“Berisha e mori Partinë Demokratike me gjyq, ndërsa ne nuk do ta bëjmë këtë rrugëtim të turpshëm”, thotë Oresti Berberi, mbështetës i Ervin Salianit, duke argumentuar pse nuk zgjodhën rrugën ligjore për të vendosur drejtësi në garën për kryetar të Partisë Demokratike.
Oresti Berberi ishte ngarkuar për të paraqitur në PD kandidaturën e Ervin Salianit për kryetar, por e gjeti të mbyllur derën e partisë. Për Berberin, dera e mbyllur formalisht nga lidershipi i PD-së nuk është realiteti në këtë parti. Ai beson se shumica e demokratëve, në fakt, ia kanë mbyllur derën e tyre Sali Berishës dhe njerëzve që e rrethojnë atë. Berberi thotë se Berisha dhe lidershipi i kësaj partie kanë mbyllur derën për çdo mendim ndryshe dhe çdo hapësirë lirie në këtë parti. Në një intervistë për Tema, Oresti Berberi thotë se Berisha e ka kthyer PD-në në një parti të mbyllur dhe po sillet me të, në mënyrë të ngjashme me stilin e diktatorit Enver Hoxha. Sipas tij, PD po drejtohet me dorë të fortë, në stil komunist, duke mbyllur çdo hapësirë lirie brenda saj. Ai beson se demokratët do ta bojkotojnë ditën e zgjedhjeve, edhe pse, sipas tij, pritet manipulimi i shifrave të pjesëmarrjes në zgjedhjen e të vetmit kandidat, Sali Berisha.
Berberi komentoi zgjedhjet nëpër degët e Partisë Demokratike në të gjitha rrethet, ku, sipas tij, nuk ka asnjë surprizë, përveç zgjedhjes në krye të degëve të njerëzve të paracaktuar nga Berisha. Rasti i Korçës dhe shtyrja e zgjedhjeve atje ka dëshmuar edhe njëherë “masakrën” që, sipas tij, po ndodh me manipulimin e zgjedhjeve në PD.
Në Korçë janë ndaluar të votojnë të gjithë mbështetësit e Ervin Salianit, sepse, sipas Berberit, dega e PD-së në Korçë është në shumicë mbështetëse e tij. Zgjedhjet në Korçë, por edhe në të gjitha rrethet, duke përfshirë përjashtimin nga gara të të gjithë rivalëve të Berishës, kanë relativizuar pretendimin prej 13 vitesh të Berishës dhe njerëzve të tij se humbja e zgjedhjeve vjen si pasojë e manipulimit të votave nga mazhoranca. Në këto kushte, shtrohet pyetja se me çfarë argumenti Berisha do të vazhdojë të justifikojë humbjet me manipulimin dhe shitblerjen e votave, kur vetë proceset zgjedhore brenda partisë së tij shoqërohen me akuza për manipulim dhe përjashtim të zërave ndryshe. Oresti Berberi thotë, ndër të tjera, se kjo shfaqje qesharake e Berishës dhe njerëzve të tij me zgjedhjet në PD ka shkaktuar një bojkot masiv nga demokratët, duke rrezikuar seriozisht të ardhmen e kësaj partie. Sipas tij, lëvizja politike e Salianit do të vazhdojë përpjekjet për të ndalur këtë “masakër” ndaj demokratëve dhe Partisë Demokratike.
Berisha i ha mutin Enver Hoxhes per stil e per te gjitha. Eshte 1 mije vite larg
Krahasohet lisi me gjirizin, shkurrja. Enveri ne nenin 1 te Kushtetutes vuri "Diktaturen e Proletariatit". Po ky doktori i shurres Hysni Kapos cfare statuti ka ne PD?
Ore ti mustaqelli, me Enverin çfarë pate? Berishën mund ta krahasosh me Musolinin, Hitlerin, Pinoçetin dhe ndonjë si këta por kurrë me Enverin.
E njeh ti periudhen kur ishte enveri gjalle? Te ka hipur shpejte vehtja Ne qejf. As qe krahasohet. Kandidaturat diskutoheshin gjeresisht, jo vetem Ne forumet kompetent e, por ne diskutime me puntoret dhe fshatare. Periodikisht deputeti, apo I zgjedhur I, jepet llogari Para masses. Kam kaq vite qe votoje Ne kete periudhen qe ju e quanti demokracia, ku te zgjedhur it "dhjesin Ne nje poche", OSE si I thone nga Durresi "hoj hoj TE gjithe njesoj" dhe nuk kam pare ASNJE te zgjedhur te beje takim me populli. Po, KE bere ti, Para zgjedhjeve te fundit ne rruge e Durresit, per te mbledhur vota per kandidateve, por ne rruge"kjo eshte deputet ja xy. Jepi I vote kesaj se eshte vajza e mesuesin te matematikes". KE te drejte, as ne kohen e ENVERIT nuk ndodh te kjo. Karagjoz.
Berisha dhe berishizmi kame mbi tri dekada qe kercejne e hedhin Valle ... Zoti zedhenes , je shume I vonuar ! Dhe me katran akoma , kur ju thane " flakeni kete zdrome ! " Ju e mbrojtet dhe e ngulet ne paoafingo , pa e care trapin per Ameriken dhe inglizin ! Besnikun e fundit , te deklaruar , se te kamufluarit nuk u mbarokan kurre , te Sh. Enver e krahason me Po me Enverin ... Kjo nuk eshte Gjetje ( e ka marre vesh dhe BUFI I pulave qe Saliu eshte Enveri I fundit funksional , deri Tani ) , por nje eureka torollaku , e Cila vetem sa ngacmoi subkoshiencen e stafetes se trushplareve . ( Paoafingo )