"Ç'lidhje ka familja juaj me Fazlliç?" - Ylli Rakipi i nxjerr Argitës videon ku Berisha mbron Damir Fazlliç. Ajo ia ngec përgjegjësinë të shoqit: Unë jo, Jamarbëri po, ka shitur toka

27 Shtator 2024, 09:02Politika TEMA
"Ç'lidhje ka familja juaj me Fazlliç?" - Ylli

Një nga pikatat në dosjen e SPAK ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit është biznesmeni Damir Fazlliç, i cili dikur është konsideruar si mik familje nga Sali Berisha, ndërkohë që dhëndri i tij ka qenë në marrëdhënie biznesi me të, siç e pranoi edhe Argita Malltezi në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, kur tha se Jamarbër Malltezi i ka shitur toka në Porto Romano Falzlliç. 

Ylli Rakipi e ka pyetur Malltezin për raportet e familjes Berisha me Fazlliç. Në emision u shfaq edhe një video ku Sali Berisha e mbronte Fazllic publikisht kur prokuroria shqiptare kishte nisur një hetim ndaj tij. 

Ylli Rakipi: Cila ka qenë marrëdhënie juaj dhe e familjes tuaj me biznesmenin Fazlliç? A e keni përfaqësuar ju ata me firmën tuaj ligjore? 

Argita Malltezi:  Nuk më kujtohet të kem bërë ndonjë shërbim ligjor. Mund të kem dërguar ndonjë njeri të zyrës për në QKB. E kam takuar, e dija cfarë biznesi do të bënte.

Ylli Rakipi: Ju keni bërë biznes me të?

Argita Malltezi: Unë jo, Jamarbëri po, ka shitur toka.

Ylli Rakipi: SPAK pretendon se keni blerë toka dhe ia keni shitur me çmim më të lartë Fazlliç. 

Argita Malltezi: Damir Fazlliç ka blerë tokë që ishte në zonën që kishte miratuar Nano dhe pjesërisht jashtë kësaj. Pse ishte fakt i ditur që zona do të zgjerohej? Ka ekzistuar një plan biznesi që qartazi në plan biznes shkruajnë, zona ka potencial për t’u zgjeruar sepse duhet të përballojë nevojat për depozita nafte. Pati dyndje të njerëzve që blinin në atë zonë. Fazlliç bleu 14 hektarë, nga të cilat një pjesë ishin brenda. Parku u shtua me 950 hektarë, toka e tij ishte në mes.

Ylli Rakipi: Berisha e ka mbrojtur Fazllicin edhe nga prokuroria e Shqipërisë. Ja ta ndjekim! Pra ishte një kronikë e kohës ku doktori e mbron fort Damir Fazllicin.

Argita Malltezi: Ajo që ndodhi atëherë, Damir Fazllic ishte duke ikur dhe prokuroria u shfaq në aeroport pa mandat arresti. Ky reagim korrespondon në mbrojtjen e këtyre standardeve. Nuk ka lidhje me dosjen Partizani.

10 Komente

  1. P
    POPULLI SI HA KËTO KUMBULLA.

    Filmat bajat te Ylli Rakipit, nuk i prekin shqiptaret . Shume shume , ca militant pedeista emocionojne. Rakipi , ky besnik i Berishizmit( qe nga koha e pordhes), ka treguar se servilizmi, frika , interesi kane qene kostumi i tij.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Per Shqipërinë më mirë të na kishte rënë mortaja sesa na ra familja maloke hajdute , e korruptuar dhe non grata universale. Nga mortaja, ata qe nuk vdesin , sherohen. Nga malokët nuk ekzistojnë ilaçe që sherojnë.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sylvinjo

        hahahahahahahaha Ylli eshte komplet rrot gomari. ben pyetje qe nuk kane lidhje me ceshtjen . Budalleqeve te Ylli Rakipit , ja ka kthyer pergjigjen tamam Argita

        Përgjigjjuni
        1. p
          prec ulaj

          Mona po fut ne burg Liken, Argita po ja ngarkon te gjitha blerjet dhe shitjet burrit, po ja fut. Ka kercit gallata.

          Përgjigjjuni
    2. S
      Shkembi

      Te dhjefsha drejtesine tone qe pretending te gjykoje keta vampire e ghakare te perbindeshmen. Eshte nderin e saj tavheq qafe, duke kerkuar gjykim nderkombetare te jesaj dosje

      Përgjigjjuni
      1. P
        Plehrat qe nuk pendohen per krimet !

        Kjo eshte e pafajshme.....se kishin krijuar ne Opionin friken ne popull dhe neper zyra ! se keta muterit lepurin e kishin patur 50 vite ne bark ne kohen e komunizmit.....por sapo Ramizi plehra me Xhelili ja afroi Serbit sali spiun per te mare frenat ne dore....dhe Femijet u gezuan..... se ishin pake si te Rinje ne moshe atehere ...... por mendonin te ardhmen si Milionere qe e hariten me krimet qe beri babai i tyre kriminel sali.....keta si bashkepuntore si nuk kane faje qe ndimuan babain e tyre kriminel....

        Përgjigjjuni
        1. P
          Plehrat qe nuk pendohen per krimet !

          Kjo eshte e pafajshme.....se kishin krijuar ne Opionin friken ne popull dhe neper zyra ! se keta muterit lepurin e kishin patur 50 vite ne bark ne kohen e komunizmit.....por sapo Ramizi plehra me Xhelili ja afroi Serbit sali spiun per te mare frenat ne dore....dhe Femijet u gezuan..... se ishin pake si te Rinje ne moshe atehere ...... por mendonin te ardhmen si Milionere qe e hariten me krimet qe beri babai i tyre kriminel sali.....keta si bashkepuntore si nuk kane faje qe ndimuan babain e tyre kriminel....

          Përgjigjjuni
          1. D
            Daullxhiu

            Po mi gita po, ti je yll ske vjedhur fare, ai eshte pisi i familjes abi.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Trapajane hesapi

              " une Jo,ai po'" Po ti a je perfituese Je gruaja e tij.Cili eshte roli YT ne kete tregeti toke?Nuk po them grabitje,por tregeti.

              Përgjigjjuni
              1. R
                RAIFI

                Për faqe të zez:një histori të tërë Shqipëria e lidhur më serb:Esat Pashë Toptani agjent e bashkëpunëtor i serbve në dëm të tokavd shqiptare,Zogune këthyen serbët në pushtet pas lëshimeve që u bëri,Enver Hoxha me Milladin e Tito,Fatos Nano me Mollosheviq në Kret,plane anti shqiptare,Salihu me Fazlliç,me ser të tjerë,Edi Rama me Vuçiq përseri kunder interesave shqiptare.Ndoshta po u pengon Kosova që është në mes të Serbisë e Shqipërisë se kjo e fundit kaher do i bashkohej vullnetarisht Serbisë.Sot sherbimet serbe udhëheqin të gjithë jetën në Shqipëri dhe shtypi serb tani po shkruan së shpejti do kemi detin ton serb,Drac, Durrës.Thon njerzit mos bëni përqarje,po mirë të mos i thomi këto të verteta.Nëse ka ndonjë të pa vertet a shpifje në këtë që shkruajta ma thuani u kërkoi falje por jo agjentet serb e flliqtanët anti shqiptar të shajnë e të tregojnë nivelin prej halabaku.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje