përgjigjjuni

                                                                                  Lini një Përgjigje