“Zanafilla e historisë së Babales është Shërbimi Informativ” - Artan Hoxha jep detaje për akuzën ndaj Salianjit

27 Shtator 2024, 09:27Politika TEMA
“Zanafilla e historisë së Babales është Shërbimi

Gazetari investigativ Artan Hoxha, duke analizuar vendimin e Gjykatës së Apelit, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit”, se në këtë histori zanafilla është Shërbimi Informativ. SHIK-un e drejtonte Visho Ajazi. Në kulmin e kësaj historie ai u bë ambasador. Regjistrimi që ka bërë Babalja është bërë me makinë të SHIK-ut.

“Kur një njeri përfundon në burg, qoftë edhe qytetar i thjeshtë, jo më deputet, politikan, personazh i rëndësishëm i opozitës, merr një vendim të tillë, sikur edhe vetëm dënimi, edhe me kusht do të ishte e rëndë, sepse do ti ndërpriste karrierën dhe do ta nxirrte nga loja, një personazh që është një drejtues qarku sot për PD.

Gjykata e Apelit e la në fuqi vendimin e shkallës së parë. Është dënuar edhe një kolegu ynë, gazetari Olldashi, dënuar me 100 orë punë.

Pra është edhe gazetari brenda, ky nuk është një lajm i mirë për të gjithë ne. Sot ndodhemi para faktit të kryer, procesi ka zgjatur shumë ne apel. Kjo do të jetë seanca e dhjetë.

Se çfarë përfundimi do të kishte, e tha Rama në Kuvend, ku iu drejtua deputetit Bardhi dhe pastaj i dha përgjigje zoti Salianji.

Pak a shumë u duk sikur zoti Rama e dinte vendimin që do të merrej.

Flasim gjashtë vite pasi ka ndodhur ngjarja. Sot po merremi me pasojën.

Nga ajo kohë, ministri dha dorëheqjen. Vëllai vajti vullnetarisht në Itali, bëri burgun dhe u kthye. Pra kanë rrjedhur shumë ujra nga ajo kohë.

Aty ku u kap gjykata, nuk mendoj se kishte nevojë për një vendim kaq ekstrem. Kjo e bën më të rëndë këtë ditë.

Unë mendoj se zoti Salianji u bën punë të dyja palëve i burgosur. Opozita e bën hero, nga ana tjetër, kryeministrit i duhej një shembull se çfarë e gjen atë që guxon të merret me qeverisjen dhe problematikat që ka qeveria.

Çështja nuk është gjykuar nëse denoncimi i zotit Salianji është apo jo i vërtetë. Procesi ka kapur një moment, si është servirur regjistrimi në të cilin pretendohej se është vëllai i ministrit të brendshëm, në një aferë për trafikun e narkotikëve.

Agron Xhafaj ishte i dënuar dhe kishte historik të tillë, fillonte që nga vitet 2000. Ai kishte dënim në Itali, por Italia ka politikë penale, që nuk i aktivizojnë në kërkim ndërkombëtar.

Nuk e kanë çuar vendimin në Interpol.

Kishim të bënim me një ministër që zuri vendin e zotit Tahiri, i cili bëri disa operacione, që Rama e etiketoi “qëllon me gur çatinë e shtëpisë së vet”.

Në këtë histori zanafilla është Shërbimi Informativ. SHIK-un e drejtonte Visho Ajazi. Në kulmin e kësaj historie ai u bë ambasador.  Regjistrimi që ka bërë Babalja është bërë me makinë të SHIK-ut.

SHISH ka ngritur dy grupe, një brenda në lokal dhe tjetri që e çoi Babalen te lokali. Këta që e cuan ndenjën jashtë.

Ai hyn, bën takimin dhe thotë takova Agron Xhafën. Ndërkohë çifti që ishte brenda pa që takoi Alizotin dhe jo Agron Xhafën.

Deri në këtë moment, nuk është Salianji këtu. Provën nuk e ka fabrikuar Salianji. Salianji hyn në lojë në momentin që ky regjistrimi, pasi e ndërpreu shërbimin, Babalja vete dhe gjen kanale për ta çuar te PD.

Pozita e Salianjit, sipas vendimit të gjykatës rëndohet te pjesa që ka marrë mbi një provë të paqenë, krijoi përshtjellimin.

Vëllai i Ministrit të Brendshëm u paraqit në burgun e Romës dhe bëri burgun.

Kur jepen vendime të Apelit, i pandehuri merret menjëherë, madje arrestohet edhe në sallë të gjyqit. Kur dënohesh nuk ke më imunitet”-tha Hoxha.

12 Komente

  1. A
    Adem

    kush shpif -- denohet. nje rrugac nga katundi shet p.rdhe dhe vjell vrer per 6 vjet rresht. Siguridsht laraska hu me hu, dikur do ti hyje huri ne b....

