Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë mbledhjes së Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme ka deklaruar sot se Shqipëria po avancon me ritme të shpejta në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, duke lënë pas Serbinë, e cila i ka nisur negociatat që në vitin 2014.
“Është fakt që Shqipëria i ka hapur negociatat shumë më vonë se Mali i Zi. Mali i Zi në qershor të 2012, Serbia në janar të 2014, nuk po i hyj arsyeve pse, por është fakt sot dhe duhet të na bëjë krenar si shqiptarë, se Shqipëria jonë e përbashkët e të majtëve dhe të djathtëve, e socialistëve dhe demokratëve, është shumë përpara Serbisë. Për të gjithë ata ndër ne, secili ndër ne të paktën në muajt e fundit ka shkelur në Bruksel. Sot, flitet për nga rajoni jonë për dy vende pararojë, Mali i Zi dhe Shqipëria”, tha Balla
Në fjalën e tij Balla ka theksuar se vendi ka arritur një rekord historik në hapjen e kapitujve të negociatave, duke përfituar edhe nga metodologjia e re e Bashkimit Europian.
“Shqipëria është sot në një metodologji të re. Nuk ka ekzistuar kjo metodologji për Serbinë dhe Malin e Zi. Janë identifikuar 92 hendeqe, të cilat po sheshohen për të shtruar autostradën e anëtarësimit në BE të vendit tonë”, u shpreh Balla.
Balla nënvizoi se një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar në këtë progres është Reforma në Drejtësi, duke reaguar kështu edhe ndaj kritikave të opozitës, duke iu referuar deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për të cilin tha se Berisha e kundërshton reformën për arsye politike. Sipas Ballës, qasja e mazhorancës mbetet e fokusuar tek përmbushja e kritereve për integrimin europian.
“Është fakt për të cilin të gjithë jemi krenarë, ju nuk jeni, në kapitujt 23-24 element thelbësor përbën Reforma në Drejtësi. Nëse Shqipëria sot konsiderohet vend pararojë në BE, është Reforma në Drejtësi. Rrugës për ju, dëgjova udhëheqësin tuaj se Reforma në Drejtësi është dëm për Shqipërinë. Atëherë këtu ndahen rrugët tona. Ju e shikoni Reformën në Drejtësi nga halli juaj, ne e shohim për anëtarësimin në BE. Ne e kemi këtë avantazh me Serbinë dhe do ta ruajmë”, tha ndër të tjera Balla.
Po ai komandanti jot o Balle do me u fut ne BE bashke me Serbine, ne te njejten kohe.
Bravo kampiona . Po e lini pa mend europën me arritjet tuaja. .
O Balla ,mjaft me mashtrime.Te gjithe e dime qe me korrupsionin,parate e droges dhe pastrimin e tyre me mbeshtetjen e vete qeverise,askush nuk te pranon ne BE.
Liri di s'di asgje! Flet me thashetheme kafeneje!
Futja e Serbise ne BE brenda 2029 se bashku me Ukrainen dhe Shqiperine do ishte arritje madheshtore per BE. Sa per Serbine, ajo eshte ne zemer te BEse, duam apo nuk duam ne. Sa per Kosoven, Kurti dhe LVV do jene 100% dakord qe Kosova e futet ne BE si pjese e Serbise, sepse ata nuk e duan Shqiperine. Perndryshe, Serbia do futet ne BE pa asnje kusht sapo e djathta extreme te fitoje mot ne France dhe Gjermani!
Suksese.... veç Serbise nuk ka tjeter.. Te parafundit nga fundi..... Me mire heshtni te gjithe si pozite - opozite se sa flisni....
Si nuk u neveritet vetja, ketyre papagajve pende rjepur, te bojaxhiut te surrelit, qe tere kohen si te budallallepsur, perseritin, vec europa, europa….qe ra tek gropa.
FIlloj me Shqiperia e para ne Ballkanin Perendimor per te hyre ne BE ( Serbia e fundit) . Vazhdoj me Shqiperia dhe Mali i ZI te parat per te hyre ne BE ( Serbia e fundit) . Me tej u be Shqiperia dhe Maqedonia do te hyjen bashke ne BE ( E para Mali i ZI e fundit Serbia) Tani u be Shqiperia do te hyje ne BE para Serbise ( Serbia e fundit). Ne fund do te behet Shqiperia pas Serbise per te hyre ne BE ( Serbia nuk hyn kurre ne BE.)
Boll se e bete komedi kete punen e kapitujve. Thoni faleminderit Orbanit te Hungarise qe i hapi. Per ti mbyllur ka kohe...Mos i merrni njerzit per budallenj.