VIDEO/ In Memoriam: 11 vite nga ikja tragjike e Sokol Olldashit

20 Nëntor 2024, 19:17Politika TEMA
VIDEO/ In Memoriam: 11 vite nga ikja tragjike e Sokol Olldashit

Një muaj para se të mbushte 41 vjeç, 11 vite më parë, Sokol Olldashi humbi jetën në një aksident rrugor.

Rrugëtimi tij politik u ndoq vijimisht nga prozhektorët mediatikë dhe kundërshtarët politikë për shkak të modelit që ofroi, sikundër për faktin se i ngjiti shkallët e karrierës hap pas hapi, nga anëtar i thjeshtë i PD-së, kryetar i Forumit Rinor, deputet dhe ministër.

Me eksperiencën e gazetarit, mision që e ushtroi deri në vitin 2002, i ndjeri, diti të përcjellë tek publiku mesazhet e tij politike dhe staturën e një politikani të veçantë të së Djathtës dhe jo vetëm.

Sfida dhe maturia e drejtimit të komisionit hetimor parlamentar për ish-kryebashkiakun e Tiranës tani kryeministër, Edi Rama, ishte një moment që tregoi se ardhmëria e tij politike kishte projeksione të larta.

Me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, në vitin 2005, Olldashit iu besua drejtimi i Ministrisë së Brendshme.

Karriera e tij do të merrte tjetër kah me pjesëmarrjen në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, në vendoret 2007.

Edhe pse e humbi garën me rivalin Rama, e vlerësoi procesin si shënjues për rritjen e tij politike, por edhe shprehje e një kulture të re zgjedhore, të cilën do ta vijonte si ministër i Transportit.

Me humbjen e Partisë Demokratike në parlamentaret 2013, kryetari Sali Berisha dha dorëheqjen. Sokol Olldashi vendosi të garojë për postin e kryetarit të kësaj force politike përballë Lulzim Bashës. Olldashi e kritikoi procesin, prej të cilit doli fitues rivali i tij.

Si deputet i Partisë Demokratike, aulën e Parlamentit e shfrytëzoi për t‘i dhënë zë fenomeneve shqetësuese, si shitblerja e votës.

Fjalimi i vjeshtës 2013, i cili konsiderohet si më i spikaturi i Sokol Olldashit, ishte ndër të fundit që ai i la politikës shqiptare, për shkak se ndërroi jetë në një aksident tragjik pak muaj pas asaj seance plenare, mbrëmjen e 20 nëntorit 2013.

Për familjarët, Olldashi është njeriu i pazëvendësueshëm, por e njëjta gjë vlen edhe për familjen e tij politike. Demokratët që e njohën thonë se ishte një guidë mes gazetarisë e politikës dhe se mungesa i ndihet jo vetëm për angazhimin e tij politik dhe publik, por edhe tek bisedat e përditshme me ta, për çështje përtej politikës së ditës, për poezinë apo muzikën, pasionet e tij të hershme.

9 Komente

  1. D
    Dardan

    Sokoli iku per mendjen e kokes, nuk e mori vesh se ligjin ne PD e bente dhe e ben Salih Vuk Berisha.

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Ypupop

      I nderuar Dardan, per bemat e Berishes mund te flasim me dite e jave pa nderprerje, por Olldashin e mori ne qafe koka poshte. Kjo eshte e verteta.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiptar

        Apsolutisht kjo eshtë e vërteta!

        Përgjigjjuni
    2. 1
      1

      Qe iku i ri te vjen keq,por mos e himnizoni.Ishte po kaq i keq sa dhe Saliu.Vetem shprehja e tij qe Saliu vrau 3 veta ne bulevard ,une do vrisja 300 i thote te gjitha.Iku me turp jo si politikan por si degjenerate.Tahiri te pakten i beri nder.I mbuloi vdekjen e turpeshme.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kadriu

        I pari te tuneli i Kerrabes shkoi Gramoz Ruci...

        Përgjigjjuni
      2. 2
        2

        Je I sakte 1. Na cane bythen me shpalljen hero te lloj lloj pizevengu e horri rruge. Ishte nje rrugac dhe shkoj per dhjame qeni. Kaq. Haj tung

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kutuzovi

          Eh more Sokol ! si ike si qeni ne vresht. T'i ktheu Saliu patkonjet nga dielli. Po pse o lumadh nuk te punoi nje çik mendja.? Ti e dinje se Saliu eshte i hurit dhe i litarit. Ai per interesat e tija personale vret edhe te shoqen,Lirin dhe jo me ty. Megjitheate edhe ti njesoj si Saliu je. I keq. Nuk te erdhi keq fare per ata 4 qe vrau Saliu ne protesten e 21 Janarit te cilet ishin me duar ne xhepa. Siç deklarove edhe vete se do vrisje me shume se Saliu. Te zuri gjynahu i tyre.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Alpini

            E zuri mallkimi se nxorri ne rruge 3 mije familje dhe ishte mesi dimrit.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqiptar

              I pëlqente shum ???? dhe att shkoi siç e meritonte.Pik!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje