Kryetari i Komisionit të Dezinformimit, Erion Braçe në një deklaratë për mediat theksoi se nëse nuk adresohen boshllëqet ligjore për dezinformimin në internet, mund të ketë ndikim në zgjedhje.
Braçe përmendi rastin e Rumanisë, ku ka pasur akuza për ndikim në zgjedhjet e mbajtura ditë më parë.
“Pas çdo seancë dëgjimore, kam thënë atë që figuron si fakt. Psh pasi referoi në komision Autoriteti Kombëtar i Komuniteteve Elektronike, u evidentua se ka boshllëk ligjor që ky aktivitet të merret me mbylljen e këtyre adresave.
Komisioni funksionon mbi bazën e një plani pune, që është publik. Pa u përmbyllur seanca dëgjimore, s’mund të kalonim në adresim të problematikës.
Ndryshimet ligjore duhet të vijnë edhe nga partner të tjerë si shoqatat e mediave, ekspertët e ekonomisë. Ka një fluks të parasë në zgjedhje dhe nuk adresohet problematika e identifikimit të burimeve të të tretëve.
Nëse ky boshllëk ligjor nuk do të mbushet deri para zgjedhje, do të ketë probleme në financimin e fushatave elektorale dhe problem në dezinformim. Mjafton t’iu sjell rastin e Rumanisë që ishte në zgjedhje dhe ku u përdorën instrumentat e dezinformimit që të deformojë rezultatin e zgjedhjeve”, tha Braçe.
Apel i qarte dhe i drejte nga Erjon Brace. Dezinformimi mund te hedhe ne ere sigurine kombetare;plotesimi i kuadrit ligjor,garantues kunder tij, eshte nevoje imediate.
O gari 1.55 cm të bëni atë ligj e hani vetë ju të parët, se Tema dhe bolino japin lajme fake të nxjerra nga konteksti ose nuk japin fare. IPARD III per Shqipërinë u anullua se vitin që kaloi u vodhën por Tema dhe bolino bënë lajm që opozita vendos flamurin serb në parlament që në këtë rast s'ka lidhje fare . Serbia nga IPARD III mori fonde 288 milionë euro Shqipëria asnjë 0.