“U vranë protestues të pafajshëm”, Rama: Pse Dumani nuk thirri asnjë politikan më përpara? Nuk është çështja e Altinit, por e shpatës së drejtësisë

19 Mars 2025, 09:46Politika TEMA
“U vranë protestues të pafajshëm”, Rama: Pse Dumani

Kryeministri Edi Rama në takimin me kandidatët socialistë të qarkut të Elbasanit, u shpreh se falë Partisë Socialiste, sot “shpata e drejtësisë” është në duar të SPAK.

Ai pohoi se kjo u realizua falë vullnetit të Partisë Socialiste për të shkëputur drejtësinë nga kthetrat e politikës.

“Këtu i vranë protestuesit komplet të pafajshëm. Këtë shpatën këtu, të zonjës së drejtësisë, nuk e ka patur drejtësia shqiptare, peshoren jo e jo, peshoren edhe sot e ka të lëkundur edhe sytë e mbyllur nuk i kanë akoma se shohim.

Ama Prokuroria, duke filluar nga SPAK shpatën e ka të vetën dhe ky është vetëm vullnet i yni, pse them se hyrja në BE është shpëtim edhe për këtë edhe për barazinë para ligjit.

Ne u themi votoni që shpatën ta ketë drejtësia dhe të mos vijë ta marrë pushteti politik. Nuk është e garantuar Shqipëria dhe shqiptarët se çfarë ndërtohet sot nuk prishet nesër”, tha ai.

Rama shtoi se kreu i SPAK, Altin Dumani ka respektin e tij për punën që ka bërë dhe sulmet që ka mbartur mbi supe. 

Kreu i qeverisë shtoi se Dumani, ndonëse i kishte virtytet për të qenë një prokuror i pavarur, ishte reforma në drejtësi ajo që i dha mundësinë për ta bërë detyrën e tij pa pasur ndikime. 

“Doli Altin Dumani që ka të gjithë respektin për punën që bën dhe sulmet kafshërore që ka marrë me një pjesë prokurorësh. Dumani ka qenë aty, prokuror se di se sa vjet ka, dhe virtytet nuk i erdhën nga reforma, i ka pasur.

Pse nuk thirri Dumani ndonjë politikan ato vite që ishte prokuror. Pse nuk doli ndonjë gjykatës që thoshte hajde këtu Altin se do ta gjykoj unë. Jo hetuar, por as thirrur sepse nuk është çështja e Altinit, por e shpatës. Nuk kishte shpatë në dorë Altini, e kishte pushteti politik”, u shpreh Rama.  

3 Komente

  1. d
    drejtori i sufllaqeve

    o mreto si flet ashtu per dumanin?? ai futi mrena lali fikun mo?? ca do bejne tani ? ta shajme ne komente apo no? se lali ska mo hajfon ja moren kto te spakut skena si e pysim ? apo lali o hongri te gjatin dhe jeta vazhdon

    Përgjigjjuni
    1. P
      Parku Rinia

      SEPSE: ------------ Me Ndryshimet Kushtetuese te vitit 2008, a je TI qe po e mban gjalle Salih Rame Berishen ne politke e ne ndertimet e kullave gati kateshe qe i keni te bashkefinancuara me Shkelzen Salih Rame Berishen nepermjet 'SKEMA' = PLATFORMA BANKARE/OLIGARKO-PUSHTETARE, e ideuar e super-menaxhuar nga LINDA RAMA? -------- Si eshte e mundur qe askush nga shpura klanore e armatosur e Salih Rame Berishes nuk eshte arrestuar e/o izoluar/parandaluar nga Organet kompetente 12 vitet e Qeverive te drejtuara nga TI? -------- Si eshte e mundur qe edhe pse disa syresh jane deputete te PD ne Kuvend, asnjehere si keni denoncuar (qofte edhe politkisht!) si 'krahu i armatosur' i Salih Rame Berishes? -------- Si eshte e mundur qe edhe pse disa te tjere syresh jane ne organike e te 'mireintegruar' ne Agjensite Ligjzbatuese nen Qeverite e drejtuara nga TI ne keto 12 vite (te cilat do te duhej te ushtronin Ligjin ne mbrojtje te Shtetit e te Qytetarit!) nuk jane vene kurre perpara pergjegjesise/verifikimt zyrtar se cfare kane bere ne keto 35 vitet e fundit dhe cfare mbartin ne CV e tyre reale? ------------

      Përgjigjjuni
    2. T
      Ton

      Po pse nuk I thirri Ina? Dimani ishte nje prokuror i thjeshte fare.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje