“S'më del e keqja pa hequr inspektorët nga dyert e biznesit”, Rama: Pronarja e një pastiçerie më tha 'thuaji të ikin se po mbarojnë akulloren'

25 Prill 2025, 15:29Politika TEMA
“S'më del e keqja pa hequr inspektorët nga dyert e

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u ndal sot në Shkodër në një bashkëbisedim me biznesin e vogël të rajonit për të prezantuar nismat ekonomike të qeverisë në mbështetjen e tyre.

Ndërsa prezantoi edhe në Shkodër paketën e ‘paqes fiskale’, Rama tha se nuk i del e keqja deri sa të heqë inspektorët tatimor që shkojnë në dyert e bizneseve.

"Nuk më del e keqja pa u larguar hija e inspektorëve në dyert e biznesit. Ka rënë shumë. E imagjinoj, njeriu shkon në dyqan të vet, ka 100 mijë kumrie në kokë dhe ankthi i të jetuarit me konkurrencë dhe vetëm kur të vjen njëri që nuk ka lidhje me hallet e tuaja, të thotë tani të shohim një çikë.

Tani me teknologjinë do lehtësohemi shumë në këtë aspekt. Më kujtohet një skenë me një grup inspektorësh kuisin shkuar në një pasitçeri. Më shkruan ajo zonja aty, kryeministër a mund të më ndihmosh që këta inspektorët të largohen se po mbarojnë akulloren. I çova një ikonë me të qeshur.

Më çoi një video, 4 veta në tavolinë në pastiçeri, po kishin një tas të madh me akullore, e hanin nga tasi. Njëri kishte dhe letrat e biznesit. Hanin nga tasi dhe i fliste për shifrat. Pa i hequr këta nga akullorja", tha Rama. 

3 Komente

  1. T
    Tanush

    Shume mire do besh. Keta inspektoret jane vec per te marre rryshfet.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Parku Rinia

      Qazim Mulletja(i), dora vete: "o Pa(o)lico, o Milico, o Xhandaro, o Kapterro .....!" me Kry(e)Inspektor z. Hajdari Shkelqim, njit me Zyren e vet n'Kry(e)ministri, llap e llap se: "Nuk më del e keqja pa u larguar hija e inspektorëve në dyert e biznesit. ..." -------- Ene tashi m'Fushatet or ti, osht t'u ua q...(a) hallin gju m'gju(j) e sy m'sy(j) business-it?! -------- Po kush i ka bo patronazhistat Inspektore per cdo gjo, ene per mizat? .... ----- ene, Kush i bo me me-sy atona e atana, sic bojne prej dy mujsh per me ARKETU TAKSAT per VITIN 2025 qe TANI e SA MO SHPEJT LUTNA (se asht keq puna masanej!...), te cilat normalisht duhet bussines-et do duhet t'i paguajne ne mars-prill 2026?! -------- "ME KE DO E LUFTOSH FACIZMIN (fashizmin)/MAFIEN TI ERE, ME JEBRIK T'SALEPIT EEE?"

      Përgjigjjuni
    2. P

      Lini një Përgjigje