Armeni/ Sot mbahet samiti i 8-të i Komunitetit Politik Europian, i pranishëm dhe kryeministri Rama

4 Maj 2026, 08:20Politika TEMA
Armeni/ Sot mbahet samiti i 8-të i Komunitetit Politik Europian, i

Sot nis në Armeni takimi i 8-të i Komunitetit Politik Europian, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare mbërriti mbrëmë në vendin e takimit në Yerevan në të njëjtën kohë me shefin e NATO-s, Mark Rutte dhe kryeministren italiane, Giorgia Meloni.

Ky takim i 8-të ka mbledhur udhëheqës nga i gjithë kontinenti në Jerevan të Armenisë, nën moton "Ndërtimi i së Ardhmes: Uniteti dhe Stabiliteti në Evropë".

Samiti do të bashkëkryesohet nga António Costa, Presidenti i Këshillit Evropian, dhe Nikol Pashinyan, Kryeministri i Armenisë.

48 krerë shtetesh dhe qeverish janë ftuar të marrin pjesë në këtë takim të tetë të Komunitetit Politik Evropian, mes të cilëve 27 vendet anëtare të BE-së, Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera të rajonit, ndërsa për herë të parë, në këtë samit do të marrë pjesë dhe një shtet jo-evropian si Kanadaja.

Axhenda

09:00- Mbërritjet
10:45- Ceremonia e hapjes/ Foto familjare
11:30- Hapja e seancës plenare plenare
12:45- Dreka joformale/ Takime dypalëshe dhe shumëpalëshe
14:15- Diskutime në tryezë të rrumbullakët
15:15- Takime dypalëshe dhe shumëpalëshe
16:00- Seanca plenare përmbyllëse
16:30- Deklarata për shtyp

Komuniteti Politik Evropian është takuar deri më tani shtatë herë. Vitin e kaluar Saminit u mbajt në Shqipëri më datë 16 maj ndërsa i fundit është zhvilluar më 2 tetor në Danimarkë. Takimi i radhës i samitit të Komunitetit Politik Evropian do të zhvillohet në Irlandë në nëntor 2026.

Lini një Përgjigje