Në një takim në kryeqytet, Agron Shehaj i ka kthyer përgjigje deklaratave të deputetit të Partisë Demokratike Flamur Noka, duke e akuzuar se është pasuruar në politikë vetëm në kurriz të qytetarëve shqiptarë.
Shehaj e nis fjalën e tij duke falënderuar Flamur Nokën, për të cilin thotë se po e ndihmon që të bëjë të thjeshtë për qytetarët kontrastin mes të dyve.
“Unë falenderoj Flamur Nokën. Faleminderit se po më bën një nder të jashtëzakonshëm. Sa më shumë më sulmon ti Flamur aq më shumë pikë fitojmë ne, aq më shumë qytetarët kanë mundësi të kuptojnë diferencën.
Flamur kam vetëm një kërkesë për ty, mos ndalo, vazhdo vazhdo, dhe thuaj gjithçka. Shumë pak Flamur më shumë ti mund të bësh më shumë, ti ke treguar që mund të bësh më shumë, shko përtej që jam i shitur, patericë, vëllai ka marrë tendera, të lutem vazhdo ngul këmbë.
Është e qartë, që po na sulmojnë, sepse duan të mbrojnë status quo-në, janë të trembur dhe ne do donim që mos na sulmonte vetëm Flamuri, por këta po tregojnë që këta janë të trembur për opozitën jo më për pushtetin.
Po shqetësohen nga fakti që ne jemi një alternativë e besueshme dhe kanë frikë se humbasin privilegjjet e tyre, kjo është arsyeja pse po na sulmojnë, sepse janë të trembur nga ndryshimi në opozitë, të trembur nga alternativa jonë. Pse ndihen kaq të kërcënuar? Thjesht duam ti japim Shqipërisë një qeveri të pakapur, të pakorruptuar.
Çfarë problemi kanë? Pse janë kaq të shqetësuar nga ne? Se duan të mbajnë privilegjet e tyre. Kush na sulmon ne imagjinoni” – u shpreh Shehaj. Kreu i Mundësia solli si shembull të diferencës mes tij dhe Flamur Nokën, makinën që përdor deputeti i PD.
Duke komentuar deklaratat që Noka ka bërë gjatë fushatës për Agron Shehajn, kreu i “Mundësia” tha se bëhen pasi ata kanë frikë nga ndryshimi historik që do të sjellë kjo forcë e re politike pas 11 Majit.
“E kuptoni që Flamur Noka e ka makinën më të shtrenjtë se makina që kam unë? Imagjinoni Flamuri s’ka punuar një ditë në jetën e vetë, makinën e kanë më të shtrenjtë se e imja. Ky është modeli i tyre.
Ia kanë dalë duke shfrytëzuar shtetin, duke u pasuruar me paratë tona. Ky është problem që ata kanë me ne. Ne dallojmë si nata me ditën me ata, dhe këto zgjedhje do jenë historike se për herë të parë një forcë politike e re pa mbështetjen e asnjë force të vjetër politike do hyjë në parlament me një numër deputetësh që do bëjë diferencën në Parlament.
Kurrë nuk ka ndodhur në Shqipëri që deputetë të një force politike të pakapur të pakorruptueshme transparente me qytetarët në lidhje me financimet do hyjë në Parlament dhe askush nuk mund ti thotë asgjë, nuk mund ta mbajë peng se jemi njerëz të ndershëm nuk kemi pasur asnjë lidhje me pushtetin e nuk i kemi shtrirë dorën askujt, nuk kemi askënd nga pas që na financon fshehurazi kjo i tremb, kjo tremb opozitën por kjo tremb edhe mazhorancën” – deklaroi kreu i Partisë Mundësia.
Agron Shehaj u shpreh i bindur në fjalën e tij se ndryshimi që partitë e vjetra nuk duan të ndodhë, do të vijë në 11 maj dhe ftoi qytetarët që ta përdorin votën për ta bërë të mundur.
“Ne jemi të vetëdijshëm që jemi në një luftë kjo është lufta për ndryshimin e këta do luftojnë përditë të gjithë bashkë për të ndaluar ndryshimin. Të gjithë, ky është vetëm fillimi se nuk kanë për ta lejuar ndryshimin, nuk e kanë me mua, e kanë me ndryshimin e kanë me ju me dëshirën tuaj për të ndryshuar.
Por ndryshimi nuk mund të vijë vete, secili të shkojë të votojë se ndryshimi nuk mund të ndalet, në 11 maj kemi mundësi të votojmë. Në media ata që janë kundër ndryshimit nxjerrin arsye pse ndryshimi është i pamundur, bëjnë listën, jo po s’ka ndodhur ndonjëherë që një parti e vogël t'ja dalë, thonë që nuk i lë Rama me kriminelët e paratë e korrupsionit, thonë që do vjedhin votat në kuti, kanë një qëllim të bindin qytetarët që ndryshimi nuk do vijë. Por ne jemi të bindur që ndryshimi do vijë e ndryshimi do fillojë në datën 11 maj” – u shpreh Shehaj.
Te dy jeni hajdute , ti je hajdut intelegjent di ta fshehesh vjedhjen , ndersa Muli eshte gomar bene nga shpella, faji eshte i drejtesi..
Bravo Gone. Numuroja te gjitha ketij shurrakut te serbo grekut. Vota ime per ty qe mban lart shqiptarizmin.
kush eshte ky shehu, nga njen, kush e njef, a ka familje prinder femije . duket si ufo, a vjen nga shtepiia e femijes nuk dijme gje per. po keshtu e a llapaj i njofim vetem nje krushk qe e futi per deputet. agron shejhaj ngjane ne flamur noken adriatik llapa ngjane albana vokshin te tjeret ngjajne ose perpiqen te baliut junior ose gaz bardhit ose flamutit. per cfare kene studiuar kane boyime akademike a po vetem etje per pushtet se keta qe jane jane ngopur e mos ikin vet te listojne cfare kane botuar pre shqiperin studime shkencore historike, ekonomike. si ina zhupen, flamut noke, edi paloqen ka me bolle,prvec qe shani si berisha e bardhi cfare te reja do sillni. na kallxoniu fmilen pastaj studimet akademiket dhe gjuhet e huaja qe dini, te paditur si analistet qe kalojne kohen ekrane as dreqit nuk i duhe. as eni vasili, as blendi fevziu nuk i duhen kerkujt gje
Vertet ska punuar asnje dite Flamut geringu por ka qene president i Republikes se Lazaratit, me drejtoreshe kulture ne kabinet kengetaren tallava qe e mori nga rruga , Greten dhe e futi ne kabinet per ti bere fresk ne pushimin e drekes kur numeronte leket qe vinin nga Republika e Lazaratit. Dihen bemat e ketij gangsteri politik qe dogji deren e kryeministrise me banditet e kurbinit dhe hyri me dhune ne drejtorine e policise Tirane per te penguar arrestimin e tyre. Dihen bemat me 3 shtepite e rrembyera tek enti i banesave ne sarande dhe vila 2 kat ne Lalez e padeklaruar sipas denoncimit te Gaz Bardhit ne parlament.
Ke info te gabuara, Muli ka qene DJ qe ne moshe te re dhe ndiqte PD neper mitingje. Ju bente muziken dhe ju ngrinte lart moralin " ish komunistave" te Berishes. Aty ka njohur Berishen dhe ngadale ngadale ka ecur ne politike me 8 klase shkolle.
cfare te rijesh jane agron shehaj a llapaj kur flasin si berisha e meta, shaqen akte rrugacerie(ne te folur) si flamur noka keta jane te rinje qe duan te hyjne ne poltik si pleq. psh si ina zhupa, elda hoti, albana vokshi, edi paloka, zhelefina, bile keta ngjajne me shume dritan shehut ne veprime e mendime bile-bile jae me te vjeter se palok. keta kryetaret e rinje flasin e sillen si kryetaret e vjeter, jane nje m.. i ndare pergjysem. asnje vote ketyre te vjeterve te partive te reja. ne te semes adriatik llapa(ilir mete), ne te semes agron shehaj(sali berisha)
sa per shehajn meqe mendon se eshte i ndryshem nga mul kari:ke shfrytezuar/skllaveruar rinine shqiptare me ate IDS-ne tende me metoda represive dhe duke shfrytezuar totalisht mosnjohjen e ligjeve nga ana e tyrepa asnhe rregull apo te drejte me pagat si i di vete zotrote .....karma do vije edhe per ty nje dite ,wait and see...