Argita dhe Jamarbër Malltezi kanë paditur prokurorët dhe gjykatësit e strukturës së posaçme.
Konkretisht, në padinë e parë, Argita Malltezi kërkon ndjekjen penale për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, “Kryerja e veprimeve arbitrare”, “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme” kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 248, 250, 251 dhe 25 i Kodit Penal të shtetasve:
-Enkeleda Millona, prokurore në Prokurorinë e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë.
-Arben Kraja, prokuror në Prokurorinë e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë.
-Irena Gjoka, gjyqtare në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
-Ilirjana Olldashi, gjyqtare në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Argita Malltezi e ka depozituar padinë pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Padia është depozituar nga ajo, si vajza e kreut të opozitës shqiptare, i cili aktualisht është i pandehur nga Prokuroria e Posaçme.
Ndërkohë padia e dytë është depozituar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë nga Jamërbër Malltezi.
Ai kërkon ndjekjen penale për veprën penale “Fillimi i paligjshëm i ndjekjes penale” parashikuar nga neni 313 i K.Penal, “Falsifikimi i dokumenteve” i parashikuar nga neni 186/3 I K.Penal, të kryera në bashkëpunim, sipas nenit 25 të Kodit Penal, të shtetasve:
-Enkeleda Millona, prokurore në Prokurorinë e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
-Arben Kraja, prokuror në Prokurorinë e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Ironia është se kallëzimi penal bëhet në prokurorinë, e cila akuzohet nga familja Berisha, si e kapur nga Rama.
Kjo tregon se eshte injorante. Gjykata eshte organ juridik kushtetues dhe jo si kur si i plepave.
Bravo Argita, pa nje aktakuze tuajen ne nuk mund te nderhyjme me trupat dhe armet tona.
Padite jane vetem sinjali i sulmit te papare deri me sot ne Albanistan qe vitit 1997 do t'u duket shqiptareve parajse.
Po ik moj dhemcakalle e neveritur, po nuk e sheh qe po zien Shqiperia kur mori vesh se perbindeshi i vicidolit Hu Xhintao 80 vjecar , sheiku taliban i Ballkanit paska 13 vila brenda dhe jashte vendit deri ne vile 2 kat ne Gjermani per mbesen 17 vjecare dhe pasuri 35 milion euro ne menaxhim nga bin laden al abi Malltezi supermafiozi me ze gruaje dhe republike ne koke.
Berishët humbën 'gjyqin' me popullin e tyre, për pasojë edhe dinjitetin Pas 30 vjetësh në politikë, nga të cilat gjysmën e tyre në pushtet, Sali Berisha duke folur në emër të tij dhe të familjarëve, deklaroi se do t`i drejtohet një gjykate të huaj, i mbrojtur nga një avokat i huaj, për të mbrojtur dinjitetin e tij dhe të familjes karshi shqiptarëve. E thënë kështu, tingëllon sureale! Së pari, dinjitetin karshi popullit tënd nuk mund të ta kthejë një vendim gjykate…për më tepër e huaj. Së dyti, dinjiteti nuk mund të mbrohet nga një avokat…I huaj edhe ky, sado i famshëm dhe i shtrenjtë qoftë. Së treti, dinjiteti fitohet me kohë, madje me shumë kohë. Ai jepet nga verdikti i popullit të cilit i takon. Berishët janë shpallur “non grata”, e thënë shqip “të padëshirueshëm” nga Amerika, pasi janë etiketuar si një familje e cila ka përfituar nga “korrupsion i rëndësishëm” dhe “abuzimi me fondet publike”, e thënë troç, si një familje që ka vjedhur popullin e vet. Ata janë shpallur gjithashtu “të padëshirueshëm” për Amerikën pasi kanë cënuar normat dhe themelet e demokracisë. Pra për amerikanët, një familje e tillë është potencialisht e rrezikshme dhe ata nuk e pranojnë atë. Po për shqiptarët? Përpara amerikanëve në kohë, Berishët janë shpallur “non grata” ose “të padëshirueshëm” nga vetë shqiptarët. Madje pyetja që qarkulloi rëndom këto ditë në opinionin publik është “përse kaq vonë”, “pse u kujtuan tani”? Nëqoftëse për amerikanët rasti i familjes Berisha është një rast flagrant parimor, për shqiptarët është rasti i vjedhjes së përditshme, të përmuajshme dhe të përvitshme gjatë pushtetit të tyre. Është rasti kur shteti ulet në gjunjë dhe vihet në shërbim të një familje, duke na kujtuar rastet e ngjashme të regjimeve të vendeve Arabe dhe të Lindjes, të cilat u përfshinë në “Pranverën Arabe”, nga e cila familjet simotra morrën arratinë. Në raste të ngjashme edhe zgjidhjet janë të ngjashme. Shqipëria është vend i vogël. Fjalët qarkullojnë shpejt. Të vërtetat nuk kanë nevojë për proçese gjyqësore dhe vendime gjykatash. Ato dihen nga të gjithë! Ato shihen nga të gjithë! Shqiptarët, në dallim nga amerikanët që jetojnë në kontinentin tjetër dhe që e kanë me të dëgjuar apo me të mësuar nëpërmjet kabllogramesh korrupsionin familjar bBerishian, janë dëshmitarë të gjallë të metamorfozës që pësuan familjarët “e padëshirueshëm” si rezultat i këtij korrupsioni dhe të pushtetit absolut, i cili garantohet me të gjitha format, me nënshtrim, me dhunë, edhe me vrasje. Shqiptarët e kanë dhënë Vendimin e tyre nëpërmjet Gjyqit Popullor. Ai është i formës së prerë! Në zgjedhjet e 2013-ës, Berishët u dënuan me “1 milion shuplaka” dhe humbën pushtetin. Në zgjedhjet e 2021, edhe pas 8 vjetësh opozitë, shqiptarët ja mohuan sërish pushtetin Partisë Demokratike, pikërisht sepse në vendet e para të listës së deputetëve ndodhej ai, Berisha, si një kërcënim i drejtpërdrejtë i rikthimit në pushtet të tyre, Berishëve. Edhe nëqoftëse Berishët e fitojnë gjyqin në vendin e huaj (paraja e ngre ujin përpjetë), ata e kanë humbur tashmë “gjyqin” me popullin e tyre. Sido që të jetë Vendimi i gjykatës së huaj, dinjitetin para shqiptarëve, Berishët nuk e blejnë dot me paratë e vjedhura shqiptarëve.
Rajmond Cimbi, hajduti me i madh i Shendetesise, krahu i djathte i hajdutit me te madh ne historine e shtetit shqiptar komenton kunder korrupsionit. Ky eshte kulmi. Kush e njeh kete sharlatan nuk do e besoje qe eshte ai qe shkruan
Bir selman i nenes ke te qash me pare, nje kishe burre e nje e kishe babe!