FOTO/ Rama mbërrin në Samitin e Komunitetit Politik Europian: E rëndësishme të vijohet me unifikimin e Europës

4 Maj 2026, 08:56Politika TEMA
FOTO/ Rama mbërrin në Samitin e Komunitetit Politik Europian: E

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbërritur sot në Armeni për të marrë pjesë në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian (EPC).

Ky samit mbledh liderë nga vende të ndryshme të Evropës për të diskutuar mbi çështje të sigurisë, bashkëpunimit rajonal dhe sfidave të përbashkëta politike e ekonomike në kontinent.

Pjesëmarrja e kryeministrit Rama në këtë aktivitet vjen në kuadër të angazhimeve të Shqipërisë në proceset europiane dhe forcimit të bashkëpunimit me vendet e Bashkimit Europian dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.

Gjatë punimeve të samitit, pritet që liderët të trajtojnë tema me rëndësi strategjike për stabilitetin dhe zhvillimin e mëtejshëm të Evropës.

“Një tjetër samit, një tjetër mundësi për të ndarë ambiciet tona të përbashkëta dhe shqetësimet. Është një tjetër mundësi e mrekullueshme për të parë sa shumë gjëra mund të realizojmë së bashku dhe sa e rëndësishme është të shkojmë më tej me unifikimin e Europës”, tha Rama.

 

1 Komente

  1. T
    Toni

    Nuk ka mundesi. Nje zyrtar i ulet kur shkon ne takim vesh nje xhakete e kravate. Se kuptoj fare kete...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje