VIDEO/ Meta- Berishës për Shkëlzenin: Të kujtohet kur më the, na mori në qafë ky budallai im?

27 Janar 2023, 12:21Politika TEMA

VIDEO/ Meta- Berishës për Shkëlzenin: Të kujtohet kur

Ndërsa i biri u thirr më në fund në SPAK, për Gërdecin, Sali Berisha bënte në të njëjtën orë rrëmujë Parlamentin, duke akuzuar Edi Ramën se ka bërë korrupsion me ish-zyrtarin e FBI.

Historinë e mëposhtme, ndoshta shumë pak njerëz e mbajnë mend:

Në 5 mars 2015, Kuvendi i Shqipërisë kishte të njëjtën pamje si sot: Një Berishë që ulëret dhe bllokon foltoren. Bëhej fjalë për disa akuza të Tom Doshit, asokohe i pakënaqur me Ramën dhe qeverinë.

Por karburanti i Doktorit u shter dhe ai bëri një piruetë të çuditshme sapo kreu i Kuvendit i asaj kohe Ilir Meta i përmendi atij të birin, Shkëlzen Berishën.

Meta i deklaroi ish- aleatit, të cilit i thërret doktor jo për romuz, por me njëfarë respekti, se “duhet të tregohej burrë serioz dhe të mos bjerë pre e fantazive të Tom Doshit”. 

Dhe se ai (Meta) “e dha një herë dorëheqjen për sebep të të birit, Shkëlzen Berisha, por herën e dytë jo”.

“A të kujtohet si më the atëherë? ‘Na mori në qafë ky budallai im’, kështu më the” – vazhdoi Meta duke iu drejtuar Berishës.

Dhe Berisha ngriti në çast frenat e dorës. Protesta në sallë u shua dhe ish-kryeministri u tërhoq.

Meta e kishte fjalën për 21 janarin. Ku lidhej Shkëlzeni në këtë histori? Sipas sqarimit të Spartak Brahos, një ndër videot që ishin rikuperuar nga kompjuteri i Dritan Priftit (siç e dimë, ai kujtonte se përderisa i kishte fshirë, nuk do gjendeshin) kishte protagonist Shkëlzenin që po ndërhynte tek Prifti për një koncesion. 

Meta ia ka treguar Berishës videon e djalit bashkë me videot e tjera të laptopit të Priftit, para protestës.

Kështu u (ri)zbulua taksirati i madh i Sali Berishës; djali merret me municione e barut, por ndodh Gërdeci. Për të cilin, e thërritën dje më në fund pas 15 vjetësh. 

Nga kjo kronikë e harruar, del se edhe  më 21 janar 2011, ky Berishë i kërleshur dhe i dalë mendsh, që akuzoi gjithkënd e gjithçka për puç, paska qit pushkë jo vetëm për të mbrojtur pushtetin, por edhe për faj të “këtij budallait tim”.

Po të shtojmë edhe 3 përqindshat e taksës së suksesit që kërkonte e bija dhe i biri nga investitorët e huaj dhe vendas, apo ato që deklaronte Izet Haxhia, për Zenin dhe drogën në makinë zyrtare, kuptohet pse bëhet opozita alla-Sali.

Baruti i akuzave për korrupsionin e sotëm është i lagur keq nga korrupsioni i djeshëm. Ndaj nuk shkrep. Nëse ka ndërmend kush, ta shkrepë vërtetë.

 

5 Komente

  1. h
    hajt jepini pedera qihuni para Opinionit tani

    filluan te shkerdhehen Live para shqiptareve Pederastet Greko-Serb fshatari cepanit me shpellarin e vicidolit . na tregoni se kush nga te dy ,i ka bo Gojoren me te thell Bythqimit Grek janullatos ,sepse te Dy ja keni lepir edhe bythen me side te grekut

    Përgjigjjuni
    1. M
      Malua

      Aman mos bini argumenta me Spartak Brahon se ai hallin e ka te siguroje hotelin ne Voloreke. Se thone nuk paguan taksa per te, as e ka te deklaruar burimin e financimit per te.

      Përgjigjjuni
      1. x
        xenua s'eshte djali legjitim i sales

        ate e dijne te gjithe

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zvare neper rruget e Bulevardit te dy Kriminelet

          Cfare i kane bere Popullit keta dy mostrat dhe ca te tjere. ! Populli i di ,,, po si nuk behen bashke Populli dhe ti terheqin zvare neper Bulevard. ! he he ho popull ,, po behuni njehere bashke dhe Trima,, mjafte i late keta tju pijne gjakun. ! Apo prisni akoma Drejtesine. !

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gabriel

            Këta flasin për 3% taksë suksesi në kohën e Berishës, kur sot ta vajt 60%. Çfarë turpi....!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje