VIDEO/ "Integrimi nuk është modë,” Tabaku: qeveria të provojë vullnetin. Ja dy kushtet minimale

8 Prill 2026, 11:38Politika TEMA

VIDEO/ "Integrimi nuk është modë,” Tabaku: qeveria

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka nisur një tur komunikimi për t’u shpjeguar shqiptarëve se ai dhe socialistët janë të përkushtuar ndaj integrimit europian, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka vënë në pikëpyetje këtë narrativë përmes një kritike konkrete ndaj ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale. Sipas saj, nisma e tre deputetëve të Partisë Socialiste – mes tyre edhe vetë kryeministri – për të hequr nenin e pezullimit nga detyra në rast hetimi, është një test real për vullnetin e qeverisë për integrimin. Për Tabakun, tërheqja nga kjo nismë do të ishte një provë minimale se qeveria e ka seriozisht këtë proces.

Deputetja e PD ka reaguar përmes një videoje në rrjetet sociale mbi diskursin e fundit të qeverisë për integrimin europian, duke e cilësuar atë si një “stinë të rikthyer dashurie” më shumë retorike sesa reale. Sipas saj, ndërkohë që qytetarët përballen me çmime të larta, emigrim dhe vështirësi ekonomike, qeveria po e zhvendos debatin drejt integrimit pa adresuar problemet themelore.

Në qëndrimin e saj, Tabaku thekson se procesi i integrimit nuk varet vetëm nga faktorë të jashtëm apo nga vendet anëtare të BE-së, por mbi të gjitha nga veprimet konkrete të vetë qeverisë shqiptare. Ajo identifikon dy hapa të thjeshtë, por thelbësorë, që sipas saj mungojnë plotësisht.

Së pari, deputetja kërkon rritjen e denoncimeve nga vetë institucionet shtetërore pranë SPAK për rastet e korrupsionit. Ajo nënvizon se, sipas të dhënave të viteve të fundit, asnjë rast korrupsioni nuk është denoncuar nga vetë qeveria, ndërkohë që shumica e rasteve kanë ardhur nga media apo opozita. Kjo, sipas saj, tregon mungesë të qartë vullneti politik për të luftuar korrupsionin brenda sistemit.

Së dyti, Tabaku ndalet tek ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale, duke i cilësuar ato si një përpjekje për të krijuar mburojë politike ndaj hetimeve për korrupsion. Ajo argumenton se këto ndryshime rrezikojnë të krijojnë imunitet de facto për zyrtarët, duke minuar besimin tek drejtësia dhe duke dëmtuar drejtpërdrejt procesin e integrimit.

Në përfundim, Tabaku thekson se këto dy masa nuk varen nga askush tjetër përveç qeverisë dhe përbëjnë një test minimal të seriozitetit të saj në rrugën drejt Bashkimit Europian. Sipas saj, integrimi nuk është çështje deklaratash, por e vendimeve konkrete që tregojnë vullnet për të ndryshuar sistemin

5 Komente

  1. M
    Media kurva

    Ore kesaj i fusin hurin ne bythe dhe e detyrojne perdite te rrije ne disa media?! Kush po e parafabrikon kete shurreuthull?! Zaren e saliut?!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      Moj sorre e ndyre , dhe ne mos na pranofshin qe shkaku kryesor jeni ju qe hidhni balte mbi Shqiperine ne BE ju nuk do te vini me ne pushtet , ju haroni çfar keni bere por populli nuk haron .PD kufoma e vdekjes .

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        Ik moj sharabajge e peshtire.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Al

          Tabakja qe kercente mbi tabake vallen e Tropojes. Ju nuk keni lene gje pa thene kundra Shqiptarve per ti bere qjefin non-grades. Komunisti i fundit ne Evropen Lindore. Ik moj femer e ulet se nuk te shof dot.

          Përgjigjjuni
          1. l
            llazi usa

            Doli kjo kurva qe mbane vilat me bythe

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje