Në Gjykatën e Apelit sot jepet vendimi për deputetin e PD, Ervin Salianji, ndërsa në mbështetje të këtij të fundit ishin edhe grupi parlamentar i PD-së si presion ndaj trupit gjykues që pritet të lexojë vendimin.
Salianji i printe deputetëve të grupit parlamentar Luciano Boçi, Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Xhelal Mziu, Bledion Nallbati, Helidon Bushati, Asllan Dogjani, Dhurata Çupi, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Oerd Bylykbashi, Ferdinand Xhaferri, Edi Paloka, Dashamir Shehi, Lefter Gështenja, Zheni Gjergji.
Dosja Babale
Skandali i inskenimit të “Babales” plasi më 14 Maj të vitit 2018 nga selia e PD-së në Tiranë, në një konferencë për shtyp ku dolën Ervin Salianji, Enkelejd Alibej dhe Gazment Bardhi, duke denoncuar atë që e quajtën “audio-përgjim ku implikohej në trafik droge Geron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj”. Përgjimet me stilolaps pretendoheshin se ishin bërë nga Albert Veliu (Babalja), kunati i tij Alfred Alizoti dhe gazetari Jetmir Olldashi, në prill të atij viti, në një lokal në Vlorë.
Prokuroria Tiranë dhe Gjykata e shkallës së parë konkluduan se audio-përgjimi ishte inskenim dhe i shpalli fajtorë të 4 të pandehurit, duke i dënuar.
Lini një Përgjigje