VIDEO/ Në pritje të burgosjes, Salianji 'shëtit' me 'Range Rover' përballë Drejtorisë së Policisë së Tiranës

26 Shtator 2024, 15:30Politika TEMA
VIDEO/ Në pritje të burgosjes, Salianji 'shëtit' me

Vetëm pak minuta pas dënimit me 1 vit burg në Apel për kallëzim të rremë, Ervin Salianji ka parakaluar para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Kamera ka fiksuar momentin kur deputeti demokrat kalon me automjetin e tij tip “Range Rover” para godinës që ndodhet në rrugën “Sami Frashëri”.

Në vijim pritet që policia të ekzekutojë një urdhër-arresti për Salianjin, sapo të njihet me vendimin e Apelit.

Deputeti në komunikatën për mediat pasi mësoi vendimin nuk e përjashtoi vetëdorëzimin në polici, teksa shtoi se do të jetë i gatshëm për ta kryer dënimin me burg dhe nga qelia do të bëjë edhe betejën politike për zgjedhjet e vitit 2025.

 

2 Komente

  1. A
    ABC

    Do bej politik nga burgu , thote ky koqja . Pse çfare mendon ai se do I vene nje mikrofon si atij kriminelit qe na çan b…per çdo nate nga kati I tete

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lozhani

      Po po do bosh, che me sapun do knoqesh dhe grida nga jasht masi te maroj pun me gjokmarkajn do shplaj gojen Mir e do flash per Ty o fshatar i trash.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje