Çuçi: PS ka bërë transformim kolosal në Vlorë, qyteti do ketë aeroport ndërkombëtar dhe një port modern

25 Prill 2025, 11:51Politika TEMA
Çuçi: PS ka bërë transformim kolosal në Vlorë,

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim elektoral në Rajonin 5 të Vlorës, ku bashkë me kandidatët Klevis Kaso e Pirro Vengu kërkuan mbështetjen me votë në zgjedhjet e 11 majit. Duke renditur 5 arsye domethënëse përse duhet zgjedhur Partia Socialiste, Çuçi përmendi transformimin që ka pësuar Vlora, si dhe disa nga projektet madhore që do të zhvillohen gjatë mandatit të katërt.

“Shembulli më i mirë i transformimit në qeverinë e Partisë Socialistë është Vlora. Vlora është shembulli i gjallë i një transformimi kolosal si nata me ditën me atë që ka qenë dhe me atë që është sot. S’ka shqiptar që nuk e prek këtë realitet. Vlora në mandatin tjetër do të jetë një qytet me aeroport ndërkombëtar me pistën për fluturime transoqeanike. Vlora do të jetë qytet me një nga portet më modern të Mesdheut”, tha Çuçi.

Duke u ndalur te opozita, Çuçi tha se oferta e saj është një arsye më shumë për të votuar Partinë Socialiste

“Po si mund t’i vijë opozita vlonjatëve me fytyrën e Sali Berishës? Në vitin 2025 alternativa që na jep opozita është Sali Berisha. Kurse ekipi i Partisë Socialiste ka në krye kryeministrin më të mirë që ka pasur Shqipëria në gjithë këto vite shtet, që i ka kthyer dinjitetin çdo shqiptari në arenën ndërkombëtare. Sot jemi në prag të anëtarësimit në BE”, tha Çuçi.

Më tej ai vlerësoi kandidatin Klevis Kaso si një zgjedhje personale të tij në listën e kandidatëve për deputetë, por jo për mik tha Çuçi, por e zgjodhi sepse e meriton dhe se ka dëshmuar në çdo rast që është një njeri që punon dhe përkushtohet.

Mandati i katërt i duhet Partisë Socialiste tha Çuçi, për të bërë realitet aspiratën tonë të madhe për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

“Arsyeja e pestë pse shqiptarët do të votojnë Partinë Socialiste është fakti që në mandatin e ardhshëm ne do ta bëjmë Shqipërinë pjesë të familjes europiane, me të drejta të plota. Ne do të bëhemi një me Europën dhe Europa do të bëhet një me Shqipërinë”, deklaroi më tej Çuçi.

5 Komente

  1. T
    Terroristi sali akoma gjalle !

    Vlora Heroike vetem 97 mos ta haroje .... dhe e dine vete Vlonjatte per ke te Votojne .. Humbjen e pasurive te kursyhera te tyre dhe gjakederdhjen e vrasjeve nga urdheri i kriminelit penecilines sali ! qe fatekeqesisht eshte akoma i lire dhe akoma gjalle.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Terroristi sali akoma gjalle !

      Vlora Heroike vetem 97 mos ta haroje .... dhe e dine vete Vlonjatte per ke te Votojne .. Humbjen e pasurive te kursyhera te tyre dhe gjakederdhjen e vrasjeve nga urdheri i kriminelit penecilines sali ! qe fatekeqesisht eshte akoma i lire dhe akoma gjalle.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Popull

        Do votojme per kelliren Rama, Ti duhet te jesh nga ata cyryket qe thote Rama

        Përgjigjjuni
        1. P
          Ps duhet te dale ne opozite.

          Saliun do ta arrestojne ne mandatin e 16 te Rames.

          Përgjigjjuni
        2. T
          Titi

          Jo jo zoteri se Vlora nuk dote harroje dhe200,000 vete qe ju larguan gjate 12 vjeteve te qeverisjes Edit,Varferise,zhvatjes se pronave ku Vlora eshte kangrena eKadastres etj etj,Rri i qete se me dt 11 Maj nuk do ti harroje

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje