VIDEO/ Rama drejt Athinës! Atmosferë e ndezur në stadium, shqiptarët brohorasin me flamuj në duar

12 Maj 2024, 10:07Politika TEMA

VIDEO/ Rama drejt Athinës! Atmosferë e ndezur në stadium,

Që prej orëve të para të mëngjesit qytetarët kanë nisur të mblidhen në stadiumin Galatsi, ku kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me bashkëatdhetarët.


Shqiptarët të cilët po e mbushin stadiumin plot duken të entuziasmuar, nga pamjet e siguruara nga gazeta TemA.

Ata shihen duke brohorritur dhe duke valvitur flamujtë shqiptar dhe janë në pritje të fjalimit të Ramës.

Vizita e tij, ka ngritur në këmbë autoritetet greke, ku nën masa të rrepta sigurie me 1000 punonjës policie, do sigurojnë mbarëvajtjen e këtij takimi. Stadiumi Galatsit është “sterilizuar” nga qen të trajnuar dhe pajisje speciale për zbulimin e mjeteve shpërthyese, si dhe po monitorohet dhe ka akses të kontrolluar.

Dronët dhe helikopterët do të monitorojnë vazhdimisht zonën, ndërsa snajperët nga EKAM do të jenë në pika të përzgjedhura.

6 Komente

  1. s
    sapa

    Falenderojne Ramen se Saliu dhe Meta jane te pandeshkuar dhe do mbeten te pandeshkuar se i bashkon nje qellim:Hajduteria!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiptar

      Ec GJIGAND!

      Përgjigjjuni
      1. f
        fcb

        Propagande dy lekeshe , patronazhistet dhe te paguarit nga rrethinat e Korces mbushin sallen , keshtu ikin leket e taksapaguesve. E shikon qe se merr kokrren e votes me ktu ne Shqiperi .

        Përgjigjjuni
        1. I
          Iliri

          Sali e kupton tani kush eshte Edi Rama?

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shkodrani-Belgjike

            Lider i madh, dhe Shqiptarët janë më të fortë se kurrë.

            Përgjigjjuni
            1. b
              baba faiku

              Po na beri nje xhami dhe nje teqe ,,,eshte i mir ,,,

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje