“Kam frikë se SPAK-u pikërisht këtë është duke bërë; duke e shembur gjithë ngrehinën e Berishës dhe duke i dëmtuar pikërisht atë kalanë që ka menduar Berisha të lërë pas vetes kur biologjikisht të ketë mbaruar punë në këtë botë,” kështu u shpreh gazetari Artan Hoxha gjatë një interviste për gazetën TemA, në lidhje me procesin hetimor ndaj Sali Berishës.
Ai tha se akuza prej 500 faqesh është vetëm koncentrati i hetimeve të kryera deri tani dhe se dosja, në vetvete, duhet të jetë mbi 6.000-7.000 faqe. Hoxha u shpreh gjithashtu se SPAK praktikisht i ka hequr ish-kryeministrit armën e tij më të fortë, që ka qenë imazhi publik si një politikan i pastër, të cilin mund ta akuzoje për çdo gjë veçse për korrupsion.
“Akuza është vetëm koncentrati i hetimeve të kryera deri tani. Dosja në vetvete – me aq sa kam unë dijeni – duhet të jetë mbi 6.000-7.000 faqe. Unë mendoj se proceset për të cilat duhet të ishte Berisha, do të ishin çështje të tjera, ku Berisha ka qenë i implikuar direkt dhe nuk ka patur nevojë të bëjë kaq kinezërira. Ka ngjarje të tjera me pasoja shumë më të rënda, me pasoja direkte. Përshembull, ‘21 janari’ është çështje shumë e dukshme. Çështja tjetër, nuk them thjesht çështja ‘Gërdeci’, po ka disa çështje që kanë të bëjnë me hetimin pasuror që mund të vijë për familjarë të tjerë të tij. Në fakt, ai ka nisur. Dashur pa dashur, SPAK-u i ka hequr Berishës armën më të fortë që ka patur. Pra, arma më e fortë e Berishës ka qenë fakti që ishte i pakorruptueshëm. Ai kishte një imazh publik të pastër dhe ai ishte një politikan rrace, një politikan i fortë. Një politikan, të cilin ti mund ta akuzoje për çdo gjë, por nuk mund ta akuzoje pikërisht me atë që bën të dobët çdo politikan, pikërisht me korrupsionin. Kam frikë se SPAK-u këtë është duke bërë, duke e shembur gjithë ngrehinën e Berishës dhe duke i dëmtura pikërisht atë kalanë që ka menduar të lërë pas vetes kur biologjikisht të ketë mbaruar punë në këtë botë” tha Hoxha.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë nën hetim në lidhje me rolin e tij në privatizimin e dyshimtë të Kompleksit Partizani, ku ai akuzohet për korrupsion. Hetimi u mbyll ditën e mërkurë, ndërsa Prokuroria e Posaçme do të çojë çështjen në gjyq, ku pritet të merret edhe vendimi në lidhje me Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, gjithashtu i akuzuar si i përfshirë në aferën ‘Partizani’.
Bythqire lulishtesh
Hahahahahaah Tani u be ekspert ky halabaku Hoxha qe merr para nga banditet , Ky eshte nje turp more.
Kaqe ishte Historia e xha beqos.... me rradhe nje mbas nje ne Rec do ti keni .... Hakat e nje populli qe hoqi ky popull i shume vuajtur....gjynajet do ti heqe dhe mbas vdekjes ky kriminel.... le ti leme per nje hane psh vjedhjet ne shume krahe cfare kishte populli dhe pasurite e popullit qe shkuan ne duart e disa njerezve qe tani mbajne rradhen se kush e ka gati burgun.... Vetem 97 dhe mbi 3000 familie qe u veshen me te zeza nga hapja e depove te armeve...te vrae sikur te ishim ne Afganistan en luften qe eshte bere atje... Fundi i nje trimi prej njerit qe e cvleresoi valixhen e drurit ne miliarda florri....
Po pse thua se kam frike se kete eshte duke bere SPAK, per ta goditur imazhin se gjoja Mortja ka qene i ndershem...Po pse e thua KAM FRIKE mo karafil. Je bere bajat more djal, askush nuk e di cfar perfaqeson. Ti vec te mires nuk i sherben.
PO TI MORE NJERIU ME I ULET I TELALIT GAZETARE TE MBARUAR PSE NUK DENONCON PROKURORET EGZISTUSE QE KAN MBROJTUR KRIMINELET DHE ME PARAT E TYRE DHE PRAJ ATYRE QE KAN NXJER NG ABURGO NGROHIN KARIKET E PROKURORIS SE PARGJITHESHME E NA BEJN PRESJON SE NA PASKAN DOSAJEEE PO LE TE VAZHDOJNE NE SE JU DUHET INFORMACJEN PER PERSONIN SHKRUAJ PO TA MBAN BYTHA E MADHE JOTJA SE ATE E PAGUAN RAMA PO DHE TY NUK DO MENT CIAO NE FERR TE GJITHE ATA QE MARIN PA TE DREJT PASURIN E TJETRIT ZOTI U MARTE CFAR KAN PJELL NGA BARKKU CFAR KAN VJEDHUR SE JAN NE KRYE TE DREWJTESIS DUKE I LIRUAR NGA BURGU OSE ULJE DRASTIKE TE DENIMIT ZOTI NA MARTE HAK POR MOS VONOFTE . AMIN.
Mos flisni kot. Ne fund te vitit mbyllet lufta ne Ukraine me fitoren e armeve ruse; ne janar fillon ofensiva per clirimin e birit dhe dhenderrit te Serbise, lexhendarit te Vicidolit dhe Shqiperia do te clirohet nga kthetrat e imperializmit anglo-amerikan per t'u kthyer ne gjirin e BRSS. Ambasadori amerikan Donald Lu në dhjetor të vitit 2017 permendi për herë të parë në publik një numër "Ne Shqiperi veprojne 40 familje mafioze, disa prej tyre, tejet të rrezikshme të lidhura me politikën. Ne krye te listes se familjeve mafioze, sipas eksperteve te SIA-s qendron familja e burrit te madh te shtetit Sali Berisha, i lidhur me mafian "Organizatsya" te Rusise, mafiat serbe "Vozdovac", "Surcin" e "Zemun", mafian kineze "Triadidhe" dhe "Cosa Nostra" e Sicilise. Legjenda "Berisha" eshte e forte ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni e Mal te Zi dhe Drejtesia e re Shqiperise, e blere nga SHBA dhe Britania e Madhe, me gjithe ndihmen profesionale amerikane nuk do t'ia dale dot ta shkaterroje, sepse e mbron Vladimit Putini ne pushtet.
Nuk besoj se ndonje njeri normal Ka menduar se Saliu eshte i ndershem e i pakorruptuar.
Kjo, Svetllana, duket qe eshte agjente serbe. Dika shume gjera sekrete. Kjo do jete nderlidhesja e Rames me Vuqiqin. Kurse ky, Hoxha, sapo Ramsi te fitoje zgjedhjet, do cohet ambasador ne Amerike, qe ti mesoje FBIse si te punoje me krimin e organizuar. Eshte i zoti shume. Por me te zonjen ka vjehrren, nje socialisto-komuniste te thekur.