Zbatimi i vendimeve të Kushtetueses, Parlamenti i dërgon qeverisë “pagat e gjyqtarëve”

4 Maj 2026, 17:30Politika TEMA
Zbatimi i vendimeve të Kushtetueses, Parlamenti i dërgon qeverisë

Qeveria dhe Parlamenti pritet të nisin punën për të zbatuar dy vendime të Gjykatës Kushtetuese; një vendim që synon rregullimin e formulës për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe një që ka lidhje me ngritjen e 11 Komisioneve të përhershme të Kuvendit.

Këshilli i Legjislacionit i dërgoi kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi raportin për të dy vendimet e Kushtetueses.

Në raport i rekomandohet qeverisë të rregullojë formulën mbi të cilën përllogariten pagat e magjistratëve.

Ndërsa vendimin që ka lidhje me komisionet e Kuvendit do ta zbatojë këshilli për rregulloren.

Në lidhje me pagat e gjyqtarëve Gjykata konstatoi se formula aktuale ka sjellë ulje të pagës së magjistratit, duke marrë parasysh rritjen e çmimeve.

Ndërsa në lidhje me ngritjen e 11 komisioneve të përhershme nga parlamenti, Gjykata konstatoi se rregullorja është ndryshuar në shkelje të Kushtetutës.

2 Komente

  1. E
    Emigrant

    Per keta paska ulje po per popullin e shkreta?

    Përgjigjjuni
    1. U
      Ulni rrogat e gjykatesve....

      Shtet me drejtesi vagabondesh!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje