Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ironinë dhe batutat për të komentuar disa nga emrat më të njohur të gazetarisë shqiptare, gjatë një interviste për “Koha Jonë” me Nikoll Lesin.
I pyetur për figura të ndryshme të medias, Rama dha përgjigje të shkurtra, por me nota therëse. Për Blendi Fevziun përdori termin “udhëtar”, ndërsa Ylli Rakipin e cilësoi “muhabetqar”. Për Mero Bazen tha vetëm një fjalë: “sqepar”.
Kur u ndal te Grida Duma dhe Erla Mëhilli, Rama u shpreh se “janë dy gjëra të ndryshme”, ndërsa shtoi me humor se Erlën e ka “kushërirë të largët”.
Për Arjan Çanin, kryeministri përdori epitetin “thashethemeqar”, ndërsa për Andi Bushatin fillimisht shprehu vlerësim për gazetarinë e tij, përpara se të ironizonte: “Ishte i vogël dhe rrëzoi një regjim. Tani është i madh dhe do regjim”.
Edhe Frrok Çupi dhe Baton Haxhiu morën nga një përkufizim të shkurtër: “Mirditor” dhe “Kosovar”.
Një nga deklaratat më thumbuese ishte ajo për Çim Pekën. Rama tha se, po të ishte në kohën e vjetër të gazetës “Koha Jonë”, “do ishte një nga ata të makinës së bardhë”, për të shtuar më tej me ironi: “Do e mbanin për shofer”.
Intervista për Nikoll Lesin
Edi Rama, duke mos falënderuar që tani po pak më vonë pyetja e fundit krejt, po nuk e di nëse do përgjigjesh; më portretizo në pak sekonda këto emra të medias. Vura syzet se nuk shoh fort nga afër.
Nikoll Lesi: Blendi Feziu?
Kryeministri Edi Rama: Udhëtar
Nikoll Lesi: Ylli Rakipi?
Kryeministri Edi Rama: Muhabetqar
Nikoll Lesi: Mero Baze?
Kryeministri Edi Rama: Sqepar
Nikoll Lesi: Grida Duma. Po të bashkangjis me Erla Mhillin që t’i kesh dy femrat bashkë.
Kryeministri Edi Rama: Janë dy gjëra të ndryshme.
Nikoll Lesi: Që do të thotë?
Kryeministri Edi Rama: Erlën e kam kushërirë.
Nikoll Lesi: Nga të doli kushërirë mo?
Kryeministri Edi Rama: Po, të largët, por pyete.
Nikoll Lesi: Po ashtu dalim edhe ne kushëri si katolikë që jemi.
Kryeministri Edi Rama: Jo jo, ty të kam kushëri të afërt. Atë e kam kushëri të largët.
Kryeministri Edi Rama: Thashethemeqar.
Nikoll Lesi: Andi Bushati. Kujdes, se përgjigjet egër Bushati. Mendohu mirë në përgjigje. Se është i pamëshirshëm Bushati dhe është ndër gazetarët më të mirë që ka pasur ‘’Koha jonë.’’
Kryeministri Edi Rama: Po po, atë nuk e diskutoj fare. Po jo, mo nuk e diskutoj fare që po është e vërtetë dhe ta thashë. Madje madje, edhe kur ndalim ndonjëherë para me Sandrin, se vinte thesi i parave...
Kryeministri Edi Rama: Ai, shiko, ai ishte i vogël edhe rrëzoi një regjim. Tani është i madh dhe do regjim. Regjim s'ka edhe zvogëlohet përditë. Ça t'i bëjmë atij?
Kryeministri Edi Rama: Tani Andi Bushatin e deshe apo jo?
Nikoll Lesi: Po Bushatin e the pak a shumë.
Kryeministri Edi Rama: Telendar.
Nikoll Lesi: Frrok Çupi se edhe dy emra keni.
Kryeministri Edi Rama: Frrok Çupi? Mirditor.
Kryeministri Edi Rama: Anila Basha, jo për Anilën nuk dua të bëj humor sepse kam shumë respekt për faktin... Ka qenë gazetare e “Koha jonë ‘’
Kryeministri Edi Rama: Jo, për atë po, po kam respekt për faktin që është një person luftarak edhe bën çmos që të mbijetojë në një xhungël që nuk është e lehtë edhe si grua, e respektoj.
Kryeministri Edi Rama: Kështu që maksimumin që mund të them për për Anila Bashën, është anëtare e kryesisë së Federatës së Futbollit.
Kryeministri Edi Rama: Kosovar
Nikoll Lesi: Dhe ëmbëlsira në fund, Çim Peka.
Kryeministri Edi Rama: Ku punon ky?
Nikoll Lesi: Ky punon që të vjen hakut vazhdimisht në emision.
Kryeministri Edi Rama: Po të ishte shiko, po të ishte në kohën e ‘’Kohës tonë’’ do ishte një nga ata të makinës së bardhë. Po po, jo, jo, jo.. po e sigurtë do ishte një nga ata të makinës bardhë...
Nikoll Lesi: Jo, jo, ai është një nga gazetarët opozitarë të nivelit të lartë...
Kryeministri Edi Rama: por do e mbanin për shofer, nuk do dilte këtu.
Nikoll Lesi: Jo, jo Çimi është gazetar opozitar i nivelit të lartë.
Kryeministri Edi Rama: Po ra, është ajo që të thashë, sa më lart budallallëku, aq më lart në nivel.
Rama nuk ja ka falur kurrë meros atë çertifikatën fallco mesa duket
Sqepar do te thote qe te gdhend mire me ato qe shkruan . Eshte vleresim o bole
O Bq lushishteje ik ha atë sufllaqe atë bëj se s'ka nevojë ta mbrosh t'i zagar bazen është person publik mbrohet vetë për ato që shkruan
Sqepari përveç gdhëndës, është dhe çekiç që ngul gozhdë, edhe darë që i shkul ato. Për Bazen, edhe pse spontan, ky epitet vënë nga Rama, është mjaft i goditur.
Te gjithe i ka marre neper goje e nen goje, porsi ato plakat e lagjeve gureve te sokaqeve...vetem per vehte nuk i kujtohet kur doli e sokelliu ne 1991 "ti varim komunistet"! Dhe natyrisht as Lesi as ndonje mikrofon tjeter qe i drejtohet nuk ja mba tja kujtoje...
Je gjigand Z.Rama jua ke vënë festen sipas kokës të gjithëve.
E ka vesh me te zeza Gamorin ai stilisti tij Endri Fuga dhe deri kur Fuges ti bjere nder mend tja zhveshe te zezat, ai ashtu me to do flere e ngrihet te shkoje ne studiot e Lehesave.
Si i njeh kosovaret Rama qe e thote per Batonin.. se me sa e njohin Batonin ne Shqiperi e njohin per loqe burre …!!
Shenje e degradimit total si njeri. E nje njeri kaq rende i degraduar, merret me mend se cfare i ben nje vendi, po t'i japesh pushtet!!!
Rama eshte i sakte. Niveli ka rene, nuk bejne me gazetari ata qe bene para.
Që kur Lesi mori në bordin e "Koha Jonë" Lorenc Vangjelin, është bërë rilindas, vetëm opozitë nuk bën. Me sa duket Rama di si t'i mbajë nën udut. Rama quan Meron sqepar. Mero është propaganduesi mediatik i tij e sidomos i Lal hajdutit. Mero pjesën më yë madhr yë shkrimeve të tij e ka propagandë kundër Saliut. Pjesa tjetër janë servilizma pro rilindjes, mbrojtje e Lalit dhe ndonjë shkrim kundër Albin Kurtit. Kurse Frrok Çupi sa herë del ndonjë skandal qeveritar shktuan kundër Berishës për spostim vëmendje. Çim Peka dihet është propaganduesi i Saliut. A.Bushati është pak më i sofistikuar në propagandë. Fuke qënë se dikur i ka rënë edhe Saliut, tani nuk i thotë dot që Saliu është OK, por thotë mos u merrni me Saliun, merruni me Ramën, se Rama nuk rrëzohet as me votë, kështu që të presim sa të rrëzohet vetë, ska nevojë për alternativë nga PD, pra indirekt dmth le të rrijë Saliu atje e kështu normalisht i bue të shohim regjimin e autokratëve në qevri dhe opozitë, kurse në media Andi
Perjetuam, nje qenie te degraduar, nga geni qe eshte prodhuar, bashkuar me efektin shkaterrimtar, qe morri pushtet: I plotesuar nga nje injorance e eger fshatare alla zeqine, dhe nje kanibale te kualifikuar e llojit Mile, qe kafshon brenda dhe jashte tufes, sipa oreksit te ketij lloj ajetollahu, qe po ti heqesh fasaden, paraqitet vec nje injorant i eger, qe nuk fal as familjen e vet, Dhe kjo u duke, dhe tek lesi, qe kur fliste per opozitaret e ndryshem, u cfaq me gjuhen e nje alabaku meskin, ngarkuar me nje urrejtje asgjesonjese. Dhe tonacioni ish i tille shoqeruar ,me khe,khe,khe Dhe te mendosh, qe nje qenie e tille eshte kryeminister i nje vendi.Ka nje pershpejtim ne kete renie vetvrasese, qe vetem rama, nuk don ta shohe, kur gjithe lakej-dylberet, qe ka per reth e shohin, por meqense ai i trajton mire, deri ne nivel korrupsioni, ku paguajne vec skllevrit arnaut, ata brohorasin per rrobat e bukura te ajetollahut, megjithse e shikojne ate fare lakuriq.
Merua doli sqepar ne dore te Palloshit. Palloshi ngeli PALLOSH
Ne pergjithesi vleresime te sakta. Po ky sikur ka thene se nuk i ndjek mediet, si shpjegohet qe i vlereson ashtu sic e meritojne. Ia thone te tjeret valle???
Çdo te thote makina e bardhe kur flet çër Qim Pekën?