Spahiu: Meta dhe Monika duhet ishin larguar vetë nga politika në 21 Janar pas videos me Dritan Priftin

20 Nëntor 2024, 18:02Politika TEMA
Spahiu: Meta dhe Monika duhet ishin larguar vetë nga politika në 21

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi sekuestrimin e dy vilave të Monika Kryemadhit në 'Kodrën e Diellit' në Tiranë në vijim të hetimit pasuror ndaj saj dhe Ilir Metës.

Spahiu tha në 'Studio Live' në Report TV se Meta dhe Kryemadhi duhet të ishin larguar nga politika pas 21 janarit 2011. 

''Edhe në deklaratat e tij e pranon se janë bërë këto veprime, por thotë se nuk ka përgjegjësi, por Monika dhe vjehrra. E pranon dhe rëndon pozitën e ish bashkëshortes. Ilir Meta duhet të ishte larguar nga politika 13 vite më parë.

Pas 21 janarit të dy me Kryemadhin duhet të ishin larguar nga skena politike,. Qëndrimi në politikë ishte delir, ose për tu mbrojtur, për imunitet që ia garantoi Berisha dhe Rama për të qenë në pozitat më të larta.

Nëse do ishte larguar në 21 janar, nuk do ishin tashmë një varg çështjesh penale. Moralisht dhe psikikisht situata e tij ka dalë jashtë kontrollit. Rekomandimi më miqësor do ishte të heshtte, vetëm ashtu do ndihmonte veten'', tha Spahiu. 

 

3 Komente

  1. D
    Drejtesia sheron plaget e popullit

    I pamoralshmi dhe e pamoralshmia nuk mundet ta benin ate akt: Heqjen dore nga politika pas ngjarjeve te 21 Janarit! Jane dhe mbeten pisa! Cdo dite na dalin neper ekrane dhe bejne ''viktimen''! Akoma duan te shfaqen si ''engjej,,! Te çmendur dhe te rrezikshem! Drejtesia sheron plaget e popullit.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Alpini

      Po ky Kreshniku pse iku nga politika?

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hekuran Mimi ..... Bitinckë

        Shkërdhata, putana, fëlliqësira plehra " bio"

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje