VIDEO/ Rama ftoi Dash Sulën në PS, reagon Berisha: Ata njëlloj janë

19 Mars 2025, 12:40Politika TEMA
VIDEO/ Rama ftoi Dash Sulën në PS, reagon Berisha: Ata njëlloj

Sali Berisha komentoi ftesën e kryeministrit Edi Rama për deputetin Dashnor Sula që të bëhet pjesë e PS, pasi ngeli jashtë listave të PD, ndërsa i dështuan dhe negociatat për të qenë kandidat i koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ i drejtuar nga Adriatik Lapaj.

“Dashnor Sula është një ekspionent i PD me investime reale në këtë parti dhe vendi i tij është në PD, eksplorimi se njeri të pagabueshëm nuk ka.

Ideja e tij për të gjetur strehë tek Lapaj e mori përgjigjen sot nga Rama. Rama i thotë sa shkon tek Lapaj hajde tek unë se është njëlloj po të paktën jam unë padroni, kështu që pra në këtë deklaratë shihet se sa e pavend, sa e gabuar ishte përzgjedhja që bëri Dashi me Lapajn. Ata janë njëlloj, paterica të Edi Ramës”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje