Edhe pse Ervin Salianji u tregua i gatshëm për të hyrë në burg një orë e më parë, duket se përmes Partisë Demokratike kanë nisur manovrat.
Gazment Bardhi i ka shkruar sot Elisa Spiropalit ku ankohet se Prokuroria po nxitohet duke e arrestuar deputetin e dënuar për shpifje.
Ja letra e Bardhit drejtuar sot kryetares së Kuvendit:
Me një akt hakëmarrës politik, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, me vendim të datës 26 Shtator 2024, ka urdhëruar burgusjen e një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, një zyrtari të opozitës, kolegut Ervin Salianji, për një krim të pakryer dhe për një cështje të fabrikuar nga segmente të caktuara të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë. Ky akt politik dhe që cenon themelet e shtetit demokratik, prek integritetin e Kuvendit të Shqipërisë dhe cenon mandatin e një deputeti të opozitës.
Po në një procedurë ekstra ligjore, pa autorizim të Kuvendit, me një nxitim të pa shpjegueshëm, Prokuroria po ndjek procedurën për arrestimin e deputetit të opozitës. Sipas nenit 73, pika 2, “Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në cfarëdo llojë forme, apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa AUTORIZIMIN e Kuvendit”.
Këto veprime të organeve të drejtësisë, që cënojnë parimet bazë të shtetit të së drejtës, kanë krijuar një situatë alarmante të goditjes politike ndaj opozitës. Dënimi pa ligj e prova i deputetëve të opozitës, duke shpërfillur autoritetin e Kuvendit të Shqipërisë, duke shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, duke mos arsyetuar masat represive ndaj deputetëve të opozitës, është akt i paprecedentë në një shtet demokratik.
Për këtë arsye, në përputhje me nenin 73, pika 2 e Kushtetutës, dhe nenit 13 të Rregullores, kërkojmë mbledhjen urgjente të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për të rivendosur autoritetin e Kuvendit të Shqipërisë, frenimin e akteve politike ndaj deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, dhe rikthimin e kushtetutshmërisë.
Filloni sulmet, anije tona luftarake jane nisur drejt detit Adriatik.
Spiropali duhet te prese luftanijet ruse qe jane nisur drejt brigjeve te Adriatikut ...
Ore, se po më luan menç ky gagaçi! A është jurist ky, a ka qenë ministër drejtësie ky? Mjerë drejtësia me juristë të tillë. Si mo, të mblidhet Këshilli i Mandateve?! Po kur mblidhet ky? Sigurisht kur për një deputet nis hetimi penal dhe prokuroria për arste të hetimit, kërkon arrestimin apo kontrollin e banesës së tij. Po ku ndodhemi tani? Deputeti është hetuar dhe dënuar me vendim të formës së prerë dhe pas ankimimit në Gjykatën e Apelit, edhe pse kjo çuditërish e dha këtë vendim pas afro 5 vjetësh?! E tani bardhoshe, edhe pse veprimet e tua gjasme të ligjshme, duke cituar nene kushtetute e rregullore kuvebdi, jashtë kontekstit procedurial dhe momentit fakt i kryer, janë rrekje idiote për t'i treguar publikut, dmth aradhës tuaj, se po mbroni kolegun që bëni sikur u dhimbset. E dini dhe vet që jeni hipokritë, fytyra juaj e vërtetë, ndaj Salianji e ka vendin në burg një orë e më parë, bile do duhej që dje, menjëherë pas dhënies së vendimit. Ju, duke filluar qysh nesër zini rradhën për t'i bërë vizita në burg. Dhe mos harroni, që sipas adetit, t'i çoni ndonjë stekë me cigare, për respekt mundsisht dhe pùro, se për shërbime të tjera (extra), mos e çani kokën se mendon Grida për të.
Prototipi i njeriut me te peshtire kerkon te mos arrestohet menjehere, harroi ky edepsez burre , qe duartrokit kur deputetit te partise sicialiste, Sainir Tahirit ju vune hekurat menjehere pas shpalljes se vendimit?. Edhe ky maskara duhet te ishte denuar sikurse Saljeni sepse bashke e thuren ate skenar te ndyre.
Pse arrestojne te parin Salianin dhe nuk arrestojne Gaz Bardhin , organizatorin e vrasesjes?
O bardha edhe ja fute dhe e mer me te mire
dhe ti njelloje si te tjeret