    Përgjigjjuni
    1. j
      jevgu

      Po mire mer kokmish e dike ti dhe nuk e dinte bythqiri qe regjistrimi nuk ishte solid? para se te vi lajmi tek ty ka kalu neper 10-15 kafe dhe keto gjera dihen qe loja ka risk dhe njekohesisht gazetaret perdoren sistematikisht ne menyre shembullore qe te krijohet skena qe duhet. Kjo eshte teper e rendomte me te gjithe gazetret e rraces se ketij sepse jane naive dhe te pafte per te marre info korrekte dhe shendrohen ne fallxhore patologjik. Nje denoncim duhet te kete fakte dhe deshmitare dhe kjo eshte ABC-ja e journalism cdo gje tjeter nuk ka vlere.

      Përgjigjjuni
    2. L
      Labi

      E kane denuar pak,kshu behet mesim per te tjeret kur te flasin ta kalojn fjalen nga koka jo nga bytha.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hasan Spahiu.

        Artan,ta kam thene me kohe,ti je zedhenes i krimit te organizuara.I di gjerat se Ke lidhjet e tua te infiltruara deri ne SHISH.Sot te duhet mbrojtja e Salijanit,se te preket agjenturat personale.Salijanit iu vertetua qe vidioregjistrimi ishte fallso.Se dyti ,nuk mbaj une pergjegjesi se cbeni vellain im.Se treti,kur nuk Ka kerkim nderkombetar,nga ta di une se cbeni vellain,apo cka bere?Denoncimit Ka qene i shkruar i zeze mbi te bardhe:- FatmirvChafa bashkepunon me vellain e tij per trafik droge.Edhe provato e paraqitura kete synonin te Vertetimin.Nese Ke dijeni,faktet,roba se ish drejtori i SHISH eshte organizator i kesaj loje jepi,beji publike,denonco SHJSH si fabrikues i provave te rreme me rrjetet e saj agjenturore.Kjo perbene Jo vetem krim si fabrikim i provave te rreme,por Edhe Shperdorim detyren ,per te cilen Visho Ajazi qe ti akuzon duhet te mbajne pergjegjesi.Ti,Artan Hoxha je mbrojtjes i krimit,ndaj duhet te japesh shpjegime para SPAK.Ti,qe i di kaq holle gjerat je bashkepuntor ne kete ngjarjet.Mos vazhdon te mbrohesh me te drejten e gazetarit per lirine e shpifjes.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tironsi

          Hasono, t'modh e paske inotin. Pi uthull molle se t'bo mir. Mos harro me morr ilacet.

          Përgjigjjuni
        2. S
          Skraparliu

          Po mire o Shef Artan Hoxha deri dje nuk ke lene studio bile ke debatuar ne studio me Salijanin se ky ka shpifur ka bere kallzim te remem nga dele tani qe Salianji eshte viktime e systemit cfare bere ti si gazetar investifgativ perse nuk e sqarove opinion in po del tani dhe na e bene viktime kur ti vete e ke zhytur me mendimet e tua I thone nje fjale shef TANI,O DHITE MBA OSE DHITE DHE HA,edhe ti nuk na dole burre I mire eshte miku I Likes dhe Grides te takone ta dredhesh fjalen o she TANI

          Përgjigjjuni
          1. S
            Skraparliu

            Po mire o Shef Artan Hoxha deri dje nuk ke lene studio bile ke debatuar ne studio me Salijanin se ky ka shpifur ka bere kallzim te remem nga dele tani qe Salianji eshte viktime e systemit cfare bere ti si gazetar investifgativ perse nuk e sqarove opinion in po del tani dhe na e bene viktime kur ti vete e ke zhytur me mendimet e tua I thone nje fjale shef TANI,O DHITE MBA OSE DHITE DHE HA,edhe ti nuk na dole burre I mire eshte miku I Likes dhe Grides te takone ta dredhesh fjalen o she TANI

            Përgjigjjuni
            1. S
              Skraparliu

              Po mire o Shef Artan Hoxha deri dje nuk ke lene studio bile ke debatuar ne studio me Salijanin se ky ka shpifur ka bere kallzim te remem nga dele tani qe Salianji eshte viktime e systemit cfare bere ti si gazetar investifgativ perse nuk e sqarove opinion in po del tani dhe na e bene viktime kur ti vete e ke zhytur me mendimet e tua I thone nje fjale shef TANI,O DHITE MBA OSE DHITE DHE HA,edhe ti nuk na dole burre I mire eshte miku I Likes dhe Grides te takone ta dredhesh fjalen o she TANI

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zot na fal cfare ke krijuar !

                Je i ndyre spiuni Hoxha

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Niku

                  Keta jane budallenj me gjithe mend, apo bejne vete? Eshte turp te dalesh ne TV dhe te flasesh si me te meta mendore. Denimi nuk erdhi se folen per vellain e Xhafes, por sepse shpifen, o rrote kari. E quan dhe Olldashin gazetar, tjeter loqe ai.

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Jim

                    Ke filluar te meresh me politike jo te besh analize te problemeve Ai ka kryer nje veper penale pse duhet mbrojtur A themi te gjithe te barsbarte para ligjit!

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      sali

                      Idiot gazetar,Si mundet te llogjikohet keshtu,Po sikur ky apo te tejere qe shpifin nga mengjesi ne darke se u ka dale friki do shpifnin per kete me akuza qe dhe mund ta burgosnin e shkateronin jeten do ishte dakort ky ryp

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje