“E kam bezdi kur më thonë e ka lënë veriun”, Rama: Investimet kanë zhvilluar turizmin në zonë! Malet do t’i kthejmë si në Zvicër e Austri

25 Prill 2025, 12:23Politika TEMA
“E kam bezdi kur më thonë e ka lënë veriun”,

Kryesocialisti Edi Rama, gjatë takimit me përfaqësuesit e bizneseve në Shëngjin e Velipojë, komentoi kritikat se ka bërë më shumë investime në jug sesa në veri.

Rama përmendi investimet që janë bërë në veri, që kanë tërhequr një bum të madh turistik.

Sipas kryesocialistit, e ardhmja do të jetë ekonomia e maleve, që me investimet e reja, do të sjellë edhe më shumë turistë. 

“E kam vërtetë bezdi kur më thonë ça veriu e latë e jugun investoni. Po të shikoni se çfarë kemi bërë ne investime në zonën e veriut, e kupton se pse ka zhvillim turizmi dhe ekonomia në veri. Po ta filloj nga rruga e Valbonës dhe ta marr nga Bajram Curri, kur kemi marrë ne detyrën Bajram Curri ishte ça të të them, unë thosha se cila mund të jetë arsyeja që njeriu të rrijë këtu një minutë dhe jo më të jetojë këtu.

Sot rruga rruga e Valbonës ka gjeneruar gjithë atë turizëm, Bajram Curri është bërë qytet i vizitueshëm dhe i pëlqyeshëm. Rruga e Vermoshit, gjithë ajo rrugë nuk ekzistonte. Tamarën që ishte një vend ku vetëm plehra dhe qen dhe disa njerëz që mbijetonin. E bëmë pikë turistike që e vizitojnë të gjithë. Rruga e Dukagjinit. Shkodër dhe Velipojë nuk ishte.

Vazhdojmë me pjesën e zonës nga vijnë këta udhëheqësit e vërtetë të gjithë veriut nga Puka. Do ta prekim. Puka vetë. Po të rri në qark. Se mund të shtyhem edhe më tutje që të të flas për qarkun e Dibrës, por pjesa tjetër që do të lidhë Rrëshenin me zonën pas, rruga e Lurës dhe e Arbrit.

Është bërë një infrastrukturë sikur ka hapur qarkullimin e gjakut dhe ka dhënë gjithë energjinë në veri. Nuk ka një vend në këtë pjesë të Shqipërisë që të ndërtosh një agroturizëm dhe të mos ketë njeri se si të vijë. E dini shprehjen time, s’keni parë gjë akoma. Bregdeti është bregdet, por miniera e arit shqiptar të turizmit është çfarë ka matanë bregdetit dhe fillon nga kjo zonë deri në malet në jug.

Malet tona janë mrekulli se tjetër është mal në një shtet pa det dhe tjetër male me detin afër. Kanë filluar të huajt t’i zbulojnë por kur të fillojnë investimet me pesë yje nëpër male aty do të flasim. Do të flasim se çfarë do të jetë ekonomia e maleve. Nuk e ekzagjeroj fare Zvicër e Austri. Kjo do t’i përkasë dekadës tjetër kur të jemi edhe në BE. Kjo është e ardhmja”, u shpreh Rama.

8 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Willkommen to Tajikistan of Edvin Ramazoni!...T'kecen e syzeve te bukura, do te ngjaj si Engelsi.....lol

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vala

      Jo bezdi, por neveri duhet ta kesh, sèpse te krahasojne me kufomen e veremosur qe urdheroi bombardimin e jugut. Halet e Ballkanit shpellar.

      Përgjigjjuni
      1. k
        koment

        Monster

        Përgjigjjuni
        1. s
          sapa

          Si nuk foli nje here per ikjen e popullit te tij por vetem per te huajt qe vijne?

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bardhosh

            Duhen 5 ore te shkohet ne Puke! Duhen 2 ore te shkohet ne Has! Nga Kukesi ne Peshkopi duhet 5 ore rruge lufte me gropa… Dhe ky bazhdon e ju perkdhel…

            Përgjigjjuni
            1. B
              Biologu

              Zakonisht , drurët dekorativë , nuk i qëllon njeri me gurë . Njeriu me mënd zgjedh pemët frutore për të ngrënë .

              Përgjigjjuni
              1. n
                nji nga ata ,qe ka votuar gjithmon PS

                Tradhetare i shqiptareve ,karakter Kurve ,bes prer Shallvaredhjer ! Na bej nji nder ,Zhduku s'e nuk ta shikojm dot Surratin, o Funderine .----------------------------------------------- Shqiptare ,Votoni Partite e reja Pro Shqiptare - kurr me [ Partit proGreke PD LSI PS ]

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Ilir

                  Prodhim I punes se palodhur te shokut dhe sheet tone te ndritur katunarit sali pasqyre enjeriut te ktyre 35 viteve qe po Econ kte vend mire me mire placid maskarair sali

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje