Fushata, PS përforcon Tiranën! Blendi Gonxhja lë Dibrën për Kombinatin!

20 Nëntor 2024, 15:51Politika TEMA
Fushata, PS përforcon Tiranën! Blendi Gonxhja lë Dibrën

Partia Socialiste mund të ndryshojë sërish drejtuesit e fushatës nëpër qarqe për të maksimalizuar votën në favor të saj në zgjedhjet e radhës parlamentare.

Mazhoranca qeverisëse nuk llogarit fitoren në disa zona të vendit, ku ka pasur veç investimeve ekonomike edhe angazhimin politik dhe shpërndarjen strukturore të partisë derë më derë.

Socialistët do të përqëndrojnë fushatën në zonat e populluara dhe qarqet që nxjerrin më shumë mandate. Kryeqarku në këtë rast është Tirana, që në zgjedhjet e pritshme të majit do të ketë të paktën 36 mandate.

Fushata në Tiranë aktualisht i është besuar Elisa Spiropalit, Erion Veliajt dhe Ogerta Manastirliut.

Por, burime të Voxnews.al pohojnë se radhët e drejtuesve të PS-së në kryeqytet mund të përforcohen edhe me transferimin e Blendi Gonxhjas, që prej shtatorit është drejtues qarku në Dibër.

Gonxhja, do të angazhohet në njësinë numër 6 të kryeqytetit, që përfshin zonën e Kombinatit. Në këtë njësi, aktualisht është e caktuar Ogerta Manastirliu.

Burimet saktësojnë se Gonxhja do të angazhohet në të gjithë qarkun e Tiranës, por me theks në zonën e Kombinatit.

Zyrtarizimi i këtyre ndryshimeve mund të kërkojë disa ditë, apo javë, por burimet brenda socialistëve theksojnë se lëvizjet bëhen në kuadër të nevojës për të fuqizuar fushatën në qarkun e Tiranës.

9 Komente

  1. S
    Skapi

    Kane perforecu Kombinatin ku jetojne gjithe komunistet edhe ia kane var trapin Dibres ku jetojne demokratet. Cfare titulli hahaha

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlora

      Perforcime pasi Lali Eri shkon tek 313.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shiste fiq nje here

      Pasi e shkateruan Kombinatin, bythqiret e PS duan te marin votat atje. Çoni lali karin qe te beje propagande ne Kombinat, krye hajdutin dhe njeriu me i peshtire si nga pamja fizike dhe nga ana sociale. BTW, jo se PD ka idiote me te mire per tu zgjdhur.

      Përgjigjjuni
      1. Hapni rrugen e zhvillimit

        Haha Haha demokratet ne Diber atje 65 perq jane te majte

        Përgjigjjuni
        1. c
          ce

          Po e keni te sigurte Tiranen bile ne Tirane merrni mbi 24 mandate tani qe sekti mafioz kanceroz lesheli iku per lesh dhe imam haxhi dede sali dumbaba me 40 hajdute ne ditet e fundit te Pompeut.

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cfare te bej

            Njerezit qe sjellin ndryshim e perparim ne zhvillimin e vendin duhet te votohen

            Përgjigjjuni
            1. 5
              5D

              Ashtu mendoj dhe une si duhet të votohen Beqja, Koka, Alqi, Zoto, lali fiku ben tigri jurgisi dakoja etj rilindas

              Përgjigjjuni
            2. V
              Vigjilenca

              Ore bëni fushata gjatë gjithë këtyre muajve sepse nuk keni punuar për popullin por për vete dhe oligarkë. Popullin e keni lënë të varfër më keq se Enver Hoxha, vet jeni bërë shtypës bastardë, hajdutë profesionistë.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dursakja

                Ju ka dalë boja të gjithëve! Populli ju urren pa dallim, majtas e djathtas, të gjithë jeni bërë armiq të damkosur për të.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje