VIDEO/ Berisha thotë se nuk kërcënon mediat; Artan Hoxha zbulon taktikat se si ish kryeministri i lufton ato

27 Shtator 2024, 12:29Politika TEMA
VIDEO/ Berisha thotë se nuk kërcënon mediat; Artan Hoxha zbulon

Në një intervistë ekskluzive për gazetën TemA, gazetari Artan Hoxha ka zbuluar edhe taktikën që ish-kryeministri ndjek në përpjekjen e tij për t’i luftuar mediat.

Hoxha iu referua disa deklaratave, ku Berisha pretendon se nuk i ka kërcënuar mediat, të cilat kanë raportuar në lidhje me hetimin e SPAK mbi përfshirjen e tij në afërën ‘Partizani’. Ai tha se ish-kryeministri ndjek të njëjtën strategji që ka ndjekur gjithmonë, e cila përfshin barrikadimin e mediave, selektimin e atyre të cilat janë më kritike ndaj tij, për të përfunduar me goidtjen një nga një të secilës prej tyre.

“Beteja e Berishës… Unë mendoj që ai përdor të njëtën formë që ka përdorur edhe në të kaluarën. Sa herë që del dhe thotë ‘unë nuk i kërcënoj mediat,’ në fakt gjëja numër një që bën Berisha [është që] i barrikadon mediat. I ndan në pro dhe kundra sepse do t’i ketë një pjesë aleatë edhe në atë luftën që [mediat] bëjnë me njëra-tjetrën. Pasi i përçan, mundohet të selektojë më problematikët. Pra, ata që mund  t’i prishin më shumë punë në imazhin publik. Dhe, pasi i selekton këta, fillon goditjen. I qëmton dhe fillon goditjen një nga një. Pra, së pari, ai do të të heqi nga ajo tufa e madhe. Do ta përgjysmojë tufën. Në momentin që e përgjysmon tufën, bën disa goditje të tjera që tufa të shpërbëhet dhe pasi e ka shpërbërë, mundohet që t’i lajë hesapet ose t’i qërojë hesapet – po përdor termat e zhanrit me të cilin merrem përditë – pra, t’i qërojë hesapet një nga një.” tha Hoxha.

Ndërkaq, në lidhje me po të njëjtën temë, Hoxha u shpreh se Berisha ka rënë viktimë e një sistemi që ka ngritur vet, pasi është pikërisht ish-kryeministri, i cili publikon gjithçka që i vjen nga ‘qytetari digjital.’

“Ajo që thotë Berisha është e drejtë. Gazetarët nuk duhet të publikojnë vetëm akuzën e prokurorit, por duhet të marrin edhe vendimin e palës tjetër. Por, ne jemi Ballkan dhe këtë standartin që e kërkon Berisha për vete, me të drejtë, s’e ka kërkuar për të tjerët. Sot Berisha është viktimë e një sistemi që e ka ngritur vet. Është njeriu që merr dhe lexon çdo rresht atje. Publikon çdo gjë që i vjen nga qytetari digjital. Pra, bën diskreditimin e gjithkujt dhe për fat të keq, sot ka rënë vet viktimë e këtij sistemi,” tha Hoxha.

3 Komente

  1. k
    korcari

    Pike per pike ate qe shohim ne realitet. Rasti i Bolinos eshte me tipiku! Po Saliu eshte njeri primitiv dhe hakmarres nuk do ti ece perhere kjo taktike prej shpellari sidomos kur ka perballe njerez te mencur!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      "Për fat të keq sot ka rënë vetë viktimë e këtij sistemi?!-habit Hoxha. Jo mo jo, duhet thënë për fat të mirë dhe jo viktimë, por që, për shkak të Karmës, e meriton. Jeta e tij, është e mbushur plot ligësi, ose më mirë me thënë që ka qenë dhe është ligësia vetë. Mesa duket Sa-lehu, i ka harruar shprehjet e urta: "Ç'të kërkosh do gjesh!", dhe se "Në këtë dynja lahen të gjitha!". Dhe kështu, më mirë që e pa qysh në gjallje fundin e tij të merituar. Sipas meje, ky është dhe dënimi më i madh për të.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Si sot te pafshim deri diten e fundit Sali

        Saliu ka marre rrugen me vrap per ne esfel te gomereve. Fundi i tij eshte i merrituar. Po e shijon ngadale nongrata shkurjen drejt ferrit. Harram qumeshti i nenes or plak kriminel dhe hajdut. Rrofte Amerika qe na e hoqi qafenkete farevte keqe.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje