VIDEO/ Momenti i sikletshëm për ‘Syri TV’: Politologu amerikan vlerëson transformimin pozitiv të Shqipërisë

4 Dhjetor 2024, 12:31Politika TEMA
VIDEO/ Momenti i sikletshëm për ‘Syri TV’: Politologu

Mbrëmjen e djeshme, në emisionin e Adi Krastës në Syri TV, politologu dhe gazetari i njohur amerikan, Yascha Mounk, ofroi një analizë të zgjedhjeve të fundit në SHBA dhe sjelljes së së majtës në këtë kontekst.

Por, situata mori një kthesë të papritur kur biseda u përqendrua tek zhvillimet në Ballkan, veçanërisht në Shqipëri. Mounk vlerësoi transformimin që ka pësuar Shqipëria dhe Tirana vitet e fundit që përkon me qeverisjen e socialistëve. Deklarata e tij shkaktoi një moment të sikletshëm për Krastën, i cili moderon një emision në Syri TV.

Gjatë intervistës, Mounk shprehu dëshirën për të vizituar Shqipërinë, duke vlerësuar gjithashtu rekomandimet pozitive nga miqtë e tij. “Nuk kam pasur ende kënaqësinë që ta vizitoj Shqipërinë, shpresoj që ta rregulloj këtë në të ardhmen. Kam miq që kanë qenë në Shqipëri dhe kanë thënë fjalët më të mira. Dhe sigurisht tani edhe Tirana është një nga qytetet më tërheqëse, prandaj do të sigurohem që të vij të vizitoj Tiranën,” tha ai.

4 Komente

  1. V
    Vëzhguesi

    Qënka kthyer prapë shpifësira Krasta, me një pamje si të orangotangut që të fut datën. Si nuk i zuri bytha vënd këtij njeriu të shpifur që i është bërë truri si balonë tabake. Mendoni se do gëzohet ky shpirt zi nëse vëndi pëson arritje në fusha të ndryshme?

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sala

      Kjo është thikë mbas shpine për Partinë Demokratike????????

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mkamaka

        Po mos tallni bythën me fatkeqsitë e të tjerëve. Po sikur të ishit edhe ju me atë fytyrë , do të talleshit ?!

        Përgjigjjuni
        1. K
          Klevici i Fadhiut

          Mos nuk ka mundesi kjo do jete e porositur nga Rama . Me keto lajme te rreme do u bjere infakt Cim Pekes , Krastes , Shkullakut e Bled Kakes . Nuk ka si te jete e vertete keta analistat e carit sapo i bene analizat politike te Syri tv e doli shume keq e aprovoj edhe Soni Mecua e ADRIANA KALAJA .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje