Deputeti socialist kërkon ndryshim të Kodit Penal, Braçe: Ngjarja në Durrës nuk është aksident, por vrasje me dashje

3 Maj 2026, 19:52Politika TEMA

Deputeti socialist kërkon ndryshim të Kodit Penal, Braçe:

Nuk ka munguar reagimi i deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe, për tragjedinë në Durrës, ku dy fëmijë humbën jetën nga përplasja me makinë, ndërsa një tjetër u plagos rëndë dhe ndodhet në spitalin e Traumës.Për socialistin kjo ngjarje është vrasje me dashje dhe jo aksident. Ai shton se ngjarje të tilla duhet të trajtohen ligjërisht si vrasje me dashje, duke kërkuar dënime më të rënda për drejtuesit e automjeteve që shkaktojnë tragjedi të tilla.

Braçe i bën thirrje parlamentit të veprojë menjëherë për ndryshime ligjore, duke theksuar se shumica parlamentare i ka votat për ta bërë këtë. Ai propozon gjithashtu masa konkrete për sigurinë rrugore:

Durrës / lagjet e ish kënetës.

Kështu u vranë dy fëmijë dhe u plagos një i tretë,

Nuk është aksident, por vrasje me dashje!

Po e postoj videon ashtu siç është, me zhurmën e makinës, zhurmën e përplasjes, zhurmën e marrjes zvarrë të fëmijëve, klithmat e prindërve e njerëzve të tjerë në rrugë;

Por dua ta dëgjoj kështu, ta dëgjojnë kështu edhe kolegët e mi deputetë të çdo ane, për t’u bindur për të ndryshuar atë kod rrugor dhe atë kod penal për ta cilësuar një akt të tillë siç është: vrasjeeeeeeeee!

Dhe duhet ta bëjmë tani, ta bëjmë menjëherë!

Siç bëmë atë ndryshimin për parkimin dyshe dhe që, edhe pse është në fuqi, nuk e zbaton kush!

Ta bëjmë me atë shpejtësi e vendosmëri, por për ta zbatuar si qytetarë, policë, prokurorë e gjyqtarë!

Mbase vetëm duke ndëshkuar kështu — si për vrasje me dashje në rrugë — mund t’i ndalim vrasësit të dalin në rrugë!

Ndërkohë, kjo ngjarje më në fund të na shtyjë të mendojmë e veprojmë për urbanizim edhe më të thellë, përfshirë rrugë që e disfavorizojnë shpejtësinë në to, ndalime të shpejtësisë së makinave brenda lagjeve e jo vetëm tabela që një takëm i pështyjnë, mbylljen e rrugëve për t’u dhënë mundësi fëmijëve e të moshuarve të luajnë e të lëvizin, të pushojnë të sigurt, ndërtimin me çdo cmim të fushave e këndeve të sigurta për fëmijët e të moshuarit!

I kemi votat për t’i bërë këto; i kemi me shumicë!

Ne nuk jemi thjesht për të ngushëlluar; jemi votuar për të vepruar! Duhet ta tregojmë tani”, shkruan Braçe.

21 Komente

  1. S
    Sali hajduti ne Burg!

    Ju keni per detyre qe te vigjiloni mbi magjistraturen qe ata te zbatojne kodin penal si duhet e mos beni bla, bla, bla, keni nje drejtesi qe tall bythen me kodin penal dhe nje kryeminister qe lavderon reformen e "tij" te drejtesise. Prandaj shkoni beni shurren se vetem per llafe jeni!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits../...///

      Sa here ka ngjarje te tilla dalin plerat politikane dhe flasin per masa....derisa te kalojne ca dita , ceshtja harrohet , dhe shoferi kriminel del ne arrest shtepie.....ka patur raste ketu ne Tirane , kur pas aksidenteve , jane modifikuar edhe semaforet qe te nxirrnin te pafajshem shoferin dhe fajin t'jua linin viktimave !!!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Konfuci

        Po fol një herë i treti o lepurush. Se për aksidentin përgjegjësi ke edhe ti. Je në krahun e fajtorëve, jo të viktimave.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dire Straits,../;.,,./

          ...Harrove edhe Saliun...gjeji edhe atij nje pergjegjesi per ngjarjen qe te jete e kompletuar akuza !!!!!!

          Përgjigjjuni
      2. S
        Shoferi plak

        O Erjon! Bëj ligjin për marrjen e patentave, atë bëj! Sepse 70% e drejtuesve të mjeteve e marin patentën me lekë...... . Nuk njohin as tabela, as rregulla të qarkullimit, bile nuk dinë se ku I ka makina butonat e sinjaleve......Sidomos shoferët me AUDI.

        Përgjigjjuni
      3. A
        Al

        Po pse nuk e keni bere o Brace deri tani? Ne pushtet jeni prej 13 viteve qe ju qofshin haram votat tona. Shqiperija ka numrin ma te madh te aksidenteve ne rajon por ju keni qendruar indiferent. Turp o Brace.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Me prokurë të posaçme

          Ngjarja është shumë tragjike dhe pangushëllueshme. Të vrasësh tre fëmijë nga e njëjta familje duke luajtur, në mungesë të dënimit me vdekje të cilin ai krimnel do ta meritonte, përfundimisht i urojmë të kalbet përjetësisht në burg.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Depudeti

            Ehuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu, ku e kemi mendjen ne e cfare thua ti. Ne kemi hall te shtojme ca xero pas milionave, te shtojme ndonje kat ne pallatet qe po bejme, te pronotojme ndonje plazh e hotel luksoz , te zeme ndonje dashnore studente e ti paguajme qirane e apartamentit e ti na thua per ndryshim ligjesh.

            Përgjigjjuni
            1. g
              gjuha shqipe

              ke dyqint vjet ne parlament ti macok muti dhe na shet perralla.Pse nuk e ke bere,te ka zene bytha lesh ne karriken e deputetit.?!!!E ke hak nje sharje me cep me cep lengaraq.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sadiu

                Llapaqën ke 30 vjet në parlament, tani po tregon pordhë dhe jep mënd e bënë thirrje të merret parlamenti. Çfarë ke bërë deri tani, shko ul bythën e bëjë punën dhe jo bredh nëpër tiran si ata qëntë e rrugve. Nuk duhen mënd, se ato i ka dhe budallai, por duhet punë që nuk e kanë qejf zehgjinët si puna tënde.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Noke

                  E pa faleshme te te vrasi tjetri femijen ne rruge , pa te njohur apo pa i rene ne qafe kurrkujt po vecse dikujt i ka hipur vehtja ne qejf . Duhet qe te gjithe , po sidomos ata qe ngasin makinat ti therrasin mendjes se nuk kane ne dore vetem jetem e tyre po edhe te te tjereve . E nuk ta fal kush po i vrave femijen ne rruge qofte edhe sikur femija te kete dale ne rruge per te luajtur . Pa ndodhur e keqja o njerez se po ndodhi ka marre fund c'do mase meram po vec shto viktimat . E fundit fare me jeten apo koken tende o drejtues qe te ka marre koka ere bej c'fare te duash po me jeten e te tjereve eshte shume po shume e rende prandaj thirrini mendjes kur i hipen makines per te dale ne rruge .

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Argita

                    Ligji egziston, quhet vrasje pa qellim.

                    Përgjigjjuni
                    1. Y
                      Ysh gomar

                      O Brace rrini mo e mos na dilni se u doli boja, por ama keq sa u telendiset per cdo gje. Ju ka mbuluar turpi.

                      Përgjigjjuni
                      1. e
                        edi

                        ne mbeshtetje te komentit te ysh gomar : Braçe je dhe ti pjestar i firmetareve te ketyre ligjeve , mos harro, pergjegjesia bie dhe mbi ty .

                        Përgjigjjuni
                      2. K
                        Kasem Tanguli

                        O Njerēz po lenen7 Braçen po ça ti bosh kti bastardi qē pi Alkohol e hecēn plumb pushke pse Braçja i thot kti qeni zgjebarak pi ti Alkohol. Braçja dhe parlamenti Scharlatan i duhet vēn ligji me vdekje përsēri. Se vetēm kshu marin vesh derrat me 2 kēmb.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Skelari

                          Rendi ne rruge eshte lene ne meshire te fatit, prej shume kohesh. Mungesa e viktimave te perditshme eshte thjeshte fat. Mos te flasim pastaj per presionin psikologjik qe kalojme nga anarkia e bllokimit te rrugeve dhe trotuareve nga kushdo qe i vjen per mbare. Nuk eshte ceshtje ligjesh ne leter, por vullneti per ti imponuar. Policia nuk beson as vete tek rregulli... Ky kryeminister nuk ka me mundesi te beje ate per te cilen e kemi mbeshtetur deri sot. Jemi ne krize te forte politike.

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Skender

                            Ik mor palaco, per cdo gje qe ndodh prej paaftesise suaj thoni se e ka fajin kodi penal. Beni detyren ose qerohuni dhe mbylleni ate gojen e qelbur

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Ai tipi

                              Ja dhe xhepistet plehra qe llomotisin idiotizma pa lidhje sa per te mbushur mediat. Si qenka vrasje me dashje mor spurdhjak xhuxhmaxhuxh. Po te kishit ndergjegje politike duhet te thoje e te beje te tjera gjera po ne kete gjelle qensh qe keni gatuar siper dalin vetem plehrat e mashtruesit pa gjak… Pa pike turpi tallet me gjakun e femijeve ky pekinez i ndyre!

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                SOKRATI

                                rrugore është përgjegjësja Nr.1! Policia rrugore mban në gjirin e saj policë, që mbajnë vetëm uniformë për të gjobitur makina të parkuara jashtë rrugës. Shkoni dhe shikoni në fund të rrugës Nikolla Zoraqi, Tiranë, aty ku rruga është zgjeruar nga ndërtimi i kompleksit tek ish Konadi! Makinat janë të parkuara jashtë rrugës, nuk ka tabelë, që ndalon parkimin, por në mëngjes, sapo fillon orari zyrtar, polici shkon atje dhe bën "normën", duke vendodur gjoba për ato makina, që atij i pëlqen! Një turp! Një krim! Përse nuk vendos tabelë? Përse nuk i gjobit të gjitha makinat, përse nuk i tërheq me karrotres, por bën seleksionim me gjobë?! Duhen "gjobitur" policët me fshirje nga vendi i punës, nuk ka tjetër rrugë! Përse nuk kapin këta vrasësit e papërmbajtshëm, që duan të duken se kanë makinë luksi dhe ecin si idiotë dhe të droguar, vrasës të qëllimshëm, që marrin jetë njerëzish absolutisht të pafajshëm?! U bë edhe sistemimi i kuadrove drejtues të Policisë?! Policia rrugore meriton shkatërrimin total, si një bandë, që bën para dhe jo rregull dhe mbrojtje të jetës së qytetarit, pensionistit dhe fëmijëve, që luajnë në mjedisin e tyre të pambrojtur nga këta vrasës me uniformë! Erion Braçe ndjen dhe flet me një emocion prej shqiptari të vërtetë. Në të gjithë rastet flet në interes të jetës dhe të sigurisë së qytetarit, por ka në mjedisin tonë të verbuar nga politika vrastare e 82 vjeçarit që nuk e lëshon kolltukun, për të mbrojtur pronat e panumerta në rrugë korruptive, jo për të "bërë udhëheqje demokratike"! Ngushëllime familjes për tri viktimat e shkaktuara nga vrasësit e qëllimshëm! Po ç'ngushëllim?! Ku ka fjalë, që e ngushëllon hallexhiun në këto ditë kaq të errëta për jetën e tyre! E tmerrshme! Pak kohë më parë dy motra humbën jetën në Sarandë, për shkak të përplasjes nga një bandit! Çfarë u bë me banditin?! Asgjë! Burg të përjetshëm për drejtuesit e papërgjegjshëm, por jo vetëm kur vret njerëz! Edhe kur kapet me shpejtësi mbi tabelën, ndëshkim mr burg dhe përjetë të mos ketë të drejtë për drejtim mjeti.

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  Reply to Sokrati

                                  E dhjeve duke mbrojtur bracen edhe Ai ne tave me te pandershmit eshte se ngre kartonin qe eshte dakord kur behen ligjet ?

                                  Përgjigjjuni
                                2. L
                                  Lali

                                  O kalama llapaqen, ka 35 vite qe ri ne kariken e parliamentit duke bere si buce, cfare ke bere konkretisht perverse si arixhofke falli!!!??? Ju doni varur ne cengel te gjithe pa perjashtim. Patentat i marin cobenjte e dhive me para, shiko urbanet e Tiranes ,I dallon nga e folura , qe kane zbritur nga mali, deri dje makinen e ngateronin me lopen duke I dhene bar, sot drejtojne autobuzet me njerez ne kryeqytet sikur jane ngarkesa me dele, dhe ju prisni mos te kete aksidente dhe viktima. Ju o politiqene keni qellim vetem vjedhjen e jo te beni shtet, as se keni idene ceshte shteti. Zoti ju mallkofte dhe ju djegte shpirtin atje ku nuk e prisni. O brace ,o llapaqen, mos pellit kot ,je vemje e peshtire dhe njeri I neveritshem qe nuk te pjerdh askush e jo me te degjoje njeri. Kjo qeveri dhe kjo opozite, me ju dhe shpuren tuaj ,jeni bande kusaresh qe more ne qafe Shqiperine. E tjetersuat, e shperbete, , e pergjysmuat, e varferuat, e shkateruat, e betonizuat, e vodhet dhe e denigrate. Mallkuar brez pas brezi politiqene ,kusare, dhe vrases te popullit tuaj. Iken dje tre ENGJEJ ne Durres, shpirti I te cileve renkon nga papergjegjesite tuaja ,qelbesira te neveriteshme.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje