“Kemi gati projektet e gjeneratës tjetër”, Rama: Aksi Shëngjin-Velipojë fuqizon mbështetjen e ekonomisë së Lezhës dhe Shkodrës!

25 Prill 2025, 12:03Politika TEMA
“Kemi gati projektet e gjeneratës tjetër”, Rama: Aksi

Kryeministri Edi Rama ishte paraditen e sotme në rrugën e re Shëngjin-Velipojë, në një takim me përfaqësuesit e bizneseve, ku deklaroi se “përfundimi i kësaj rruge të re është moment lehtësimi sepse me këtë rrugë i zbulojmë shqiptarëve dhe turistëve një pjesëz të magjishme Shqipërie që deri dje ishte e paaksesueshme”.

“Fuqizojmë mbështetjen e ekonomisë vendore të Lezhës e Shkodrës me këtë rrugë. Unë jam shumë optimist për stokun e projekteve të reja të sipërmarrjes në Lezhë e Shkodër, por edhe të shumëkujt tjetër, sepse janë projekte të një gjenerate tjetër në të gjitha drejtimet. Kemi mbledhur një rrjet unikal arkitektësh, të cilët do të jenë pjesë e bienales së arkitekturës në Venecia”, tha Rama.

“Synoni maksimumin e cilësisë. Ne do të jemi shumë mbështetës, por edhe shumë rigorozë për këto hapësira të reja. Kemi gabuar në zhvillimin e bregdetit tonë në të shkuarën, pa llogaritur edhe furitë e ndërtimeve absurde, të bëra në fillimet e tranzicionit. Por, duke përfituar nga eksperienca jonë, por edhe atyre që kemi tërhequr në vallen tonë të europianizimit të Shqipërisë.

Kjo është një nga zonat më të bukura të Europës, meriton një zhvillim me standardet më të larta të Europës. Nevoja për të rritur kapacitetin e furnizimit me energji është shumë e madhe dhe projekti për nënstacionin e ri në Shëngjin është gati dhe do të nisë nga ndërtimi.

Kemi edhe projektin e fuqizimit të rrjetit në alpe, që do të prekë të gjitha pikat. Kështu që, plani është që këto nënstacione të mbështesin nevojat për shumë vite, duke pasur parasysh edhe investimet e rej.

Kemi dhe projektin e lidhjes së zonës së Tales me bregdetin përmes rrugëve të brendshme. Kemi dhe bypass-in e Shëngjinit”, theksoi më tej kryeministri. 

6 Komente

  1. T
    Tina

    Po keni gabuar,sikur po jepni per Vloren leje per 37 kate,apo jane thashetheme?

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Gjithe keto cudira apo mrekullira pikerisht para 11 Majit...si ajo puna e Tik tok.....lol . = Çudi nuk flet me per aeroportin e Kukesit, per fuqizimin e mbeshtetjen e ekonomise ne Has etj. = Çunat e Hasit, kane mall per Rinasin!

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tina Hitaj.

      Po lejet ne Vlorecme 37 kate jane gabim?

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shigjetari

        Saliu me Kërricin , Mulin e kompani po thonë që nuk keni projekte , o Rame ! Po i Lulezuari bashkë me ata kryetarët e partive imagjinare , a i njohin këto projekte ? Në qse jo , pse nuk i bëni publike projektet që ti njohin dhe këta , apo keni frike mos u a vjedh Sala ? Pak më shumë transparent o Rame , se kështu i mbyllet pak goja non gratës , se për ta mbyllur për fare , as mos të të shkojë mendja . Në atë botë do pushojë goja e tij .

        Përgjigjjuni
        1. M
          Maro

          Nuk kemi uje e kanalizime. Me kembe ne toke.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Labeati

            Rruga ishte shume e mire para 10 diteve vinin shume mjete nga Lezha per ne Velipoje dhe lokalet ishin plot me njerez

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje