Ndoshta është cinike të themi që Berisha ka ndërhyrë për t'a dënuar Salianjin, por dënimi i Salianjit, më shumë se kujtdo tjetër, i intereson Berishës.
Së pari, teston PD-në e drobitur se si mund t'a përdorë kur të dënohet vetë bashkë me dhëndrin zëhollë.
Së dyti, zhvendos vëmendjen nga dosja e tij e korrupsionit, faktet e të cilës kanë tronditur një pjesë të demokratëve.
Së treti, krijon një vend bosh në listën e kandidatëve për deputetë (në zonën e sigurisë).
Së katërti, dënimi i Salianjit nga gjyqtarët që i dhanë vulën Berishës po përdoret nga ky i fundit në funksion të retorikës 'për të burgosurit politik' në radhët e opozitës, për të lehtësuar peshën e dënimit të tij të mundshëm për korrupsion.
Së pesti, Sali Berisha ishte në dijeni të mbështjes së Metës ndaj Salianjit si kandidat i mundshëm i opozitës për kryeministër.
Së gjashti, Salianji ishte kundër planit të Berishës për t'i trashëguar PD-në Argitës.
Së shtati, Berisha do t'a përdorë dënimin e Salianjit për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve. (Adriatik Doçi)
Bravo .llogjika te sakta.Saliu e di se me cfare ka bere ne shkaterimin e ekonomise kombetare te spostohet vemrndja nga ai.Tani vazhdon ka shpifur e shpif shume purteka e holle gaz bardhi me duket se e mbushur kupen.Tani ne e dime se e ka nga halli ka kruarje te madhe nga samari here me bashen here me saline here i quan heronj shune here shkaterues te pd se.Ai eshte purteke e holle nuk ka shtylle besoj shume shpejt doe gjeje gropen vete.
Adriatikn , si gjithmone ne lartesine e duhur ...
Harove të 8-tën dhe kryesoren , “8 JANARIN”që e detyroi t’ë strehoej në banjat e SHQUP-it , këtë s’ja haron kollaj doktori , atij dhe atij tjetrit që j’a kujtoi se është BABI i Zenit .
Bravo Adriatik, smart brain, gjithmone i sakte , exelenent. Asgje per te shtuar.