Berishës i plas revolta/ Berberi: Salianji nuk do e dërgojë çështjen në Gjykatë. Zgjedhim lëvizjen politike

3 Maj 2026, 20:45Politika TEMA
Berishës i plas revolta/ Berberi: Salianji nuk do e dërgojë

Votimi për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike në Korçë është ndërprerë që në orët e para të mëngjesit këtë të diel mes tensioneve dhe akuzave për manipulim të procesit.

Ervin Salianji ka reaguar në rrjetet sociale, duke thënë se demokratët janë guximtarë dhe sipas tij, nuk pranojnë imponime nga njerëz që nuk dihet nga vijnë e kujt i shërbejnë.

Sipas Salianjit, është e papranueshme që regjimi Rama–Berisha të kërkojë haptas që Partia Demokratike, dega Korçë, t’i falet Niko Peleshit.

Oresti Berberi, përfaqësues i deputetit Ervin Salianji, ka deklaruar se në shumicën e degëve të Partisë Demokratike janë zgjedhur kryetarët. Sipas tij, në Durrës votimi kishte një fitues të pritshëm për shkak të mbështetjes, ndërsa manipulime të listave janë evidentuar edhe në procese të tjera si primaret dhe forumet rinore. Berberi theksoi se PD, pas rithemelimit, ka pasur vështirësi me azhornimin e listave të anëtarësisë.

“Në shumicën e degëve janë zgjedhur kryetarët, ka pasur ndikim Tirana me lidershipin kryesor. Ka pasur probleme me listat, dhe në Durrës patëm një proces votimi në të cilin dihej paraprakisht fituesi, jo se ishte paracaktuar, por dihej mbështetja, por nuk pati probleme me listat e anëtarësisë. Ndodh gjithmonë të ketë manipulime të listave, siç ishte primarja apo gara e kryetarit të partisë ose forumet rinore.

Këto janë forume që kanë një database dhe excel të listave të anëtarësisë që PD pas rithemelimit ka pasur problem me azhurnimin e listave të anëtarësisë. Statuti i PD nuk parashikon të ketë përjashtime. Salianji deklaroi para ca ditësh që nuk do ta çojë PD në dyert e gjykatës sepse sjell një proces më kompleks. Kokalari dhe Merem janë të mjaftueshme, lëvizja politike do të vijojë misionin e saj që është PD të jetë fituese. Mbase është një rrugë shumë e gjatë sepse përballë nuk ke një politikan si gjithë të tjerët, por ke një figurë politike që ka shumë vite.”

10 Komente

  1. N
    Nje qytetar

    Përfaqësuesi i deputetit Ervin Salianji ??? Pse , paskan përfaqësues apo zëdhënësa (ish)deputetët shqiptarë,si të ishin presidentë ? Epo mortja që s'ka ju ha more shkrues artikujsh ( se gazetarë nuk mund të quheni ) !

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits////////////////////////

      Ka dicka qe nuk shkon tek Tema : Urrehet Saliu , Urrehet PD , ....por ka shqetesim per ngjarjet ne PD , ku Saliu po uzurpon kete parti.....po pastaj ??? Kjo siguron qe sa te jete Saliu gjalle , PD do vazhdoje te jete e vdekur , dhe zero shans per te ardhur ne pushtet ? Pse nuk ju pelqen kjo gje ????.......HIPOKRIZI E MADHE !!!!!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dakord

        Ore Dire, po pd-istet e kanë në dorë të mos e votojnë sali kërmën që pd të ngjallet! Të gjitha fajet ua paskan kundërshtarët pd-së!!! Pd vetë-shkatërrohet duke i vajtur mbrapa një kufome zombi si saliu.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dire Straits../.../...

          Jo jo , une e kam fjalen per ju komentuesit e Temes : E urreni PD ...por i qani hallin cdo dite....HIPOKRIZI

          Përgjigjjuni
    2. S
      Saliu dhe Sali hania

      Revolt e madhe Dy vet ishin të gjith bën namin Pritet rëzimi i Sali Efendiut gallat me bolllëk

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aullum Kallaja

        Sali halese bomba i ka plasur qysh se u shpall NONGRADA e prej at'here ai i ka breket tere shurre e mut pavarsisht se e ka futur nje kembe ne varr perpiqet qe te duket si upodhitar i kulluar . Kete vetem qorrat qe beje jeten politike ne halene Sali terroristit nuk e shohin dhe nuk e kuptonjne , jo se nuk e kuptojne po bejne sikur . Mendoni sikur jo Rama po nje deputet i thjeshte i PS te ishte Nongrada si Sali kaka si do benin qendrestaret e pd pordhes dhe e githe pd edhe ata qe e mbajne vehten si me parimoret .

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aullum Kallaja

          Sali halese bomba i ka plasur qysh se u shpall NONGRADA e prej at'here ai i ka breket tere shurre e mut pavarsisht se e ka futur nje kembe ne varr perpiqet qe te duket si upodhitar i kulluar . Kete vetem qorrat qe beje jeten politike ne halene Sali terroristit nuk e shohin dhe nuk e kuptonjne , jo se nuk e kuptojne po bejne sikur . Mendoni sikur jo Rama po nje deputet i thjeshte i PS te ishte Nongrada si Sali kaka si do benin qendrestaret e pd pordhes dhe e githe pd edhe ata qe e mbajne vehten si me parimoret .

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sadiu

            U zbyth edhe ky, vari hibet

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nroqi

              Mbani mend komedin prefekti,kur Qazim Mulleti I thot Man Kokaleshit"te eshte bo ves mer jahu",e kishte fjalen per vjedhjen, edhe keta te Saliut dikur vidhnin votat e socialisteve,tani kan filluar te vjedhin njeri tjetrin. U eshte bo ves mer jahu,do thoshte Qazimi.

              Përgjigjjuni
              1. G
                G

                Saliu dhe horrat e tij me vjedhje e filluan,dhe me vjedhje po e mbyllin,ne fillimet e tyre ne vitet 90 vidhnin Shqiperine dhe opoziten ne zgjedhje,tani ju ka ngel vetem te vjedhin njeri tjetrin.Bishti qenit ngelet bisht qeni.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje