Samiti 8 i Komunitetit Politik Europian, Rama: Shans i madh, për të parë se sa mund të bëjmë së bashku!

4 Maj 2026, 09:20Politika TEMA
Samiti 8 i Komunitetit Politik Europian, Rama: Shans i madh, për të

Në Armeni nis këtë të hënë takimi i tetë i Komunitetit Politik Europian, një forum që mbledh liderët e kontinentit për të diskutuar mbi sfidat dhe bashkëpunimin në Evropë. Në këtë samit merr pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare mbërriti mbrëmjen e djeshme në Jerevan, në të njëjtën kohë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte dhe kryeministren e Italisë Giorgia Meloni.

Ata u pritën nga zëvendëskryeministri Mher Grigoryan në aeroportin Zvartnots.

Në mbërritje, Kryeministri Rama iu përgjigj interesimit të mediave të pranishme. Një ndër pyetjet që iu drejtua kryeministrit shqiptar ishte: Cila është përparësia e Europës për negociatat me BE-në?”

Ai u përgjigj: “Është një tjetër samit, Samiti i Komunitetit Politik Europian dhe një tjetër mundësi për të ndarë ambiciet dhe shqetësimet tona të përbashkëta. Ndërkohë, është një tjetër shans i madh për të parë se sa mund të bëjmë së bashku dhe sa e rëndësishme është të ecet përpara me bashkimin e Europës.

Duhet të shohim se çfarë qëndron realisht pas dhe ndërkohë është e qartë, që kështu siç janë gjërat, NATO-ja duhet të mbështetet më shumë në pjesën europiane.”

 Ndërsa sa i takon pyetjes se çfarë mund t’ju ofrojë Unioni vendeve që duan të anëtarësohen, Rama tha se “Nuk ka të bëjë me ofrimin e diçkaje për dy apo më shumë vende, por ka të bëjë me të menduarit e të vepruarit shpejt, sepse ka të bëjë me vetë Europën, me vetë Bashkimin Europian.

Një Bashkim Europian që nuk është i plotë, është më i dobët dhe është më i cenueshëm sesa një Bashkim Europian i cili është i plotë.”

Më pas, Rama dhe delegacioni që e shoqëronte u mikpritën nga Kryeministri i Republikës së Armenisë, Nikol Pashinyan.

Samiti i këtij viti zhvillohet nën moton “Ndërtimi i së Ardhmes: Uniteti dhe Stabiliteti në Evropë” dhe bashkëdrejtohet nga presidenti i Këshillit Evropian António Costa dhe kryeministri i Armenisë Nikol Pashinyan.

1 Komente

  1. M
    Maro

    Dikur dhe vishte ndonje kostum ky....nuk e kuptoj kete performace...duket sikur tallet....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje