“Është shumë i rëndësishëm”, ambasadori i BE shpreh mbështetje për Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion

26 Shtator 2024, 13:50Politika TEMA
“Është shumë i rëndësishëm”,

Ambasadori i BE në vendin tonë, Silvio Gonzato shprehu edhe njëherë mbështetjen për Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Mirëqëverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit, komision i cili drejtohet nga Fatmir Xhafaj.

Deklaratat ambasadori i BE i bërë gjatë një takimi sot në Kryesinë e Kuvendit, të thirrur nga kryetarja Elisa Spiropali, me drejtuesit e institucioneve të pavarura.


“Është shumë i rëndësishëm fokusimi i bashkëpunimit ndërmjet Parlamentit dhe institucioneve të pavarura. Dhe duhet të ketë diskutime të rregullta siç janë të theksuara edhe në raport. Për të konsoliduar më tej implementimin e këtyre reformave në harmoni me të gjithë detyrimet që Shqipëria ka marrë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Dhe këto reforma shoqërohen dhe plotësohen nga përpjekje për të parandaluar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Komisioni Antikorrupsionit që ju keni themeluar tashmë është shumë i rëndësishm në këtë drejtim. Gjithashtu duhet të hidhen themelet për një sistem të pavarur dhe llogaridhënës”, deklaroi ambasadori i BE.

1 Komente

  1. M
    Mara emigrante ne Itali

    Nuk e kuptoj gazeta sot thote se i dha shuplake qeverise per komisionine ngritur Tema thote qe e mbeshtet .ke te marim per te vertete Temen apo Sot kjo eshte nje love e ndyre qe perdoni gazetarucet antishqiptare .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje