Vrasja e Martin Canit, Braçe: Rast model dezinformimi me qëllim politik, janë atakuar qëllimisht SPAK e BKH! Kemi kërkuar hetim

4 Dhjetor 2024, 12:30Politika TEMA
Vrasja e Martin Canit, Braçe: Rast model dezinformimi me qëllim

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani para shkollës “Fan Noli” pak ditë më parë, për deputetin socialist Erion Braçe është një rast tipik dezinformimi.

Në një deklaratë për mediat, në cilësinë e kreut të komisionit të dezinformimit, ai tha se ka kërkuar edhe hetimin e këtij aspekti, të dezinformimit. 

Braçe shtoi se në këtë ngjarje janë sulmuar për qëllime politike SPAK dhe BKH. 

“Ngjarja në Tiranë pranë një shkolle ka sjellë në vëmendje këtë gjë. Prokuroria po bën çfarë është e mundur për ti shkuar në fund krimit.

Nisur nga informacionet që u ndanë i kemi kërkuar prokurorisë të hetojë deri në fund një rast model dezinformimi që i është bashkëngjitur atij krimi.

Një rast shumë i qartë dezinformimi me synim të qartë politik që vazhdon. Komisioni ka kërkuar edhe hetimin e këtij aspekti, të dezinformimit. Në raport me SPAK, BKH dhe me atakun e drejtpërdrejtë apo përfshirjen në ngjarje të këtyre institucioneve”, tha Braçe.

 

Lini një Përgjigje